PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Njihuni me pakicën kombëtare Bonan
2015-07-30 14:35:37 CRI Komenti juaj Printoni

Pakica kombëtare Bonan jeton kryesisht në Jishishan Bonan, në provincën Gansu. Banorët e kësaj kombësie kanë komunitetin dhe gjuhën e tyre Bao'an, një gjuhë e ngjashme me atë mongole në familjen altaik. Megjithatë, pjesa më e madhe banorëve të kësaj kombësie mund të flasin Mandarin. Ky grup i përket besimit fetar islam.

Nga të dhënat historike, një vend i quajtur "Fshati Bao'an" u themelua në Distriktin Tongren të provincës Qinghai në vitin 1371 të Dinastisë Ming. Ky grup konsiderohet si degë e pakicës kombëtare mongoliane.

Ushqimi

Banorët e kësaj kombësie merren me bujqësi dhe blegtori, ata kultivojnë grurë, fasule, misër, patate si dhe ushqehen me mish viçi e qengji, si dhe me vezë mish pule dhe peshk. Për nga perimet më i përdorshëm është preshi. Po ashtu ata pëlqejnë shijen e thartë dhe pikante, ku në çdo vakt të tyre nuk mungon uthulla dhe vaji pikant. Ata pëlqejnë gjithashtu prodhimet e brumit të përgatitura në avull, po ashtu edhe pitet, byreçkat, supën me makarona dhe mishin e grirë. Banorët e kësaj kombësie janë myslimanë dhe ata nuk konsumojnë mish derri, kali etj.

Kur mysafirët shkojnë për vizitë tek familjet Bao'an atëherë ata ulen në vendet e nderit dhe u shërbehet ushqim dhe çaj. Përpara se të hanë, ata do të lexojnë një sure të Kuranit dhe pas saj do të nisin të hanë. Buka dhe pitet konsumohen të parat dhe gjatë një vakti ka 3 pjata, ku nuk mungon mishi i viçit dhe i qengjit apo pulës.

Veshjet

Burrat e kësaj kombësie vënë kapele të bardha ose të zeza, dhe këmisha të bardha gjatë ditës. Në raste festash ata vishen me veshje të errata, rripa shumëngjyrësh dhe çizme të punuar me lëkurë lope. Veshjet e tyre zakonisht duken si veshje tibetiane.

Gjatë ditës, grate veshin veshje të gjata me ngjyrë të gjelbër të errët, ose jelekë. Veshjet e tyre janë shumëgjyrëshe. Gratë e martuara preferojnë ta mbulojnë kokë me tyl të zi, ndërkohë që të pamartuarat vendosin tyl të gjelbër.

Traditat martesore

Martesa e kësaj pakice bëhet me shkuesi dhe vendoset nga prindërit. Nëse shkesi arrin të lidhë një çift, atëherë do të marrë disa para. Prindërit nga të dyja familjet mblidhen dhe bien dakord për martesën përpara dasmës. Dasma organizohen kryesisht të premteve ose në ditët me numr 3, 6 apo 9. Në mëngjesin e një dasme, dhëndri i shoqëruar nga njerëz të tjerë shkon tek shëtpia e nuses për ta marrë në vendin ku zhvillohet ceremonia e dasmës. Dhëndri i hipën një kali të dekoruar me të kuqe.Kur grupi I të ftuarëve shjkon për të marrë nuse së pari ato duhet të përshëndesin anëtarët e familjes së nuses. Familja ofron në shenjë repsekti arra dhe hide për të gjithë mysafirët që marrin pjesë në dasëm.

Në të njejtën kohë, babai i nuses përulet para babait të dhëndrit. Më pas nusja largohet nga shtëpia e prindërve të saj dhe kur del duhet të hedhë pas kurrizit të saj 5 lloje të ndryshme drithërash, për t'u lënë prindërve të saj lumturi që e rritën.

Festat

Bajrami i Madh është një festë shumë e rëndësishme për këtë grup.

Ata gjithashtu mbajnë ramazan dhe organizojnë të gjitha festat e tjera sipas fesë islame,

"Langshan" festohet në stinën e pranverës. Banorët e kësaj kombësie dalin në ambjente të jashtme në fund të muajit maj dhe me ushqime dhe tenda nëpër kodra apo anës lumejve, dhe kalojnë një ditë të gëzueshme.

Artet dhe Kultura

Grupi Bonan ka një kulturë të shkëlqyer dhe të pasur me folklore, poema, këngë, proverba, legjenda etj.

Banorët e kësaj kombësie janë shumë të dhënë pas këngëve dhe valleve, që zakonisht këndohen në dialektin Mandarin.

Tabutë

Është rreptësisht e ndaluar konsumi i mishit të derrit, qenit, kalit, gomarit, gjarprit etj. Gjithashtu gjaku i kafshëve, dhe qengjat apo pulat që theren pa falje përpara janë të ndaluara. Ata nuk konsumojnë duhan apo alkool. Gjithashtu ndalohen martesat me ata që nuk i përkasin fesë islami, prandaj dhënri apo nusja duhet të konvertohen në këtë fe; Të ftuarit dhe anëtarët e familjes nuk duhet të futen në kuzhinë kur i zoti i shtëpisë gatuan. Gratë duhet të mbulojnë kokën dhe e kanë të ndaluar të mbajnë thonj të gjatë. Nusja e ka të ndaluar të hajë drekë ose darkë në familjen e bashkëshortit të saj në 3 ditët e para të martesës. I ftuari nuk duhet të lërë ushqim në pjatë, pasi konsiderohet fyerje për të zotin e shtëpisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China