PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Romani që jetëson pikturën
2015-04-23 10:43:30 CRI Komenti juaj Printoni

Dita e përkujtimit të të vdekurve Qingming, shpesh lidhet me pikturën e njohur të Zhang Zeduan, i cili ka jetuar gjatë dinastisë së veriut Song në vitet 960-1127. Me një gjatësi prej 5.28 metrash dhe lartësi 0.24 metra piktura me titull "Përgjatë lumit gjatë Qingming-ut" paraqet një fragment jete në afërsi të lumit Bianhe, që rrjedh pranë kryeqendrës së dinastisë Song Bianliang, që sot njihet si qyteti Kaifeng i provincës Henan. Kohët e fundit, frymëzuar nga kjo pikturë është botuar libri thriller "Qingming Shanghe Tu Mima" (Kodi i pikturës "Përgjatë lumit në Qingming", në të cilin rrëfehet një histori konspirative që merr në atë skenë të paqtë të pikturës,e cila çoi drejt rënies së kësaj dinastie. Në tablo paraqiten mbi 800 njerëz duke kryer veprimtari të ndryshme, si bujq që hedhin farat në arë, njerëz që shëtitin në rrugë, pastrojnë varret apo hanë. Shihen gjithashtu fëmijë që ngrenë balona, tregtarë që shesin artikuj të ndryshëm, zyrtarë mbi kuaj dhe gra me shporta në duar. Autori i veprës "Kodi i pikturës "Përgjatë lumit në Qingming", Ye Wenbiao i ka dhënë çdo figure një emër dhe një rol, duke i sjellë ata në jetë.

Këto personazhe të pikturës janë dhe personazhet e "historisë së madhe në roman, i cili bazohet në fakte historike. Shkrimtari 43 vjeçar Ye është shprehur për median vendëse se " aty ka gjithmonë diçka të mistershme që historianët nuk mund ta shpjegojnë. Për të mbushur këtë hendek unë përdora logjikën dhe fantazinë time."

Ky është libri i dytë i shkrimtarit në këtë gjini letrare. Në të parin ai flet për zhdukjen e versionit të lashtë të "Analeve të Konfucit" dhe ngjarjet vendosen në dinastinë Han (206 p.e.s-220 e.s).

Lidhur me romanin e tij të dytë që merr shkas nga kjo pikturë e njohur në Kinë, Ye thotë se ideja i lindi para 10 vjetësh kur pa një kopje të pikturës gjatë një vizite në Kaifeng. Vepra origjinale ndodhet në Muzeun e Pallatit në Pekin.

"Mbeta i mahnitur nga piktura e cila tregonte në detaje jetën e një qyteti në Dinastinë Song, thotë shkrimtari Ye. Që pas kësaj nisa të pyesja si ra kaq shpejt një dinasti kaq e begatë.Sipas historianëve dinastia humbi kontrollin në veri të Kinës nga Dinastia Jin (1115-1234) dhe u rikthye në jug në vitin 1127, vetëm pak vite pas përfundimit të veprës së artit.

Autori Ye bleu një kopje të pikturës dhe e vari në murin e dhomës së gjumit. Ai tregon se i pëlqen të sodisë pikturën për artin e mrekullueshëm të autorit të saj, por nga ana tjetër duke parë personazhet e saj interesohet për historitë jetësore të tyre. Ye tregon se e intrigonte shumë biografia e personazheve të pikturës, fati i këtyre njerëve, duke i lidhur ata me periudhën historike.

Ye e studjoi pikturën dhe nisi të imagjinonte një anije të madhe që duhet të kalonte poshtë një ure me harqe, në kushte disi të dyshimta. Sipas tij ndodh një skenë dramatike kur anija i afrohet urës dhe njerëzit në të frikësohen.Ajo pamje në pikturë ku anija përpiqet të kalojë nën urë është pikënisja e romanit të Ye-së dhe subjektit të tij thriller. Personazhi kryesor i romanit është një pasardhës i familjes mbretërore që ndihmon njerëzit për të zgjidhur çeshtjet kriminale. Për shkak të punës së tij, ai vetë por edhe familja përfshihen në disa vrasje enigmatike, që e çojnë lexuesin drejt një misteri të madh por dhe shqetësues që ndikon në fatin e mbarë kombit.

Për të paraqitur sa më mirë traditat e asaj periudhe historike të Kinës, shkrimtari Ye ka punuar 3 vjet, duke lexuar çdo dokument historik që mund të lidhej me dinastinë Song, përpara se të niste të shkruante librin e tij në vitin 2013.

Autori kishte planifikuar të shkruante 6 kapituj në të cilat të tregoheshin historitë e shtresave të ndryshme të popullsisë si zyrtarët e lartë, bujqit, tregtarët.

Ndonëse autori ka vendosur të shkruajë historinë e 824 personazheve të cilët i ka parë në pikturë, në kapitullin e parë ai flet vetëm për 149 prej tyre. Por kur flet për finalen e romanit të tij Ye thotë se në të do të përfshihen ngjarje domethënëse të cilat do të ndryshojnë jetën e secilit prej personazheve të veprës.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China