PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina feston Ditën e Fitores
2015-09-03 20:03:41 CRI Komenti juaj Printoni

Sot Kina feston 70 vjetorin e Fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër pushtimit japonez me një parade madhështore ushtarake në zemër të Pekinit, pikërisht në Sheshin Tiananmen. Nisma për këtë parade i përket presidentit kinez Xi Jinping, pas ardhjes së tij në krye të shtetit në vitin 2013. Kjo është e para parade ushtarake në historinë e vendit që zhvillohet jo më 1 tetor, në Festën Kombëtare të Kinës, ashtu si dhe në jubiletë e mëparshëm. Gjatë Konferencës së Krijimit të Besimit në Azi në maj të vitit të kaluar presidenti kinez Xi dhe ai rus Putin ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve me rastin e fitores në Luftën e Dytë Botërore. Sipas medias kineze, kjo është e para parade ushtarake ku do të jenë të pranishëm dhe liderë të huaj. Sipas People's Daily, organ i PKK-së "ftesa për liderët e huaj për të marrë pjesë në Paradën ushtarake të 3 shtatorit do të shërbejë për të bërë të njohur në botë kontributin e Kinës në fitoren mbi fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas gjeneralit në pension Luo Yuan, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë së Shkencave Ushtarake të Kinës parade e 3 shtatorit do të shërbejë dhe si një shenjë mirënjohjeje e Kinës për vendet dhe popujt që mbështetën luftën e saj kundër pushtimit japonez.

Në qershor të vitit 2014, mbi 20 liderë botërore ishin të pranishëm në festimin e 70 vjetorit të D-Day fitores së Betejës së Normandisë në Francë kundër nazi-fashizmit. Ndërkohë Rusia festoi Ditën e Fitores më 9 maj me një parade madhështore ushtarake në nderim të luftës kundës pushtuesve nazifashistë. Kina ka zhvilluar çdo 10 vjet parade ushtarake me rastin e 1 tetorit, Festës Kombëtare. Parada e fundit ushtarake u zhvillua më 1 tetor 2009, me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në dy dekadat e fundit dy parade ushtarake janë zhvilluar përkatësisht në 1999, në 50 vjetorin e themelimit të RP të Kinës dhe 60 vjetorit të saj. Parada e pare ushtarake në Kinë u zhvillua më 1 tetor të vitit 1949 në Sheshin Tiananmen të Pekinit me rastin e themelimit të Republikës Popullore.

 

Gjatë luftës 8 vjeçare kundër pushtimit japonez në Kinë humbën jetën 30 milion vetë.

Festime jashtë Kinës për 70 vjetorin e Fitores

Festimet me rastin e 70 vjetorit të Fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër pushtimit japonez nuk zhvillohen vetëm brenda territorit të vendit. Në Los Angeles të SHBA-së u zhvilla ditët e fundit shfaqja "Yellow River Cantata", një pjesë epike e cila u shfaq në Sallën e Koncerteve të Walt Disney.

Kjo kantatë i kushtohet pikërisht fitores së luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez. E kompozuar nga Xian Xinghai në kulmin e luftës së rezistencës së popullit kinez kundër pushtuesve japonezë në vitin 1939, cantata përbëhet nga 4 pjesë: Kënga e Varkëtarit të Lumit të Verdhë, Ode për Lumin e Verdhë, Zemërimi I Lumit të Verdhë dhe Mbrojtja e Lumit të Verdhë. 8 solistë nga Kina dhe 300 anëtarë të korit nga Kalifornia e Jugut u bashkuan për të interpretuar Kantatën e njohur.

 

"70 vjet më pare populli kinez realizoi fitoren e madhe kundër pushtimit japonez 8 vjeçar. Ndonëse ndodhemi mijëra kilometra larg vendlindjes sonë ne dëshirojmë të nderojmë ngjarjet e shënuara historike," tha Lu Qiang, president oi Shoqatës Kino-Amerikane.

"Kantata e Lumit të verdhë" është frymëzuar nga poema patriotike e Guang Weiran, i kushtohet sakrificave të popullit kinez gjatë luftës për çlirimin e vendit por është edhe një thirrje për paqen në botë.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China