PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tibeti në ekranin e CCTV-së
2015-04-17 09:33:26 CRI Komenti juaj Printoni

Rajoni Autonom i Tibetit në Kinë është parë shpesh nga njerëz të kulturave të tjera si një vend i shenjtë ku mund të ripërtërish shpirtin dhe kanë kërkuar në të rijësi. Ky rajon është fokusuar shpesh nga autorët e filmave artistikë dhe të dokumentareve. Nëse e ke vizituar personalisht apo jo Tibetin, gjithësesi e di që ky rajon jo më kot njihet si "Çatia e botës", që ngjall kureshtje por dhe shumë energji. Dokumentari më i ri që i kushtohet Tibetit, i titulluar "Çatia e botës" është shfaqur në kanalin e 4-të të televizionit kombëtar të Kinës CCTV nga 25-30 mars dhe është ritransmetuar dhe në kanalet 9 dhe 10-të të këtij televizioni, që ka një audiencë të madhe jo vetëm brenda vendit, por edhe në satelit.

Realizimi i dokumentarit

Dokumentari u prodhua nga CCTV dhe Kompania "Beijing Five Star Legend Culture", tnë 6 seri ku teleshikuesi ndjek pamjet magjepsëse të natyrës së Tibetit, jetën e banorëve të tij, zakonet dhe traditat e veçanta.

"Në fillim u mendua që dokumentari të fokusohej tek natyra dhe gjeografia e këtij rajoni. Prej shumë kohësh kisha dëshirë të realizoja një shfaqje sa më cilësore, të ngjashme me emisionet e Discovery Channel," . Kështu është shprehur për Global Times, drejtori i përgjithshëm i realizimit të dokumentarit "Çatia e botës" Zeng Hairuo. Ndërkohë ai tregon se si nga ideja fillestare e një dokumentari për natyrën e veçantë gati përrallore të Tibetit, u kalua në çaste nga jeta e banorëve të këtij rajoni. Në dokumentar flitet për jetën e tibetianëve, marrëdhëniet mes tyre, por dhe përshtatja e tyre me mjedisin që i rrethon, duke jetuar në këtë lartësi të madhe të globit. Pikërisht kjo lidhje e subjektit, sipas drejtorit Zeng e bën atë një vepër të veçantë dokumentare.

Një tjetër sukses

Pas dokumentarit në seri "A Bite of China " që pati mjaft sukses në Kinë në vitin 2012, audience e televizionit CCTV nisi të kërkonte dhe filma të tjerë dokumentarë, ku të pasqyrohej jeta në krahina dhe rajone të ndryshme të vendit. Duke matur audiencën e shfaqjes së pare të dokumentarit "Çatia e botës", stafi realizues është I mendimit se do të ketë përsëri një sukses tjetër në fushën e transmetimit të filmave dokumentarë në televizionin më të madh në vend. Sepse ky dokumentar i ri kushtuar Tibetit ka patur vërtet një shikueshmëri të lartë.

Nga 25-30 mars niveli i shikueshmërisë së dokumentarit në kanalin e 4-të të CCTV ishte 0.37 %, 10 % më i lartë se shikueshmëria e filmave serialë. Mbi 20 milion shikues e kanë ndjekur dokumentarin online në youku.com, krahasuar me 3 milion shikues që ishte niveli më i lartë i audiences së dokumentarit "A Bite of China".

Dokumentari i ri "Çatia e botës" ka tërhequr mjaft vëmendjen e audiences jashtë Kinës. Sipas të dhënave nga rrjeti social kinez Sina Weibo, 6.3 % e atyre që kanë ndjekur dokumentarin dhe kanë marrë pjesë me diskutimet e tyre në këtë rrjet social jetojnë jashtë Kinës. Ky popullaritet i dokumentarit është rritur edhe për faktin se të drejtën e transmetimit të tij e ka marrë dhe National Geographic Channels International (NGCI) në SHBA, duke shënuar një rast të rrallë të transmetimit të një dokumentari të prodhuar nga Kina në një platformë të huaj televizive.

