PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lady Gaga i kthehet punës me producentin RedOne
2015-01-19 09:17:06 CRI Komenti juaj Printoni

Lady Gaga dhe producenti RedOne janë duke punuar së bashku, të paktën kështu duket në një foto që këngëtarja e postoi në Instagram.

Producenti RedOne ka vënë firmën e tij mbi albumin debutues të këngëtares me titull "The Fame". Më pas ai vazhdoi të punojë me të për albumin 'Born this way' të vitit 2011.

Pas daljes së fotos në Instagram mijëra tifozë presin një rikthim të këngëtares në të njëjtin nivel si në fillimet e saj.


foto nga www.cfp.cn

Justin Timberlake fitoi 232 mln dollarë nga turneu i 20/20

Në përfundim të turneut botëror të Justin Timberlake u mbajt një koncert në Grand Garden Arena të Las Vegasit.

Pas një udhëtimi 14 mujor dhe pjesëmarrjes së 1.9 milionë tifozëve dhe realizimit të 128 koncerteve, llogaritet se të ardhurat nga shitja e biletave kanë arritur në 231.7 milionë dollarë.

Koncert e Timberlake që u panë në shumë vende të botës filluan nga qyteti i Nju Jorkut në 6 nëntor të vitit 2013.


Justin Timberlake

"Birdman" dhe "Grand Budapest Hotel" udhëheqin kandidaturat për "Oscar"

2014 duket se ishte viti i filmave komedi. Pikërisht dy të tillë, "Birdman" dhe "Grand Budapest Hotel" udhëheqin për këtë vit kandidaturat për çmimet "Oscar", që të dy me nga nëntë të tilla në nëntë kategori të ndryshme.

Kandidatura të shumfishta kanë edhe filmat "Imitation Game", "Boyhood" dhe "American Sniper".

Një rekord personal arriti aktori Bradley Cooper, kandidat për herë të tretë radhazi për çmimin "Aktori më i mirë" me rolin e luajtur në filmin e Clint Eastwood, "American Sniper".

Cooper është i pari aktor që arrin 3 nominime të njëpasnjëshme pas Rossell Crowe, i cili bëri të njëjtën gjë në fillim të viteve 2000 për rolet e luajtura në "The Insider", "Gladiator" dhe "A beautiful mind".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China