PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Talente që në fëmijëri
2015-04-20 15:30:00 CRI Komenti juaj Printoni

1-Li Ronghao

Lirong Hao, kompozitor dhe producent që arriti një përparim në 2014-n. fillesat e tija të para ishin që në fëmijërinë e tij kur ai shfaqi talentin për kitaren, të cilën e mesoi vetë. Shumë shpejt ai hyri në tregun muzikor me një forcë dhe energji të jashtëzakonshme, duke u renditur ndër këngëtarët më të pëlqyer sot në Kinë. Albumi i tij debutues, "modeli" është nominuar për pesë çmime të Golden Melody Awards, dhe fitoi çmimin më të mirë Newcomer, albumi i dytë më muzikë kineze forcoi pozitën e tij me tingujt e tij tërheqës. Albumi: "Nga errësira në shpërthim gjatë natës së kuqe" ishte një sukses.

Ne 2014-n ai u nominua për "Best New Artist", "Best lyricist" dhe "Best Male Singer Mandarin".

"Prodhuesi më i mirë" dhe "albumi më i mirë Mandarin"

stili i tij: Mandarin, Mandarin Pop Pop, këngëtar-kompozitor kinez . Që në fëmijëri ai filloi të mësojë vete kitarën dhe basin.

Këngëtari nga pjesa kontinentale e Kinës Li RongHao u akuzua nga mediet dhe disa dëshmitarë se dilte në të njejtën kohë me dy këngëtare të njohura Rainie Yang dhe Lu Yao, por ai i mohoi pretendimet gjatë një interviste, duke thënë se nuk ka dalë në të njejtën kohë me ish të dashurën e tij Lu dhe këngëtaren dhe aktoren tajvaneze Rainie.

Për më tepër, burimi i lidhur me mediet shprehet se Li nuk ishte i famshëm dhe nuk kishte para kur nisi marrëdhënien me Lu-në. Zonjusha Zhang, e cila është dhe dëshmitarja, pretendon se e ka këshilluar Lu-në që të mos dalë në takime me të, por për hir të dashurisë së saj të madhe, ajo nuk e kish marrë në konsideratë këshillen e mikes së saj.

Sipas saj, ai e perdori miken e saj për të fituar famë.

Megjithatë këto akuza u mohuan jo vetem nga këngëtari, por edhe nga dy artistet, të cilat thanë se tashmë janë miq të mirë me njeri-tjetrin. Tani le të ndjekim HIT-in e tij "Old Wife".

2-Li Jian

Njihet si këngëtar i rrymës folk, madje para se të niste karrierën si solist ai ishte antar i një dueti kinez të quajtur "Shui Mu NianHua".

Talenti i tij për muzikën u pikas që në vogëli, dhe ai asnjëherë nuk e ndërpreu atë. Pas largimit të tij nga kjo dyshe në vitin 2002, ai nisi karrierën e tij solo dhe ka nxjerrë 7 albume, ndërkohë albumi i tij i tetë do të dalë së shpejti në treg.

Këtë vit, Li Jian mori pjesë në një audicion, ku fitoi vendin e dyte, pas Han Hong.

Disa nga këngët e tij më të bujshme.

Si Shui Liu Nian shtator 2003

Wei Ni Er Lai Janar 2005

Thinking of You Prill 2007

Ji Mo Xing Kong • JianGe Tetor 2008

Music Mavericks 22 Dhjetor 2009

Yi Ran 10 Dhjetor 2011

Shi Guang 23 Shtator 2013

Ashtu si Lirong Hao dhe Li Jian ka mësuar në mënyrë autodidakte kitaren, ku e praktikonte shumë dhe shfaqi interes të madh për muzikën pop. Mundësi e madhe ju dha kur universiteti Tsinghua kërkoi te rekrutonte studentë me talente muzikore. keshtuqë, ai u afirmua nga profesionistë të vërtetë, duke e bërë Li-në atë që njohim ne sot. Le qëndrojmë nën tingujt e "On the banks of Lake Baikal" .

3-Deng Ziqi

Gloria Tang Tsz-kei e njohur ndryshe si Dèng Zǐqí; u lind në Shangai. Emri i saj i skenës dhe ai me të cilin e njohin shumica është G.E.M. Ajo është një kantautore dhe muzikante e njohur. Ankronimet e emrit të saj janë Get Everybody Moving. Debutimi i saj i 2008 i EP G.E.M. solli tek ajo vemendje të madhe nga producentët e muzikës. Ajo ka nxjerrë në treg tre albume dhe ka ndërmarrë një tur botëror dhe po bëhet gati për turin e dytë botëror. Ajo është këngëtarja me shitjet më të larta në Hong Kong. Gloria Tang Sze-wing është gjithashtu këngëtarja e parë kineze që ka kënduar në hapësirë për austronautët dhe performimi i saj është transmetuar në të gjithë globin nga satelitët më 23 tetor 2014.

Vokali i saj krahasohet me atë të Whitney Houston dhe Beyoncé, pasi ajo ka peformuar shumë prej këngëve të tyre.

Fanset e G.E.M. nuk janë vetëm në Kine, pasi falë tureve dhe vokalit të saj ajo ka fansa në SHBA, Kanada, Australi dhe shtete të tjera tëAzise jugore dhe lindore. Talenti i saj u vu re që kur ajo ishte fare e re, ashtu si tek kengetaret e tjera që përmenëm sot. Le të ndjekim këngën e saj " Bubble". (RAELA)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China