PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ellie Goulding me "Love Me Like You Do" vazhdon të jetë në top listën e këngëve më të klikuara
2015-03-27 14:10:47 CRI Komenti juaj Printoni

Pothuasje të gjitha radiot e transmetojnë këngën tashmë hit dhe të dashur për të gjithë të Ellie Goulding , "Love Me Like You Do," e cila këtë javë u caktua si kënga më e transmetuar në formatin e pop dhe "hot adult contemporary".

"Love Me Like You Do," mban vendin e 6-të në listën e këngëve më të transmetuara në radion pop duke arritur në 13,729 transmetime nga datat 15-21 mars.

Elena Jane e njohur me emrin e saj skenik Ellie Goulding është një kantautore britanike. Karriera e saj nisi në momentin e njohjes me producentet Starsmith dhe Frankmusik, dhje më pas u pikas nga Jamie Lillywhite, i cili më vonë u bë dhe menaxheri i saj.

Në 2010-ën, ajo u bë artistja e dytë e sondazhit të përvitshëm të BBC-së dhe fitoi çminin e kritikës më të mirë në "Brit Awards" në po të njëjtin vit. Shumë shpejt ajo lansoi albumin e saj "Lights", i cili u bë albumi nr.1 nëUK Albums Chart me shitje mbi 850 mijë kopje vetëm në Britaninë e Madhe. Më 29 prill të vitit 2011 ajo performoi kengën "Lights" në pritjen e martesës së Princit William dhe Catherine Middleton në Buckingham Palace.

Albumi saj i dytë Halcyon u hodh në treg në tetor të 2012-s, me titull "Anything Could Happen". Halcyon në fillim u ishte në vendin e dytë të UK Albums Chart, por brenda 65 javëve arriti në vendin e parë.

Në gusht të po atij viti promovoi këngën e saj të re "Burn", e cila u bë menjëherë numrin një në Britani në të njëjtin muaj.

Në Brit-Wards 2014 ajo fitoi çmimin "Best British Female". Edhe sot ajo rënditet ndër këngëtaret më të preferuara të botës, duke lënë pas shumë emra të njohur të botës së muzikës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China