PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspozitë në Singapor e Wu Guanzhong
2015-12-03 16:40:59 CRI Komenti juaj Printoni

Dy ekspozita me punime të Wu Guanzhong dhe Chua Ek Kay janë hapur ditët e fundit në Galerinë Kombëtare të Arteve të Singaporit. Galeria e re ka prezantuar për publikun ekspozitën e Wu Guanzhong, që pasqyron më së miri artin kinez. Shumë prej punimeve të këtij autori janë prezantuar për here të pare në Singapor, ndër të cilat dhe një vepër në skulpturë e vetë autorit si dhe disa prej pikturave të njohura të Wu-së. Në ekspozitë nie në sy ndërthurja që ky piktor i bën artit të lindjes me atë të perëndimit. Për këtë ka folur gjerësisht gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve të Singaporit, Eugene Tan.

Kjo është hera e pare që një ekspozitë retrospektive e artistit nga Singapori Chua Ey Kay hapet në këtë galeri.

E titulluar "Chua Ek Kay: Pas shiut ", në këtë ekspozitë përfshihen 2 vepra të piktorit Chua të ndikuara dukshëm nga arti tradicional kinez i pikturës, por në një këndvështrim modern.

Ministri i shtetit i Singaporit Sam Tan said tha gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitave të Wu Guanzhong dhe Chua Ey Kay se ato do të ndihmojnë publikun singaporas të njohin më mirë indentitetin kulturor por dhe diversitetin e vendeve të Juglindjes së Azisë.

"Sa më mirë të njohim artin, aq më shumë do të njohim veten dhe do të njohim botën që na rrethon," tha Sam Tan.

Ndërsa drejtori i galerisë Eugene Tan nënvizoi në fjalën e tij se Wu Guanzhong dhe Chua Ek Kay, si dy ikona kulturore të Kinës dhe Singaporit do të frymëzojnë me veprat e tyre jo vetëm artistët e rinj të të dy vendeve, por dhe publikun artdashës. Galeria Kombëtare e Arteve e Singaporit hapi dyert për publikun pasi kryeministri i vendit Lee Hsien Loong zyrtarizoi të hënën e kaluar nisjen e veprimtarisë së saj.

Lv Yitao, regjizori i Spektaklit festiv të Vitit të ri kinez në CCTV

Media kineze njofton se Spektakli festiv i Vitit të Ri kinez, i njohur dhe si Festivali i Pranverës i vitit 2016 do të realizohet me regji të Lv Yitao. Ai është regjizori më i ri të cilit i është ngarkuar misioni i vështirë por dhe i rëndësishëm i realizimit të spektaklit më të madh televiziv të vitit në Kinë, por dhe në mbarë botën, siç është ai i Vitit të ri kinez, i njohur edhe si Chunwan.

Regjizori i ri Lv pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Shkencave të Komunikimit në vitin 2000 nisi punën si gazetar dhe drejtor prodhimi pranë kanalit CCTV 2 dhe më pas ka punuar si producent i shumë programeve të CCTV, televizioni kombëtar i Kinës. Ndonëse i ri në moshë LV ka qenë regjizor i Spektaklit festiv të Vitit të ri kinez në vitin 2012, si dhe regjizor i Festivalit të Fenerëve të vitit 2014.

Baleti "Zhizel" në skenën e Teatrit Kombëtar të Kinës

Baleti klasik francez "Zhizel" i interpretuar nga Trupa e Baletit Kombëtar të Kinës do të shfaqet nga 4-6 dhjetor në Qendrën Kombëtare të Arteve në Pekin. Pjesa e baletit është përshtatur nga kreu i Trupës së Baletit Kombëtar të Kinës, Feng Ying,duke i dhënë elemente moderne.

Në një konferencë për shtyp para debutimit, Feng tha se ritmi i kërcimit dhe emocionet e shumta e bëjnë baletin "Zhizel" ndër më romantikët në skenat botërore, ndaj dhe konsiderohet si një prove për të gjitha trupat e baletit klasik në botë. i shfaqur për here të pare në skenën e Parisit në vitin 1841 baleti "Zhizel" kërkon një interpretim të nivelit të lartë nga balerinët. Kjo performance do të zhvillohet në kuadër të Festivali të Baletit 2015 dhe sezonit artistik të Trupës Kombëtare të Baletit të Kinës.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China