PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Alban Skënderaj
2015-08-14 14:14:59 CRI Komenti juaj Printoni

Alban Skënderaj këngëtari i talentuar shqiptarë lindi me 20 Prill 1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora. Pas disa vitesh ai u shperngul ne Itali bashkë me familjen e tij. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë në muzikë i duhej të lëvizte shumë dhe kjo e bënte të pa mundur frekuentimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai ka bërë dhe kurse të tjera disa mujore për kitarë dhe kanto. Në Itali, ai mori shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku ai jetonte, ku fitonte shpesh çmime te ndryshme. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin në atdheun e tij. Në dhjetor të 2004-ës ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s por nuk u pranua.

Ndërkohe ai kishte dëgjuar të flitej për Top-Fest si një festival që i jepte shumë përkrahje në fushën e muzikës këngëtarëve të panjohur dhe i jepte mundësi të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën "Vetëm ty" e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zemrat e shumë adoleshentëve. Me pas ai nxori në treg albumin "Fllad në shkretëtirë" me këngë të kompozuara dhe të shkruara nga dora e tij. Më 3 gusht të po atij viti ai shfaqi në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës "Thirrje e Dëshpëruar". Gjate verës ai ftohej në plot pabe dhe koncerte që mbusheshin plot me të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Në këtë mënyre ai arriti të thyente të gjitha rekordet duke u bërë një këngëtar me vlera artistike te mëdha për 10 muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest 3 por kësaj radhe me një bashkëpunim me grupin kosovar "Kthjellu" me këngën "Diçka" që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri. Ndërkohë ai u bë imazhi publicitarë i kompanisë Vodafon dhe u rishfaq tek publiku me videoklipin e këngës "Ky ritëm". Me 28, 29, 30 qershor ai luajti rolin e Romeos në muzikalin Romeo & Zhulieta, sëbashku më këngëtaren e mirënjohur shqiptare Jonida Maliqi. Gjatë këtij performimi pati shumë thashetheme të shtypit "Rozë" se mes tyre kishte diçka më shumë se thjeshtë "kolegë", por ky thashethem u hodh poshtë nga të dy këngëtarët pasi të dy ishin në marrëdhënie të gjata me partnerët përkatës. Jonida Maliqi ishte dhe tani është e martuar dhe ka një fëmij me biznesmenin e njohur Genti, ndërsa Albani tashmë është martuar me këngëtaren e njohur Miriam Cani, që në atë kohë ishte e dashura e tij. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45-të të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Në vitin 2008 ai merr pjesë në netët e klipit ku mori çmimin e parë si klipi më i mirë ndër shumë klipe të tjera. Në 2009 ai u pranua në etiketën Top Records©.

Këngëtari vlonjat Alban Skenderaj shkon më në fund në Kosovë, ku me këtë rast pritet që të mbajë një numër koncertesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetё këngëtari, gjatë një interviste për "Koha Vision". Gjithashtu, ai ka promovuar albumin e tij më të ri, në atë kohë. Ai ka shumë adhurues në Kosovë dhe për këtë flet më mirë turi që mori këngëtari në 21 gusht 2008.

Ai jetoi në Gjermani për disa kohë me bashkëshorten e tij Miriam Cani, vajza nga Elbasani e cila u bë e njohur në Gjermani si këngëtare e grupit "Preluders", që bëri bujë në gjithë Evropën, ndërsa Alban Skenderaj mori një famë të menjëhershme pas pjesëmarrjes në festivalin e muzikës moderne "Top Fest".

Këngët e tij më të dashura për publikun mund të rëndisim:

• 24 Orë (feat. Young Zerka)

• Mrekullua e 8 (feat. Dr. Mic)

• Një Ëndërr (feat. Capital T)

• Nëse Thua Po

• Mirësevjen në Shpirtin Tim

• Mirëmëngjes

• Refuzoj

• Let Me Die With You (feat. Miriam Cani)

• Njëherë në Jetë

• Diçka (feat. Kthjellu)

• Thirrje e Dëshpëruar

• Fllad në Shkretëtirë

• Do Jemi Ne

• Vetëm Ty

(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China