PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jane Zhang dhe Big Sean, zërat e Terminator 5
2015-07-17 10:54:43 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtarja e popit kinez Jane Zhang do të bashkëpunojë me këngëtarin amerikan të hip hopit Big Sean në një duet për kolonën zanore të filmit "Terminator Genisys," bëri të ditur kompania Paramount Pictures.

Aktori me famë botërore Arnold Schwarzenegger do të ketë rolin e tij të përhershëm në film.

Zhang u shpreh se i shte shumë e lumtur për pjesmarrjen e saj në këtë film, ndërsa Big Sean theksoi se ishte shumë i emocionuar që të ishte i përfshirë në këtë film si dhe të performonte përkrah Zhang.

Unë kam qënë një fansë i Arnoldit që në fëmijërinë time ndaj është një privilegj për mua që të jem pjesë e Terminator 5" thotë Big Sean. " Të punosh me Jane ka qënë një experiencë e mrekullueshme, mezi pres që audienca të dëgjojë këngën.

Ky regjistrim është i pari për për Zhang, pasi kjo është hera e parë që ajo regjistron një këngë për një film në gjuhën angleze.

"Të japësh kontributin tënd për realizimin e filmit 'Terminator Genisys' dhe të bashkëpunosh me Big Sean ishte një opurunitet i madh për mua. Unë jam shumë entuziaste për çastin kur njerëzit do të dëgjojnë këtë bashkëpunim dhe shpresoj dhe besoj që do të mirëpritet nga audienca e gjërë, shprehet ajo.

Kënga do të publikohet në Azi nga Sony Music Entertainment ndërsa Def Jam Recordings do ta publikoj atë në pjesët e tjara të botës. Që nga 30 qershori kënga është mundësuar nëpër iTunes dhe që nga 1korriku gjëndet nëpër pikat e shitjes video-muzikore dhe në të gjitha blockbustersat në botë.

I quajtur ndryshe "babai i Terminatorit", James Cameron, ka parë "Terminator Genisys," dhe është i impresionuar nga ky realizim. Në një video të publikuar on line, Cameron e quan këtë film "respekt" për dy filmat e parë, ky është një kompliment duke marrë parasysh që është bërë nga regjizori i cili krijoi dhe realizoi "The Terminator" dhe "Terminator 2: Judgment Day, etj.

Por le të flasim pak për dy këngëtarët të cilëve i'u besua kjo këngë. Zhang Liangying e njohur gjithashtu si Jane Zhang, është një këngëtare e popit kinez. Zëri i saj është krahasuar me zërat si Mariah Carey, Christina Aguilera dhe Sarah Brightman. Muzikantët kinez e quajnë këtë regjistër zëri si "vokal me tinguj delfini ", ndaj zëri i saj i dha asaj nofkën apo "nickname-in" "Princesha Delfin"

Ajo është një këngëtare e njohur në të gjithë Azinë dhe ka kënduar e performuar shumë klëngë në gjuhë të huaj, si p.sh: I Still Believe," "What's Up," "Beautiful," dhe "Don't Cry for Me Argentina."

Sean Michael Leonard Anderson i njohur në profesion ose siç mund të themi ndryshe, i njohur në fushën e artit me emrin Big Sean, është një artis hip hopi amerikan. Ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë në zë si Kanye West dhe me agjenci si Roc Nation . Vetëm në janar të 2015-ës kur ai nxori albumin e tij të tretë, për të pati bashkëpunime me tashmë mikun e tij Kanye West, dhe shumë të tjerë si TyDoll Sign, DJ Mustard, Drake, Travi$ Scott dhe Ariana Grande, sapo ai postoi koverin e albumit në Twitter dhe Instagram. Ditën tjetër albumi Dark Sky Paradise arriti në majat e Billboard200 duke e bërë nr. 1 këtë album dhe hitet e tij.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China