PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arrestohet në Izrael hakeri që rrodhi në internet këngët e Madonna-s
2015-01-26 09:14:16 CRI Komenti juaj Printoni

Hakeri i dyshuar për rrjedhjen në internet të këngëve të albumit të ri të këngëtares Madonna, Rebel Heart, është arrestuar në Izrael.

Mediet izraelite raportuan se një burrë 39-vjeçar u arrestua pas një hetimi të gjatë njëmujor nga një kompani private.

Sipas Lahav 433, njësia kundër krimit në internet e Izraelit, i dyshuari mundi të depërtojë në kompjuterët e disa artistëve të njohur ndërkombëtarë dhe pasi i mori këngët i shiti ato internet.


Madonna[foto nga Internet]

Këngëtarja falënderoi agjencitë e përfshira në hetimit, nëpërmjet një postimit në faqen e saj në Facebook.

Edhe këngëtarja Bjork u detyrua të publikojë albumin e saj të ri Vulnicura, dy muaj para datës së përcaktuar për shkak të rrjedhjes në internet të këngëve.

Eddie Murphy: "Do të këndoj live në Britani"

Eddie Murphy thotë se ai do të këndojë live në Britani nëse këngët e tij do të vazhdojnë të kenë sukses. Aktori, i cili ka pasur disa suksese në Shtetet e Bashkuara, është në prag të publikimit të këngës së re, Oh Jah Jah më vonë këtë muaj.


Eddie Murphy

"Nëse publiku vazhdon t'i pëlqejë këto këngë, unë do të kthehem këtu dhe do të përpiqem të organizoj diçka," i tha ai programit të mëngjesit të BBC Radio 1.

Në vitin 2013, Eddie regjistroi një këngë së bashku me Snoop Lion, apo Snoop Dogg.

Taylor Swift humbet kursimin e klasifikimit Billboard

Taylor Swift është rrëzuar nga kryesimi i klasifikimit muzikor 'Billboard Artist 100' nga Meghan Trainor.

Pas 13 javësh në krye të klasifikimit, Swift ndodhet tani në vendin e dytë nga artisja e re e cila ka vetëm dy javë në klasifikim\.

Albumi debutues i këngëtares së re u ngjit të krye të klasifikimit Billboard 200 pas shitjes së 238,000 kopjeve deri fundjavën e kaluar.

Ed Sheeran rendit pas Taylor Swift në vendin e tretë.

Pop China

Hao Lirong – Model

Kit Chan - Heart

Faye Wong – Fleet of Time

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China