PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liqeni Lugu dhe kultura ekzotike e kombësisë Mosuo
2015-10-08 09:24:22 CRI Komenti juaj Printoni

Liqeni Lugu gjendet 280 kilometra në veri të Lijiang, ndërmjet provincës Yunnan e Sichuan. Ai nihet për peizazhet karakteristike natyrore dhe për kulturën unike matriarkale të kombësisë Mosuo.

Ai shkëlqen si një perlë mes kodrave dhe maleve në veriperëndim të provincës Yunnan.

Liqeni ka formën e një patkoi – i gjatë nga veriu në jug dhe më i ngushtë nga lindja në perëndim. Në orët e para të mëngjesit liqeni është i mbuluar nga mjegulla dhe më pas rrezet e diellit mbi kodra bëjnë që ato të pasqyrojnë hijet mbi ujë dhe liqeni merr ngjyrë të gjelbërt. Liqeni është i qetë dhe me ngjyrë të errët në mbrëmje.

Në liqen ka 5 ishuj të madhësive të ndryshme dhe duken si anije të gjelbra që notojnë mbi ujë. Ishulli Heiwawu, ishulli Liwubi dhe ai Lige janë më të spikaturit. Ishulli Heiwawu ndodhet në qendër dhe shumë zogj rriten aty. Ishulli më i vogël është Nixi. Përveç 5 ishujve ka dhe 3 gadishuj.

Liqeni Lugu ka një hapësirë prej 48.5 km katrorë dhe është pika e tij më e thellë është 93 metra. Malet rreth këtij liqeni varjojnë nga 3 mijë në 3,800 metra të lartë. Rreth liqenit ka hotele moderne dhe me çmime tepër të arsyeshme. Kampingu nuk lejohet në këtë zonë. Ka rrugë të reja dhe banorët e kombësisë Mosuo po punojnë për zhvillimin e turizmit , por në krahasim me Lijiang dhe Dali, numri i turistëve është më i ulët këtu. Shumica e turistëve shkojnë në Liqenin Lugu nga Lijiang-u me autobus. Pamjet janë tepër interesante. Autobusët kalojnë nga Lumi Jinsha, që është pjesa e sipërme e Lumit Yangtze. Autobusë kalojn ë gjithashtu mes disa fshatrave ku jetojnë pakica të ndryshme kombëtare me stile të ndryshme arkitekturore.

Shtëpia e kombësisë Mosuo

Thuhet se paraardhësit e kombësisë Mosuo ishin nomadë që jetuan në Rajonin Autonom të Tibetit. Më pas banorët erdhën në Lijiang dhe u ndanë në 3 degë. Ata që qëndruan në Lijiang njihen si Naxi; ata që lëvizën në luginën Shaxi dhe Dali njihen si Bai, dhe ata në liqenin Lugu quhen Mosuo.

Mosuo është një kombësi matriarkale, nuk ka martesë, burra rrinë në shtëpinë e grave si shoqërues 'Axia' dhe marrëdhënia intime zgjat për aq kohë sa duan. Fëmijët mbajnë mbiemrin e nënës. Gratë merren me prodhimin dhe menaxhimin dhe kanë rolin kryesor në shoqëri.

Banorët Mosuo kanë qenë të rrethuar prej kodrash për shekuj të tërë dhe kanë ruajtur traditën e lashtë dhe zakonet me fanatizëm. Të udhëtosh në luginën e tyre ishte shumë e vështirë në të kaluarën. Kombësia mosuo përbëhet nga 30 mijë banorë dhe janë të ndryshëm nga banorët Naxi që jetojnë në Lijiang, por kanë edhe disa ngjashmëri.

Kombësia Naxi jetoi në një pjesë të Rrugës jugore të Mëndafshit ( rruga Chama), dhe për qindra vite ata u ndikuan nga tregtarët e rajoneve të tjera që udhëtuan perms kësaj rruge dhe qyndruan në qytezat e tyre. Kombësia Mosuo kishte më pak kontakt me të tjerët. Në të kaluarën para periudhës modern, shumë burra Mosuo lane shtëpitë për të udhëtuar si tregtarë karavanësh, ndërsa grate dhe fëmijë qëndruan në shtëpi. Banorët Mosuo fituan shumë zakone unike. Në zonën përreth liqeni Lugu mund të shkohet për ngjitje në mal dhe sigurisht pa lënë njohjen me kulturën ekzotike të popullsisë Mosuo.

Mosuo dhe Naxi flasin gjuhë që i përkasin të njëjtit grup. Një ndryshim mes Naxi dhe Mosuo është se si burrat ashtu edhe gratë preferojnë të vishen me kostume të çelëta që ngjasojnë me veshjet tradicionale të Amerikës Jugore. Kombësia Naxi në përgjithësi vishet me blu.

Burrat Mosuo janë rritës bagëtish dhe peshkatarë. Banorët preferojnë mishin e derrit. Megjithëse gruaja ka rolin kryesor në këtë pakicë, vetëm burrave u lejohet të therrin bagëtinë. Ndërkohë qenin banorët e kësaj kombësie e konsiderojnë si pjesë të familjes.

Ndërkohë që burrat e kësaj kombësie merreshin me gjueti dhe peshkim dhe largoheshin nga shtëpia për një kohë të gjatë, grate merreshin me prodhimin e drithërave dhe nuk u larguan asnjëherë nga banesa apo fshati. Deri në mesin e shekullit 20, gratë merreshin kryesisht me kultivimin e patateve, por tani orizi është pjesë tepër e rëndësishme. Ato gjithashtu merren me kultivimin e kungujve dhe perimeve të tjera. Gruaja Mosuo merret me rritjen e fëmijëve dhe kujdeset për mbarëvajtjen e shtëpisë kur burri nuk është i pranishëm.

Joseph Rock një botanist amerikan, i cili qëndroi për disa kohë në këtë vend shkruan:

"Vendi i fundit paqësor në planet, vendi i fundit në planet ku lufta nuk

ka ekzistuar dhe ku njerëzit jetojnë në paqe e harmoni, është Liqeni LUGU."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China