PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Stresi – "Mos ma luni gocën"
2015-11-30 15:15:19 CRI Komenti juaj Printoni

Repperi shqiptarë Stresi vjen me një këngë të re me të cilën është paraqitur në "Këngën Magjike 2015". Ne kemi folur për Stresin madje e kemi intervistuar atë për projektin e tij me Morenën "Ki me bo" ku ai na foli për detajet e realizimit të këtij hiti. Tani ai vjen si solist, pas bashkëpunimeve të fundit me këngëtarë të ndryshëm. Kënga është shumë e klikuar dhe e pëlqyer nga të rinjtë dhe ne do ta transmetojmë për herë të parë në radion tonë. Stresi vitet e fundit ka pasur shumë duete me emra të mëdhenj të skenës shqiptare, ku ne mund të përmendim bashkëpunimin e tij me Rosela Gjylbegun, Fjolla Morinën, Arbëreshën, Erik Loshin, shokun e tij Emiljanon, Labinotin, Morena Tarakun e shumë e shumë të tjerë. Ai tani është kthyer në një simbol të repp-it shqiptarë.

Daffy me një tjetër bashkëpunim

Diva shqiptare Dafina Zeqiri vjen me një tjetër bashkëpunim së bashku me Dj Flow dhe Lumi B. Por ajo nuk konkuron në festival. Siç e ka theksuar edhe vetë këngëtarja, por edhe publiku mund ta konfirmojë këtë, Dafinës nuk i pëlqen të jetë pjesëmarrëse në festivale pasi mendon se këngët duhen lançuar për publikun dhe jo për një konkurim me juri. Juria ime e vetme shprehet ajo, është publiku im. Kjo këngë po korrë shumë shpejt sukses dhe po rënditet në majat e hit-paradave shqiptare. Në fakt Daffy ka qënë e pranishme me hitet e saja në shumë puntata të emisionit tim. Ajo është këngëtare shumë e pëlqyer dhe shquhet për stilin e saj rebel. Kënga që do të transmetojmë sot për herë të parë titullohet "Rude Girl". Në këngët e tjera Dafina ka kënduar "I wanna be your lady" pra dua të jem femra jote, por mesa duket diçka ka ndryshuar dhe ajo thotë "let me be rude girl" më lër të jem vajzë e pasjellshme. Në fakt kjo s'ka një domethënie konkrete por thjeshtë po vë në dukje ndryshimin e teksteve të këngëve të saj.

Repperi kosovar 2Ton, me një bashkëpunim të ri

2Ton dhe Vig poppa vijnë me një hit të ri që po sundon pub-et e lokalet e natës të kryeqytetit. Kënga titullohet "Kapi lekt". Kjo këngë është shumë e këndëshme me nota të luajtura në kitarë elektronike. Është vlerësuar shumë në youtube dhe në faqet sociale vihet re që është shpërndarë dhe publikuar nga të rinjtë me hapa të shpejtë. Të dy këngëtarët janë ndër repperët më të dashur për publikun, ata kanë marrë pjesë në shumë edicione të festivalit prestigjoz "Top fest" dhe madje janë vlerësuar edhe me çmime. 2Ton njihet për super hitin e tij "Tjerat" i cili bëri bujë pasi ishte një rrymë e re repp-it, e ndërthurur me regge. Ndërsa Vig poppën e kemi hasur në bashkëpunime të ndryshme e sidomos me repper kosovarë. Të dy ata janë një kombinim vërtet i këndshëm zërash. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China