PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jaycee Chan i rikthehet aktrimit
2015-07-23 15:58:17 CRI Komenti juaj Printoni

Jaycee Chan, i biri i yllit kinez të filmave me kung fu Jackie Chan pasi u përball me drejtësinë vendëse për përdorim droge, tashmë është shfaqur në panelin e promovimit të filmit të ri "Monk Comes Down the Mountain," me regji të Chen Kaige.

Gjatë ceremonisë së debutimit të filmit në fillim të korrikut, regjizori Chen Kaige për here të pare ka folur për vështirësinë që kanë patur si grup xhirimi për të pritur rikthimin e aktorit Jaysee Chan, i ndaluar nga policia për përdorim të lëndëve narkotike.

Ai tregon se shkëputja e Jaycee Chan nga xhirimet ndodhi ndërsa ato kishin nisur dhe stafi i filmit nuk dëshironte që ta zëvendësonte atë me një actor tjetër. Një tjetër vështirësi për regjizorin ishte se në skenat e xhiruara me Jaycee interpretonte dhe aktori veteran Yuen Wah, në rolin e të atit të personazhit të interpretuar nga Jaycee, i cili kishte vështirësi për shkak të moshës që të riinterpretonte skenat e realizuara. Ndërsa lidhur me qëndrimin e tij ndaj implikimit të aktorit të ri Jaycee me përdorimin e drogës regjizori i njohur Chen Kaige tha se shpreson që ky pësim të jetë bërë mësim për të.

Jaycee Chan u arrestua në Pekin më 14 gusht të vitit të kaluar pasi u kap me një sasi prej 100 gr marijuana, në shoqërinë e aktorit tajvanez Kai Ko. Policia gjeti drogë në apartamentin e aktorit të ri Chan dhe në shtator të vitit të kaluar prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të, me akuzën për " mbajtje dhe përdorim të drogës" .

Ai u dënua me 6 muaj burgim dhe një gjobë prej 320 dollarësh dhe u lirua në 13 shkurt të këtij viti, kur edhe kërkoi falje publike për veprimin e tij të dënueshëm nga shoqëria në një konferencë shtypi. Ironia e fatit është se në filmin e ri ku interpreton Jaycee Chan "Monk Comes Down the Mountain" ai luan rolin e një të riu përdorues droge që me këtë varësi të tij vë të atin në një gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe shoqërore, ashtu si ndodhi në realitet mes Jaycee dhe të atit, aktorit të famshëm Jackie Chan.

Duke marrë shkas nga disa raste të figurave të njohura publike të implikuara me çeshtje të drogës dhe prostitucionit, vitin e kaluar Administrata Shtetërore e Medias, Botimeve, Radios, Televizionit dhe Filmit ka vendosur ndalimin e promovimit publik të tyre. Stafi drejtues i filmit, për të ruajtuar praninë e aktorit të ri Jaycee Chan në film i ka drejtuar një kërkesë Administratës Shtetërore që ta lejojë në këtë rast përfundimin e xhirimeve të filmit, pasi ishin realizuar mjaft skena ku përfshiheshin dhe aktorë të tjerë.Kërkesa u mor parasysh nga rregullatori më i rëndësishëm i Filmit në Kinë, duke përjashtuar nga vendimi rastin konkret të aktorit të ri Chan.

"Monk Comes Down the Mountain" është një komedi kineze plot Aventura dhe fantazi me regji të Chen Kaige ku interpreton një kastë e njohur aktorësh si Wang Baoqiang, Aaron Kwok, Chang Chen, Lin Chi-ling, Fan Wei, Yuen Wah, Vanness Wu, Wang Xueqi, Danny Chan Kwok-kwan, Lam Suet dhe Dong Qi. Skenari i filmit bazohet në romanin best seller me të njejtin titull të shkrimtarit kinez Xu Haofeng.

Në film tregohet jeta plot Aventura e një të riu Taoist, i cili përjeton një filozofi të veçantë jete, pas largimit nga manastiri ku kishte jetuar fillimisht. Regjizori Chen ka shpenzuar një periudhë 3 vjeçare duke realizuar këtë film, të cilin e quan si projektin më të madh në karrierën e tij 30 vjeçare, duke iu referuar nivelit artistik, teknologjik dhe sigurisht buxhetit të tij. Por fjalën e fundit sigurisht që do ta thotë publiku pasi ta ndjekë filmin në ekranin e madh.

Jaycee Chan Jo-ming, i biri i aktorit të njohur kinez Jackie Chan, i lindur më 3 dhjetor të vitit 1984 ka trashëguar nga i ati talentin për aktrimin dhe muzikën. Në vitin 2004, ai publikoi albumin e tij të parë në mandarin dhe karriera e tij muzikore është zhvilluar më së shumti në Tajvan. Ai luan në kitarë dhe ka një përgatitje cilësore muzikore madhe dhe kompozon. Filmat e interpretuar prej tij janë " 1911", "Double Trouble", "Mulan, Rise of a Warrior, "The Twins Effect II" etj. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China