PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festivali "Kënga Magjike 2015"
2015-11-23 09:00:12 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali prestigjoz "Kënga Magjike", ekskluzivitet i TV Klan në Shqipëri ka nisur transmetimin e tij edhe për këtë vit, duke sjellur këngët e reja të artistëve më në zë si dhe prezantimin e artistëve të rinj që konkurojnë për herë të parë. Kusht për pjsmarrjen në këtë festival është që këngët konkurente të jenë të pa dëgjuara më parë, kjo do të thotë që do të transmetohen për herë të parë në radion tonë. Sot ne do të bëjmë prezantimin e tre këngëve që deri më tani kanë korrur mjaft sukses nga publiku dhe klimi i tyre ka qënë ndjeshëm në rritje. Këngëtarja e parë që do prezantojmë sot është Mariza Ikonomi. Ajo gjithashtu të dashur dëgjues ka qënë në Pekin, ne kemi folur gjatë për të në radion tonë dhe madje ajo është shpallur "Ambasadore e kulturës kineze për guzhinën kineze" nga China Radio International CRI, seksioni i gjuhës Shqipe. Mariza është kthyer fuqishëm në skenat shqiptare pas një pauze, mbase projekti i ri i ka kërkuar kohë, por mund të themi që kjo pritje ja ka vlejtur. Ajo kësaj radhe performon në "Këngën Magjike" së bashku me një këngëtare të re, të vogël të quajtur Klea. Kënga është e ëmbël dhe flet për dashurinë më të shenjtëruar në botë, dashurinë "Nënë-Bijë". Kënga titullohet "Pikë Loti". E ndjer dhe e interpretuar nga e madhja Mariza, e cila njihet tashmë për aftësinë e saj jo vetëm në të kënduar por edhe për brishtësinë dhe ëmbëlsinë që ajo reflekton.

Këngëtari i radhës për sot është një këngëtarë që jeton jashtë vendit dhe i kishte munguar skenës për shumë kohë. Ai këtë radhë vjen me një singëll solo të titulluar "Çifti simpatik". Bëhet fjalë për STINE. Ky këngëtarë ka pasur disa hite gjatë karierës së tij, madje është vlerësuar edhe me çmime ndër festivale të ndryshme. Edhe pse ai ka jetuar dhe jeton jashtë Shqipërisë, karierën e ka vendosur në atdheun e tij. Djali me origjinë nga Dibra vjen me këngën e tij më të fundit, enkas për festivalin e "Këngës Magjike". Kjo këngë po shpërndahet nëpër rrjetet sociale si facebook, twiter, instagram etj me ritme marramendëse. Ajo është një këngë melodioze, do thoja i përngjanë këngëve nga Korça, pasi ka ato nuanca. Është një këngë dashurie, se si dy të rinj u dashuruan me njëri tjetrin dhe ata të dy përbëjnë pikërisht titullin e këngës, pra çiftin simpatik.

Mjeshtri i muzikës shqiptare tashmë. Ai që nuk ka nevoj për komente pasi njihet dhe vlerësohet nga të gjithë, i madhi Flor Mumajesi, ka vendosur të vij me një baladë dashurie shumë të ndjerë. Përveç se shkruan dhe kompozon këngë për artistëst e tjerë dhe shumë këngë të tija janë vlerësuar me çmime, mesa duket këtë këngë nuk ja ka besuar askujt dhe ka vendosur ta performojë vetë. Kënga titulluohet "Me fjalë të vogla". Flet për ato dashuritë e sinqerta, të cilat janë të pasura në ndjenjë por ndoshta pa ndonjë vlerë të madhe materiale. Në njëfarë mënyre kjo këngë është një mesazh për zhargonin e dashurive të reja të cilat janë kthyer në një "Trend", të cilat pa dhurata të shtrenjta , pa darka luksoze dhe pa makinat e fundit, nuk konsiderohen më si të tilla. Në përgjithësi Flori ironizon këtë fenomen dhe këtë e vëm re në shumë këngë të tij dhe në fakt është për të ardhur keq, por që tashmë është pjesë e realitetit shqiptarë. Këtu mund të përmendim "Ta dua mamin", "Playback", etj.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China