PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
My Tam
2015-12-16 18:22:53 CRI Komenti juaj Printoni


My Tam


Phan Thị Mỹ Tâm është një këngëtare tajvaneze e cila njihet me emrin e artit My Tam. Ajo ka lindur më 16 janar të vitit 1981. My Tam i përket rrymës pop dhe është shumë e dashur për audiencën.

Kënga e saj më e njohur dhe që këndohet nga të gjithë është "Hoạ Mi Tóc Nâu" (Brown-Haired Nightingale) dhe "Ước Gì" (I Wish). Këngë të tjera të njohura të këngëtares mund të përmendim "Hát Với Dòng Sông" (Singing with the River), "Giấc mơ Tình Yêu" (Dream of love), "Dường như ta đã" (We Seemed to Be...), "Tóc Nâu Môi Trầm" (Brown Hair, Dark Lips), "Tình Xót Xa Thôi" (Bitter love), "Đường Xưa" (Old Road) and "Yêu Dại Khờ" (Foolish Love).

Në prill të vitit 2010, ajo nxorri albumin e saj të tetë të titulluar sipas projektit të saj "Melodies of Time". Në një artikull të ABC News (America) ajo u rendit ndër 12 këngëtarët pop më të mirë.

Ajo ka qënë antare jurie në sezonin e katërt të Sao Mai Điểm Hẹn, që është një kompeticion i përvitshëm i zërave më të mirë.

Ajo është dalluar për gjykimin e saj të drejtë dhe për vërejtjet të cilat i kanë vlejtur konkurentëve. Sigurisht ajo ka një humor të hollë që e ka përcjellur gjatë spektaklit. Ajo ka fituar një publicitet të mirë dhe mjaft pozitiv gjatë përzgjedhjeve të saja si antare jurie.

Në maj të 2012-ës ajo performoi në koncertin e MTV EXIT i cili u mbajt në stadiumin My Dinh në Ha Noi.

Ajo u cilësua si përfaqësuesja e këtij koncerti në Vietnam.

Gjithashtu ajo ka qënë e përzgjedhur edhe tek sezoni i Vietnam Idol si antare jurie sërish, ku ka zëvëndësuar Siu Black dhe ka gjykuar së bashku me emrat më në zë të Vietnamit si: Quốc Trung dhe Nguyễn Quang Dũng.

Kur fitoria shkoi për Huong Giang, ajo u shpreh kjështu: a

"Ajo çka më surprizoi mua më shumë nuk është zëri yt por përpjekjet e tua. Mënyra se si ti këndon nuk është absolute apo perfekte por përpjekjet e tua që ti ke shfaqur deri më tani, na bëjnë të besojmë dhe dëshirojmë të shikojmë progresin tënd."

Që nga viti 2013 dhe gjatë vitit 2014 My Tam ka punuar shumë mbi albumin e saj të titulluar "Tam". Në prill të vitit 2015, ajo ishte e fundit e cila konfirmoi praninë e saj si antare jurie në sezonin e tretë të The Voice of Vietnam.

Ajo ishte mentorja e Duc Phuc gjatë konkurimit i cili fitoi dhe këtë konkurs, por publiku mendon se arsyeja që skuadra e saj fitoi është falë fansave të saj.

Në prill të 2008-ës ajo themeloi fondacionin (MT) Foundation, i cili konsiston në bamirësi dhe kontributet për këtë fondacion ishin të shumë anëshme si nga MT Entertainment, fansat e saj dhe të tjerë persona që ju bashkuan kësaj nisme. "Nâng bước ngày mai" ("Sustain the Steps of Tomorrow") është një projekt afat-gjatë, premtues, i cili ka arritur të shtrihet në qytete si: Ho Chi Minh , Huế, Da Nang, Nghệ An, Gia Lai, Bình Định, Phú Yên, Cần Thơ, Đắk Lắk, An Giang dhe Hà Tĩnh. Ky projekt ndërton shtëpi për të varfërit dhe gjithashtu jep bursa studimi për ata që nuk kanë mundësi ekonomike apo nuk janë të privilegjuar si të tjerët. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China