PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kwon Boa
2015-11-30 15:15:35 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtarja e popit koreano-jugore e cila ka lindur në vitin 1986, njihet ndryshe me emrin skenik BoA. Ajo përveç se një këngëtare e shkëlqyer është dhe aktore. Kariera e saj shtrihet përtej Koresë së Jugut, në Japoni dhe në SHBA. Ajo shumë here etiketohet si mbretëresha e pop-it Korean.

Talenti i BoA-s u zbulua nga SM Entertainment tek sa shoqëronte të vëllain në një talent show për të rinj. Në vitin 2000, pas dy vite trajnim dhe punë të lodhshme, më në fund nxorri albumin e saj në gjuhën koreane të titulluar ID; Peace B.

Dy vite me vonë ajo hodhi në treg albumin e saj në gjunën japoneze Listen to My Heart, me të cilin album, ajo u bë e para pop star koreane që hyri në tregun muzikorë japonez duke thyer të gjitha barrierat që ishin mes dy vendeve për impor-eksportin në fushën e artit. Këto barrier ishin vendosur që në fund të luftës së dytë botërore. Në tetor të 2008-ës BoA debutoi në Shtete e Bashkuara me këngën e saj "Eat You Up" dhe më pas ajo lançoi albumin e saj në anglisht një vit më vonë.

BoA zotëron shumë gjuhë pasi ajo flet rrjedhshëm japonisht, anglisht, gjuhën koreane dhe këndon në dialektin mandarin. Kjo pasuri që ajo ka për gjuhët e ka ndihmuar në zgjerimin e suksesit të saj në mbarë Azinë. Ajo është e vetmja këngëtare e huaj që ka shitur mbi tre albume në japoni me nga 1 milion kopje dhe është njëra nga dy artistet e vetme që kanë mbajtur vendin e parë për gjashtë herë radhazi në Oriconcharts me Ayumi Hamasaki.

Në dhjetor u bë e ditur se ajo do të lëshonte albumin e saj të tetë në gjuhën koreane gjatë vitit 2015.

Kompani SM Entertainment e cila bëri të ditur këtë lajm shtoi se ky do jetë albumi i dytë i saj në gjuhën mëmë pas albumit Only One, i nxjerrë në vitin 2012 i cili pasoi një sukses të madh. Gjithashtu kompania theksoi se në këtë album ajo ka punuar jo vetëm si këngëtare por edhe si kompozitore, kant-autore, dhe producente. Albumi për të cilin po flasim doli në treg në maj të 2015-ës. Në këtë album do të gjeni rryma të miksuara si indie pop, R&B, funk, e shumë të tjera.

Në fakt të shumtën e teksteve të këngëve të saj dhe kompozimet i bëjnë stafi i saj, ajo është kritikuar dhe akuzuar si një popstar i fabrikuar. Në kundërpërgjigje të kësaj akuze Boa është përgjigjur kështu: " Nëse një person duhet të sforcojë dëshirën e tij mbi diçka, atëherë çdo gjë që ka realizuar mirë do të shkonte për dreq". Ndaj ajo ndjehej e ofenduar nga akuza që ju bë. Në fakt në një farë mënyre kjo akuzë është disi e vërtetë. Pasi kompania SM Entertainment krijoi çdo mundësi dhe kushtet perfekte që ajo të ishte e sukseshme madje pikërisht këtë sukses që ajo ka arritur deri më tani.

Pavarësisht se këngët e saja të para u krijuan me një stil të këndshëm dhe të gëzueshëm, ajo filloi të shfaqej gjithnjë e më e pjekur më pas, sidomos pas albumit të saj My Name.

Gjatë një interviste me "Talk Asia", Anjali Rao vuri në dukje se disa ndjejnë se albumi i saj My Name shënoi fillimin e rënies së popullaritetit të saj, pasi publiku nuk po e shikonte më si "Vogëlushja Boa "; por ajo u përgjigj kështu, "Ndërkohë që po i kërkoj faje atyre personave që duan akoma "Vogëlushen Boa", të cilët nuk i ndihmoj dot, pasi nuk e ndaloj dot këtë fenomen të natyres, pra nuk ndaloj dot faktin që rritemi ".

Besoj se ajo ishe mëse e qartë me përgjigjen e saj logjike. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China