PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prodhimi i ri i Dizney-t "Born in China"
2015-01-22 11:03:41 CRI Komenti juaj Printoni

Nëna e Da Vinçit ishte kineze ?

Nëna e piktorit të famshëm Leonardo Da Vinci mund të ketë qenë kineze. Kjo është teoria e re e hamendësuar lidhur me portretin e Mona Lizës, mjaft i aluduar prej vitesh se çfarë simbolizon ajo. Pas teorisë se mund të jetë një autoportret i piktorit të madh, tashmë një studjues italian që jeton dhe punon në Hong Kong ka arritur në përfundimin se Mona Liza mund të jetë portreti i nënës kineze të Da Vincit.Shkrimtari italian Angelo Paratico që ka jetuar dhe punuar për një periudhë 20 vjeçare në Hong Kong ka deklaruar për " Daily Mail" në fund të nëntorit se " Një klient i pasur i Leonardo Da Vinçit kishte një skllave të quajtur Katerina. Pas lindjes së Leonardos në vitin 1452 ajo zhduket nga dokumentet. Ajo nuk kishte punuar gjatë në ate shtëpi. Gjatë periudhës së Rilindjes Europiane në vende si Italia apo Spanja ishte traditë që të punësohej personel aziatik në punët e shtëpisë dhe përgjithësisht të punësuarat ishin skllave nga vende të ndryshme aziatike."

Sipas disa teorive të mëparshme e ëma e Leonardo Da Vinçit ishte një fshatare italiane. Por studjuesi italian Paratico këmbëngul se Leonardo kishte disa karakteristika të veçanta që lidhen me origjinën e tij të mundshme kineze. Ndër këto ai përmend se Leonardo shkruante nga e majta në të djathtë, se ishte vegjetarian (gjë që atëkohë ishte e rrallë për europianët) dhe se në punët e Da Vinçit janë gjendur karaktere kineze.

Studjuesi Paratico e mbështet supozimin e tij për nënën kineze të Da Vinçit edhe me faktin se psikologu i njohur Sigmund Freud në vitin 1910 pati deklaruar se në sfondin e portretit të famshëm të Mona Lizës peizazhi është kinez dhe madje edhe në portretin e vetë Mona Lizës dallohen karakteristika kineze.


Mona Lizës

Kësaj teorie të tij italiani Paratico i ka kushtuar dhe librin me titull "Leonardo Da Vinçi-Një student kinez i humbur në Rilindjen italiane", që bazohet në dokumente të cilat autori i ka zbuluar gjatë kërkimit të tij dyvjeçar. Libri krijon lidhje midis Da Vinçit dhe Lindjes së Largët dhe do të botohet këtë vit.

" Jam i bindur se origjina e nënën së Leonardos ishte nga Lindja, por për të qenë i sigurtë se ajo ishte kineze duhet të përdorim një metodë deduktive.", thotë Paratico. Sipas tij e vetmja rrugë për zgjidhjen e misterit është analiza e ADN-së së Da Vinçit. Sipas gazetës kineze " South China Morning Post" teori lidhur me origjinën nga Lindja e Mesme të nënës së Da Vinçit kanë dalë në vitin 2002. Në vitin 2007 disa studjues të Universitetit italian të Chietit, që kanë përdorur shenjat e gishtërinjve të Da Vinçit janë të mendimit se ai mund të ketë qenë me origjinë arabe.


Da Vinçit

[foto nga XINHUA]

Prodhimi i ri i Dizney-t"Born in China"

"Born in China",është filmi i ri i Dizney-t i prodhuar në Kinë i cili pritet të shfaqet në kinematë kineze në vitin 2016, bëjnë të ditur burime nga kompania Walt Disney Company.

Filmi është plot leopard dëbore dhe skena mahnitëse nga natyra e mrekullueshme dhe e larmishme e Kinës. Dega e Kompanisë Walt Disney në Shangai dhe Shanghai Media Group (SMG) njoftuan së fundmi se do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e televizionit, të bashkëprodhimeve kinematografike por edhe në fushën e shpërndarjes dhe të marketingut.

"Disney po përpiqet të krijojë një industry spektaklesh me audience në mbarë botën, "ka deklaruar Robert Iger, kryetar dhe drejtor ekzekutiv I Kompanisë Walt Disney. "Shpirti krijues i Shanghai Media Group, platformat e ndryshme dixhitale sjellin një bashkëpunim të frytshëm me Kinën "

Ky film është shprehje e bashkëpunimit shumëvjeçar midis Walt Disney Studios dhe SMG Pictures.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China