PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Doni të studioni në Kinë?- Ja sugjerimet e një studenti shqiptar
2015-04-30 10:02:29 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë shqiptarë emigrojnë kryesisht në Turqi, SHBA, Greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Suedi, Angli, Kanada, Australi, etj.

Sipas disa të dhënave të përafërta, rezulton se aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit rreth 1 milion e 500 mijë shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe, rreth 70-75 përqind e këtij numri, është vendosur në dy vende: Greqi dhe Itali, dhe midis tyre Greqia zë vendin e parë të numrit të përgjithshëm të emigracionit shqiptar në botë. Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë.

Përgjithësisht prirja e emigrantëve shqiptarë me kalimin e viteve është orientuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore (Itali, Gjermani, Holandë, vendet e Skandinavisë, Britani e Madhe etj.), si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Vitet e fundit është parë një rritje e numrit të të rinjve shqiptarë që vijnë në Kinë, kryesisht për studime e disa prej tyre edhe për të punuar.

Në programin e sot do të bëjmë një intervistë me Florian Osmanaj. Ai studion në Kinë dhe ndan me ne sot eksperiencën e tij.

1. Si erdhe në Kinë dhe pse zgjodhe këtë vend?

F-"Arsyeja kryesore pse vendosa të vij në Kinë ishte arsyeja e studimit. Një ditë pashë një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit ku thuhej se ofroheshin bursa në Kinë. Kjo më bëri që të mendoja se mund të kisha mundësi për të fituar një bursë të tillë, lexova informacionin dhe dihet që ka shumë dokumente që duhen plotësuar (dëftesat gjatë viteve, rekomandime nga mësuesit, kërkesat mjekësore pra analizat), janë procedura që kërkohen nga çdo shtet. Pasi plotësova këto i nisa të gjitha materialet pranë Ministrisë së Arsimit dhe kjo bëhet me anë të Postës Shqiptare. Kjo është një procedurë që nuk është shumë e komplikuar dhe njerëzit mund të marrin informacion.

Arsyeja kryesore pse vendosa të vij në Kinë është se duke parë gjendjen e arsimit në Shqipëri dhe e kuptoj që nëse të gjithë studentët duan të largohen, duan ta bëjnë këtë preferojnë Europën apo Amerikën.

Unë duke dëgjuar që Kina është një superfuqi, tani me zhvillimin e saj, gjuha kineze që sa vjen e ka edhe më shumë influencë në mbarë botën, mendova se do ishte një mundësi mjaft e mirë. Kështu që vendosa të aplikoj dhe e mora shumë seriozisht. Kjo ishte arsyeja kryesore pse erdha në Kinë, për një mundësi më të mirë studimi".

2. Si e kalon ditën?

F-"Meqenëse është viti i parë këtu në Kinë dihet që vështirësia kryesore për të studiuar në Kinë është gjuha kineze, për shkak të sistemit të shkrimit. Prandaj pothuajse nga mëngjesi në darkë, çdo ditë, është duke mësuar. Unë dua të studioj për mjekësi dhe kryesisht të gjithë studentët që studiojnë në Kinë, vitin e parë duhet të mësojnë gjuhën kineze. Unë aktualisht gjuhën e mësoj në provincën Shandong në qytetit Jinan. Vitin tjetër do nis studimet për mjekësi në "Capital Medical University" në Pekin.

Kam zgjedhur të studioj për mjekësinë perëndimore dhe kam dëgjuar se universiteti ku unë do vazhdoj studimet është i specializuar vetëm për Mjekësi dhe kjo më shtyu akoma më shumë që ta zgjidhja si universitet.

Deri tani mua po më pëlqen si vend Kina, nuk jam penduar aspak që kam bërë këtë zgjedhje dhe nëse do kem mundësi do ta vazhdoj këtu edhe masterin edhe doktoraturën.

3. Si të duket Kina?

"Në fakt kur vjen ditët e para gjithçka të duket ndryshe. Dhe kjo është e kuptueshme pasi Kina është një botë dhe kulturë krejt tjetër. Njeriu, aftësinë më të madhe që ka është përshtatja dhe unë arrita të përshtatem fillova të pëlqej vendin, njerëzit dhe gjithçka. Ka shumë ndryshim nga ne, mënyra se si njerëzit sillen, mendojnë dhe se si jetojnë. Një gjë që më ka bërë tepër përshtypje është se kinezët janë mjaft mikpritës si njerëz. Nëse ti arrin të kesh një komunikim të mirë me ta dhe të dish si të flasësh gjuhën e tyre ata janë tepër mikpritës.

Ata kanë dëshirë të flasin me të huajt dhe të njihen me kulturën e tyre. Pra këtu mund të krijosh mjaft shoqëri të mirë, jo vetëm me kinezë, por edhe me njerëz nga vende të tjera të botës.

Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar në provincën ku jam tani, që është një vend mjaft i rëndësishëm për Kinën, është vendlindja e Konfucit dhe ka shumë pjesë ku mund të shohësh Kinën e vërtetë dhe historinë e saj. Deri tani në këtë provincë mendoj se jam i vetmi shqiptar. Këtu ka studentë nga të gjitha kontinentet Afrika, Amerika Australia dhe këtu mund të arrish të krijosh një jetesë shumë të mirë dhe mëson nga kultura të ndryshme. E mira është se përveç kulturës kineze një student shqiptar këtu arrin të mësojë edhe nga kulturat e të gjitha vendeve të tjera të botës.

4. Çfarë mesazhi do t'i jepje të gjithë studentëve shqiptarë që do donin të vinin në Kinë për studime?

F- "Për studentët shqiptarë kam një mesazh-Nëse ata kanë një mundësi që të vijnë në Kinë për studime, të mos hezitojnë. Unë e kuptoj që kur je në Shqipëri ke pak hezitim, thua është Kinë, është larg, por kur vjen këtu e kupton që Kina është vend i mundësive të mëdha. Nëse je i përkushtuar, ke fat dhe je këmbëngulës mund të arrish të gjesh mundësi mjaft të mëdha dhe jeta jote të ndryshojë tërësisht në një drejtim mjaft të mirë. Shpeshherë në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit ka informacione mbi bursat, studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Kinë duhet ta hapin këtë faqje herë pas here".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China