PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kush janë Fan Bingbing, Zhang Ziyi dhe Gong Li
2015-03-26 10:16:13 CRI Komenti juaj Printoni

1. Fan Bingbing

Fan Bingbing është një aktore, modele dhe këngëtare kineze. Është një nga yjet më të famshëm në Kinë si dhe është cilësuar si një nga kinezet më të bukura.

Ajo u lind më 16 shtator të vitit 1981, në qytetin e bukur bregdetar të Kinës, Qingdao. Prindërit e saj ishin të dy artistë, e ëma valltare dhe i ati këngëtar. Nën frymën dhe kujdesin e të atit, ajo nisi studimet për piano në një moshë fare të re, dhe tregoi një interes të madh për muzikën. Familja e saj ishte shumë strikte, por Fan ishte një vajzë me shpirt të lirë dhe luftarak.

Në vitin 1996, aso hyri në Institutin e Artit "Xiejin Hengtong"

Karriera

Fan Bingbing fitoi rolin e parë televiziv në po të njejtin vit pra (1996). Ajo u shfaq në një tjetër program televiziv në vitin 1997 dhe më pas në filmin "My Fair Princess". Ky show u bë një super hit në Kinë.

Më pas ajo nisi të luante në filma, duke nisur me "Reunion" në vitin 2001. Roli i saj madhor do të vinte dy vjet më vonë në "Celulari", komedi e Feng Xiaogang, për të cilën fitoi çmimin si aktorja më e mirë.

Në të njejtën kohë, Fan këndon pjesën më të madhe të kolonave zanore të filmave dhe serialeve. Ajo nxorri një album në vitin 2005.

Por puna e Fan në kinematografi ishte ajo që tërhoqi vëmendje të gjerë. Ajo u nominua me çmim për punën e saj në vitin 2006 ku lozi në filmin " A Battle of Wits", dhe fitoi dy çmime në vitin 2007: si aktorja më e mirë në "The Matrimony", dhe për "Lost in Beijing".

Fama e Fan ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Në vitet e fundit ajo është shfaqur dhe në filmat e Hollywood-it. Në vitin 2013, ajo u shfaq në Iron Man 3, megjithëse kishte një rol të vogël ajo u përfshi për ta bërë këtë film të kishte më shumë audiencë kineze. Gjithashtu, ajo u shfaq në vitin 2014 në filmin X-Men: "Days of Future Past", së bashku me yjet e tjera të kinematografisë botërore Patrick Stewart, Jennifer Lawrence dhe Halle Berry.

Jashtë botës kinematografike, Fan është një filantope që nisi bamirësinë duke ndihmuar fëmijët me probleme zemre në Rajonin Autonom të Tibetit. Falë bamirësisë së saj, fëmijët me probleme kardiake apo që duhet t'i nënshtrohen operacionit mund ta bëjnë këtë falas në spitalet më të mira të Pekinit dhe Shangait.

Ajo njihet gjithashtu për pasionin ndaj modës, për fustanet e saj në tapetin e kuq, gjë që është diskutuar shpesh në arenën ndërkombëtare të modës. Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e fushatave të markave të njohura si Louis Vuitton.

Zhang Ziyi

Zhang Ziyi konsiderohet si një ndër 4 aktoret më të mira të Kinës. Ishte protagoniste e filmit të mirënjohur "Kujtimet e një Geishe". Të ardhurat e saj vjetore janë 100 milionë dollarë amerikanë. Zhang Ziyi u lind më 9 shkurt 1979 në Pekin. Ajo nisi Akademinë Qendrore për Dramë në vitin 1996 dhe përpara se të përfundonte studimet, ajo mori një rol debutues në filmin "The Road Home" në vitin 1998. Filmi fitoi çmim në "Berlin International Film Festival". Filmat e tjerë të saj janë "Crouching Tiger", "Rush Hour", "Hidden Dragon", etj. Ajo ka qenë e fejuar me biznesmenin Aviv Nevo, por u ndanë në vitin 2010. Zhang Ziyi ka bashkëpunuar pothuajse me të gjithë regjisorët e shquar kinezë.

Shumë njerëz sot besojnë se Zhang Ziyi, një yll ndërkombëtar i kinematografisë, se ajo është një vajzë me fat, por Zhang Ziyi u shpreh se ky është rezultati i përpjekjeve të saj të palodhura.

Gong Li

Gong Li u lind më 31 dhjetor 1965 dhe është një nga aktoret më të mira kineze së bashku me Fan Bingbing dhe Zhang Ziyi. Ajo është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare perms bashkëpunimit të ngushtë me regjizorin kinez Zhang Yimou.

Gong Li u lind në Shenyang, Kinë dhe ishte më e vogla ndër 5 fëmijët. I ati i saj ishte profesor i ekonomisë dhe ëma, e cila ishte në moshën 40-vjeçare kur lindi Gong ishte mësuese. Gong u rrit në Jinan, kryeqendrën e provinces Shandong.

Në vitin 1985, Gong u përpoq të hynte në shkollën më të mirë të muzikës në Kinë, por iu mohua hyrja. Më pas, u pranua në Akademinë Kryesore të Dramës në Pekin dhe u diplomua në vitin 1989. Ajo u divorcua me regjizorin Zhang Yimou, i cili e zgjodhi të luajë në filmin "Sorgumi i kuq", filmi i tij i parë si regjizor.

Pas debutimit në filmin "Sorgumi i Kuq", Gong mori famë edhe në filma të tjerë me regji të Zhang Yimou.

Performanca e saj në filmin e nominuar për Oskar "Ngri lart fenerin e kuq" tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Ajo u quajt si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 1992.

Pavarësisht popullaritetit të saj, Gong e evitoi Hollywood-in për vite, për shkak të mangësisë në gjuhën angleze. Megjithatë ajo mori vlerësim të lartë në filmin "Kujtimet e një Geishe", ku luajti përkrah Zhang Ziyi.

Në vitin 2014, ajo ishte kryetare jurie e Festivalit të 17-të Ndërkombëtar të Filmit në Shangai. Në të njejtin vit, ajo u ribashkua me Zhang Yimou në filmin "Coming Home".

Jeta personale

Në vitin 1996, kishte zëra se Gong ishte martuar me gjigantin e duhanit Ooi Hoe Seong. Ata u martuan në nëntor të vitit 1996, por u ndanë në vitin 2010.

Në vitin 2006 u votua si gruaja më e bukur në Kinë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China