Ngjarje vendëse dhe standard ndërkombëtare

Me synimin për të prodhuar një dokumentar që të konkurrojë denjësisht në tregun dokumentar, Zeng dhe ekipi i tij kanë nisur të punojnë për projektin e tij që në mars të vitit 2013. Kur flet për punën përgatitore Zeng tregon se fillimisht u krijuan 6 grupe pune të cilat zhvilluan kërkime për subjektin e dokumentarit në një periudhë 6 mujore dhe procesi i xhirimeve të tij në terren zgjati rreth një vit. Pasi kishin pare shumë dokumentarë të huaj dhe e kishin krahasuar me "Çatinë e botës", kieneastët kinezë arritën në përfundimin se ai ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Grupi i xhirimit kaloi afro një vit në rrafshnaltën Qinghai-Tibet ku arritën të mbulonin me pamje filmike një sipërfaqe prej 10 mijë km dhe të zbulonin mbi 60 vende të panjohura më pare, ndër to dhe terrene liqenesh të ngrirë, apo duke filmuar në lartësinë gati 5 mijë metra mbi nivelin e detit. Grupi i xhirimit kaloi dhe disa vështirësi gjatë punës në Rajonin Autonom të Tibetit, tregon Zeng. Sipas tij disa nga anëtarët e grupit të xhirimit u sëmurën apo paten dhe disa aksidente të vogla.

Një ndër pjesët qëndrore të dokumentarit është sistemi ekologjik që ekziston në këto kushte ekstreme, gjë që ka ngjallur dhe interesimin e teleshikuesve që nuk e kanë vizituar deri tani Tibetin.

Ndërsa ata që tashmë e kanë vizituar këtë rajon të Kinës kanë krijuar ide të reja apo kanë pasuruar idetë që kishin krijuar gjatë udhëtimit të tyre në Çatinë e Botës. Edhe vetë drejtori Zeng thotë për mediat se si shumë njerëz të tjerë, para se ta vizitonte Tibetin ai kishte patur përshtypjen se është një vend plot mister. Por pikpamja e tij ndryshoi sapo arriti në këtë rajon dhe kur qëndroi afro një vit pranë banorëve të tij.

Zeng tregon se çdo banor i zones është i lidhur me shoqërinë e sotme moderne, pasi edhe ata si gjithë të tjerët përdorin rrjetet sociale, sidomos WeChat , pavarësisht se janë shumë krenarë për traditat e tyre dhe i ruajnë ato.

5 seri të dokumentarit përqëndrohen tek jeta e banorëve të Rajonit Autonom të Tibetit, të veçantat e saj. Kështu disa nga personazhet e dokumentarit janë barinj që kujdesen për këlyshët e ujkut ndonëse e dine se ato ushqehen me bagëti.

Zeng mendon se suksesi i dokumentarit "Çatia e botës" lidhet dhe me aspektin njerëzor të tij, marrëdhëniet e thjeshta në familjet tibetiane dhe kujdesi i tyre për ruajtjen e mjedisit. Sipas Zeng mënyra se si tibetianët e trajtojnë njeri-tjetrin, si trajtojnë natyrën, kafshët shihen me respect të veçantë nga audience. Kjo mënyrë jetese ngjall një interest ë veçantë për shikues të cilët jetojnë në qytete të mëdha.

Fokusimi i natyrës së Tibetit, jetës së tibetianëve është një shembull i veçantë në realizimin e dokumentarit.

Zhang Yun nga Qendra Kërkimore për Tibetin thotë lidhur me dokumentarin se "për teleshikuesit që e kanë vizituar Tibetin, ky dokumentar është një pasqyrim tejet realist i tij. Ndërsa për ata që nuk e kanë vizituar dokumentari shërben si një udhërrëfyes i shkëlqyer."

Një pjesë tërheqëse e dokumentarit është se si banorët e Tibetit jetojnë në kushte ekstreme të reliefit apo motit. Pas suksesit në ekranet e televizionit, dokumentari do të përpunohet dhe në 90 minuta do të shfaqë një film të plotë i cili në fund të prillit do të shfaqet në kinema. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China