PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rita Ora dhe Chris Brown, 2 emra në 1 kryevepër
2015-08-28 15:05:57 CRI Komenti juaj Printoni

"Body on me" kënga e fundit e bashkëpunimit të dy emrave të njohur të muzikës botërore Rita Ora dhe Chris Brown, po ecën me ritme marramëndëse duke u pëlqyer dhe arritur majat e hit-paradave dhe chart-eve muzikore. Sigurisht që kjo këngë shoqërohet nga një videoklip shumë intim mes dy këngëtarëve i cili nuk ka kaluar pa komentin e mediave.

Në një intervistë për "The Sun", Rita Ora shpreh frikën e saj për vdekjen dhe për mospëlqimin e Rihanna-s për videon e saj të fundit.

Kur e pyetën Ritën në lidhje me rivalitetin e saj aq të përfolur me Rihanna-n, Ora mbeti e heshtur për pak çaste sikur hezitonte të shprehej, por më pas deklaroi se ajo ishte një fans e Rihanna-s dhe se ndjehej e vlerësuar nëse e rivalizonin me atë.

Sipas "Islandz urbane" Rihanna e shikon si mungesë respekti nga ana e Ritës këtë bashkëpunim me ex-in e saj aq të komentuar Chris.

Përsa i përket fobisë së saj lidhur me vdekjen, ajo shprehet kështu:

"Vdekja është fobia ime më e madhe që kur isha e vogël. Unë kam qenë në terapi dhe ende përpiqem ta ndjek çdo javë"

Gjithsesi e rëndësishme është fakti se ky bashkëpunim po tërheq vemëndjen jo vetëm të fansave dhe mediave, por edhe të vip-ave të tjerë të cilët komentojnë shumë mbi këtë.

Dafina Zeqiri thotë: "Be a man once"

Këngëtarja shqiptare Daffy vjen me një "Hit" të ri i cili po pëlqehet dhe po sundon tregun muzikor shqiptarë "Be a man once". Provokative dhe e pa përmbajtshme si gjithmonë, diva shqiptare ka hedhur në treg këngën e saj të fundit, të cilën mesa duket femrat po e pëlqejnë më shumë. Kjo këngë flet për një dashuri të përfunduar ku ajo i kërkon një herë të vetme të dashurit të saj të "Bëhet burrë" dhe të sillet si i tillë.

Dafina Zeqiri vajza e cila është rritur jashtë atdheut të saj, vazhdon të mix-ojë këngët e saja në gjuhën shqipe dhe atë angleze, pasi ajo kërkon që audienca e saj mos të kufizohet vetëm me dëgjuesin shqiptarë, por edhe atë ndërkombëtarë.

E shumë përfolur si gjithmonë për look-un e saj aq "Crazy" dhe "Ekstravagant" ajo vjen këtë herë me një imazh rokereje në motorra dhe me një model të ri flokësh. Kënga është ironizuese në një farë mënyre pasi ajo vazhdon ta saterizojë në tekstin e këngës, mashkullin e saj...madje kur u pyet nëse kjo këngë i dedikohej dikujt në mënyrë speciale, ajo u përgjigj "No comment". Kjo përgjigje i la hapsira medias të aludonte mbi ex-in e saj Ledri Vula apo Krenarin...!!

Por asgjë nuk është e sigurtë nga këto thashetheme të dashur miq, pasi këngëtarja vetë nuk ka konfirmuar asgjë.

Një gjë dimë me siguri se kënga po korrë suks të madh në trevat shqip-folëse.

Cozman-Tuna, sërish bashkë

Rikthehet çifti aq i përfolur Cozman-Tuna me një bashkëpunim të ri të titulluar "Holla". Ky Hit përcjell edhe një mesazh për mediat, duke i thënë se ne jemi akoma bashkë më fort se kurrë dhe askush nuk mund të na ndajë. Ky mesazh vjen pas aludimeve të mediave për ndarjen e çiftit, ku sipas disa thashethemeve Cozi ka tradhëtuar Tunën. Epo është apo jo e vërtetë tashmë pak rëndësi ka, pasi çifti shfaqet akoma i dashuruar dhe me plot pasion. Kjo është një këngë verore, me ritme të këndëshme dhe vidioklipi shoqërues i këngës është plot ngjyra dhe i përshtatshëm për stinën, duke na sjell aq pranë detit dhe pushimeve. Pas plot tre vite lidhje dashurie, këngëtarët kanë tërhequr shumë vëmëndje duke qënë bashkë, madje shumë më shumë se vetëm. Ata performojnë së bashku në ture dhe koncerte të ndryshme duke u konsideruar deri një vit më parë si "Çifti i Vitit". Por si për ironi të fatit mjaftuan vetëm disa foto gjatë pushimeve verore të Cozit për të rinisur thashethemet mediatike rreth jetës së tyre intime. Pati shumë komente mbi privatësinë e tyre, por Tuna dhe Cozmani erdhën me këtë Hit të ri duke deklaruar se dashuria e tyre nuk rezikohej nga asgjë dhe se janë më afër se kurrë njëri tjetrit. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China