PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Joshësja Jolin Tsai
2015-03-27 14:10:37 CRI Komenti juaj Printoni

Jolin Tsai është një këngëtare, kërcimtare, aktore dhe interpretuese tajvaneze. Shpesh i drejtohen si "Mbretëresha tajvaneze e POP-it" dhe "mbretëresha e kërcimit në Azi" Albumi i saj i parë e shndërroi në një idhull për të gjithë të rinjtë.

Në nëntor të 2014-s ajo nxorri albumin "Play" që shënoi rikthimin e saj në skenë pas një mungese dyvjeçare që nga albumi "Muse". Për këtë album ajo bashkëpunoi me grupin amerikan të projektimit "The Blonds", të cilët kanë punuar me diva të muzikës botërore si Beyoncé dhe Katy Perry. Ajo shpreson që me muzikën dhe imazhin e saj të ri, të përcjellë tek adhuruesit energji si dhe optimizëm për të ardhmen. Tsai ka bërë edhe bashkëpunime të shumta, përfshi edhe me japonezen Namie Amurofor me këngën "I'm Not Yours", e cila është kënduar pjesërisht në anglisht e në dialektin Mandarin. Sapo u hodh në You Tube videoja e këngës "Play", arriti vetëm brenda tre ditëve të para tre milionë shikime, ndërsa aktualisht ka mbi 10 milionë klikime. Hiti i saj i fundit dhe shumë i suksesshëm "Play", transmetohet në çdo ambjent me të rinj në Azi.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China