PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një telenovelë e re në Beijing TV
2015-07-17 10:47:48 CRI Komenti juaj Printoni

Televizioni i Pekinit Beijing TVpo prodhon një telenovela me 50 seri me titull "Dashuria është unë dhe ti". Aktori Feng Yuanzheng është regjizor dhe njëherësh actor protagonist në këtët serial televiziv. Skenari i telenovelas është shkruar nga Lu Jie dhe ashtu si pjesa më e madhe e serialeve televizivë trajton një dramë romantike. Telenovela ka në qendër Hu-në i cili bie në dashuri me dy motra, pa e ditur lidhjen e tyre familjare. Por kur të dyja mbeten shtatzanë ai meson se janë motra.

Në serialin televiziv "Dashuria është unë dhe ti" interrpeton dhe bashkëshortja e Feng-ut, Liang Dani si dhe showman i njohur televiziv Chun Ni. Pritet që seritë e kësaj telenovela të re kineze të nisin të shfaqen në ekranin e Televizionit të Pekinit në vitin 2016.

Musical "Hebrenjtë në Shangai"

Shfaqja muzikore me titull "Hebrenjtë në Shangai" do të shfaqet në premiere më 3 shtator në përkujtim të 70 vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Shfaqja do të interpretohet nga aktorë kinezë dhe izraelitë dhe në qendër të saj do të jetë dashuria mes një hebreu dhe një vajze kineze nga Shangai, që përcjell mesazhin e miqësisë midis dy popujve.

Në vitet 1933- 1941, kur shumë vende mbyllën kufijtë për hebrenjtë që përpiqeshin ti shpëtonin terrorit nazist në Europë, qyteti kinez i Shangait u bë streha e rreth 20 mijë hebrenjve. Regjizori i shfaqjes muzikore "Hebrenjtë në Shangai", kinezi Xu Jun thotë se ideja për këtë shfaqje i kishte lindur para dy vjetësh. Ndërkohë ai kishte kërkuar dokumente të kohës në arkivat në Britaninë e Madhe dhe Izrael, si dhe kishte biseduar me ekspertë dhe historian, për të riprodhuar me besnikëri në shfaqjen muzikore fakte historike.

Ndërsa ish drejtori i Akademisë së Teatrit të Shangait, Rong Guangrun thotë se me një subject që ndrëthur dashurinë me luftën kjo shfaqje muzikore përcjell një integrim të përkryer të kulturës lindore me atë perëndimore.

Komedia "Një dashuri aksidentale", premierë në shtator

Aktorët kinezë Yu Entai dhe Ni Hongjie, janë të njohur për interpretimin e tyre në komedinë me elemente të arteve marciale "My Own Swordsman or Wu Lin Wai Zhuan (武林外传)", së fundmi kanë realizuar një tjetër komedi së bashku.

Regjizor i komedisë së re me titull "Një dashuri aksidentale" është Zhou Wei. Në një nga intervistat e dhëna këto ditë për median vendëse regjizori Zhou është shprehur se aktorët kinezë të komedisë janë shumë të talentuar, ndaj ky është bashkëpunimi i tij i tretë me Yu Entai. Një aktor profesionist kryesisht në gjininë e komedisë. Regjizori thotë se ky aktor zakonisht interpreton role të njerëzve të pashkolluar dhe tipare inferioriteti, por në realitet ai zotëron një PhD dhe është ndër aktorët me nivelin më të lartë arsimor në Kinë. Filmi përshkohet nga situate shumë komike që me siguri do të tërheqin vëmendjen dhe simpatinë e publikut të kinemasë.Regjizori Zhou Wei tregon se në qendër të subjektit është një shtatzani e padëshiruar, por që kalohet me situate komike dhe një finale të lumtur. Filmi i ri komedi "Një dashuri aksidentale" do të shfaqet premiere në ekranin e madh më 11 shtator.

Muze i ri privat në Rajonin Autonom të Tibetit

Ditët e fundit u hap në qytezën Gyama të Rajonit Autonom të Tibetit i pari muze privat, në të cilin janë ekspozuar armë të lashta të kësaj zone të pasur në tradita.

Muzeu quhet "The Chojor Ancient Weapons Museum" (Muzeu i armëve antike Chojor" dhe ndodhet në qytezën Gyama, rreth 70 km larg nga kryeqendra tibetiane, Lhasa. Kjo qytezë njihet dhe si vendlindja e mbretit të famshëm tibetian të shekullit të 7-të, Songtsan Gampo.

Ndërsa emri i muzeut Chojor është vënë për nder të themeluesit të tij, një fermer tibetian, i cili për afro 30 vjet ka koleksionuar më shumë se 1600 armë të tjetra, tashtë të ekspozuara në muze. Ndër armët përfshihen ato prej bronxi, por dhe material të tjera si dhe në eksponatet e muzeut nuk mungojnë kostume popullore të banorëve të zones si dhe objekte të tjera me vlerë kulturore.

Në një intervistë për mediat kineze pronari i muzeut Chojor tha se është i lumtur që realizoi ëndrrën e tij për të ngritur në qytezë këtë muze me armë të vjetra dhe objekte të tjera autentike të kësaj zone të pasur të Kinës.

Ndërtimi i muzeut ka nisur në vitin 2012 me një investim prej 10 milion yuan ose 1.61 milion dollar amerikanë dhe konsiderohet si një nga 3 projektet kyçe të Rajonit Autonom të Tibetit.

Banorët e zones e kanë vlerësuar shumë ngritjen e këtij muzeu, pasi e konsiderojnë atë si një vlerë të madhe për brezat që do të vijnë dhe promovimin e historisë së Tibetit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China