PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Besa Kokëdhima
2015-09-21 17:31:11 CRI Komenti juaj Printoni

Besa është një këngëtare që ka fituar shumë çmime. Ajo ka fituar çmimin e parë në festivalin "Kënga Magjike" me këngën e saj "Tatuazh në Zemër" dhe edicionin e gjashtë të " Top Fest" me këngën "Engjëjt vrasin Njëlloj".

Besa Kokëdhima lindi në vitin 1986 në qytetin e Fierit. Babai i saj biznesmeni i njohur shqiptarë Koço Kokëdhima, me profesion matematicien dhe mamaja e saj Brixhida Kokëdhima, gjithashtu një matematiciene. Origjina e familjes e çojnë Besën në Qeparo, në bregdetin e Vlorës. Që në fëmijërinë e saj, Besa aspironte të bëhej këngëtare. Në moshën 13 vjeçare për herë të parë u bë e njohur për publikun kur u shfaq në Radio Televizionin Shqiptar. Besa thekson se familja e saj ngurronin ta përkrahnin në fushën e muzikës, pasi nuk ishin të sigurtë nëse kjo do ishte rruga e duhur për të, por pavarësisht ata e mbështesnin duk e lejuar të ndiqte rregullisht leksione pianoje. Kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ajo u largua për studime të shkollës së mesme në Angli. Në atë kohë ajo regjistroi këngën e saj të parë "Street Symphony" nga Monica. Një vit më vonë ajo debutoi me këngën "Më Beso" e shkruar nga i madhi Florian Mumajesi, e kënduar në bashkëpunim me grupi Produkt 28. Kjo këngë rezultoi një sukses i vërtetë duke u vlerësuar me çmimin "Mikorofoni i Artë" në vitin 2003. Në moshën 19 vjeçare ajo u kthye në Shqipëri dhe të filloi të punonte mbi albumin e saj të 2006-ës. Në të gjejmë hitet e saja si: "Zonja dhe Zotërinj", "Mëngjesi Im Je Ti" "Lëshoje Hapin"etj. Në këtë album ajo bashkëpunoi me emra të njohur producentësh shqiptarë si Dorian Gjoni, Florian Mumajesi, Genti Lako, Andy DJ, Stine etj.

Besa dallohet për zërin e saj aq ndryshe dhe emicionin që ajo përcjell kur këndon. Pasioni për këngën është ajo çka sjell Besën më afër me publikun. Përkatësisht në vitet 2006-2007 ajo mori pjesë sërish në festivalin "Kënga Magjike, ku fitoi respektivisht çmimin "Best Dance" me këngët "Tani të Dua" dhe "Pa Yllin Tënd".

Ndërsa një vit më vonë ajo performoi në mënyrë eksellente në "Top fest" me këngën "Engjëjt vrasin Njëlloj",

ku dhe u vlerësua me çmimin e parë.

Në vitin 2010 ajo u vlerësu po në "Top fest" si këngëtarja më e mire femër me këngën "Kalorësi i Natës". Ajo bashkëpunoi me të mirënjohurën nga Kosova, Jehona Sopi në këngën " Nuk jam ajo".

Në vitin 2011, Besa erdhi me një hit të ri "Always on My Mind", i cili u regjistrua në gjuhën angleze. Por si mos të mjaftohej me kaq, pas katër vite munges në "Top fest", ajo rikthehet me këngën "Botën do ndryshoja", me të cilën u rëndit në vendin e tretë.

Në 2014-ën ajo vjen me një tjetër bashkëpunim, kësaj radhe me 2po2 në këngën "Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" e cila sa hap e mbyll sytë u kthy një ndër baladat më të bukura të 2014-ës.

Nuk vonoi shumë dhe pas disa muajsh Besa vjen me një tjetër hit, solo tashmë, me këngën "Mbretëreshë" dhe më pas "Zejemër" me Dr.Mic. Ajo nuk vonoi të na befasoj me hitin e saj të 2015-ës "All in", i cili u realizua në bashkëpunim me repperin shqiptarë Flori Vicky.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China