PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koncerte në Kinë të pianistes kosovare Ardita Statovci
2014-11-27 10:03:37 CRI Komenti juaj Printoni

Koncerte në Kinë të pianistes kosovare Ardita Statovci

Pianistja kosovare Ardita Statovci, e cila jeton në Austri po zhvillon një tur koncertesh në Kinë. Në axhendën e saj koncertore përfshihen 6 koncerte në pesë qytete kineze.

Lajmin për këtë tur pianistja e njoftoi përmes profilit të saj në rrjetin social facebook, ku para nisjes drejt Kinës ka shkruar "Me padurim po pres koncertet".

Ardita Statovci ka bërë të ditur dhe datat e koncerteve të saj në Kinë ku përfshihet qyteti Nanjing me koncertin e saj më 15 nëntor, për të vijuar me Nanchang-un dhe koncertin e 21 nëntorit, më pas më 22 nëntor një tjetër koncert në Jining, ndërsa më 28 nëntor në Wuxi për të përfunduar turin me koncertet e datave 29 dhe 30 nëntor në metropolin kinez Shangai.

Ardita Statovci ndonëse e re ka performuar në mbarë botën. Me mjaft sukses është pritur ajo në koncertet në SHBA, Itali, Zvicër, Gjermani, Spanjë etj. Ardita Statovci ka marrë çmime dhe bursa ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2008 ka prezantuar CD-në e saj me incizime live të veprave të kompozitorëve botërorë, Brahms, Beethoven dhe Dutilleux.

Nobelisti i letërsisë Modiano dhe Kina

Fituesi i Nobelit në letërsi, francezë Patrick Modiano, i cili e mori çmimin e madh me motivacionin "për artin e kujtesës me të cilin evokon fatet njerëzore është i njohur për lexuesit kinezë. Një pjesë e madhe e veprës së tij i kushtohet identitetit, fatit të njeriut të lidhura ngushtësisht me Luftën e Dytë Botërore.

I lindur në 30 korrik të vitit 1945 në periferinë e Parisit, Boulogne-Billancourt, debutimin si shkrimtar Modiano e bëri kur ishte 23 vjeç dhe botoi novelën "La place de l etoile". Ai është autor i romaneve, dokumentarëve, skenarëve për filma artistikë, librash autobiografikë madje dhe libra për fëmijë. Ndonëse relativisht i panjohur në Francë, Modiano është përkthyer në Kinë që në vitin 1980, ku mund veçojmë librat "Rue des Boutiques obscures, Villa Triste" dhe "Dans le cafe de la jeunesse perdue"

Sipas një artikulli të botuar në "Beijing Youth Daily", "Shtëpitë botuese kineze kanë fituar të drejtën e autorit për botimin e 8 prej librave të Modianos dhe po punohet për botimin e një serie veprash të tij. Këtë e ka deklaruar për medien botuesi i shtëpisë botuese "Jiujiu reader" të Shangait.

Ndërsa sipas zëvendës botuesit të Shtëpisë Botuese "Shanghai Translation Publishing House", Wu Hong, "Modiano gëzon reputacion në mbarë botën përsa i përket veprave të tij. " Ai shton se veprat e tij nuk kanë qenë në krye të listës së botuesve dhe shumë prej shtëpive botuese tani kanë nisur të diskutojnë me autorin nobelist për te drejtën e botimit.

Kritiku letrar kinez Ba Ye thotë se "Modiano është mjaft i njohur në qarqet kulturore. Madje sipas Ba-së, Modiano është po aq i njohur sa Milan Kundera. Veprat e tij në shumicën e rasteve i kushtohen ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, ku ndërthuret stili unik i shkrimtarit me rethanat historike.

"Modiano është një nga shkrimtarët më në zë bashkëkohorë në Francë, pjesa më e madhe e veprës së të cilit janë kujtime. Në to breza të tërë njerëzish gjejnë vetveten. Krijimtaria letrare e Modianos shquhet për stilin e veçantë të të treguarit., shkruan Yu Zhongxian, profesor i letërsisë frënge pranë Akademisë Kineze të Shkencave sociale.

Shkrimtari kinez Wang Xiaobo e cilëson Modianon si një nga rumancierët më të shquar të botës.Në artikullin e tij "Arti i shfaqjes" , Wang shkruan se "Romancierët botërorë që kanë shënuar arri tje të mëdha përmes veprave të tyre janë Italo Calvino, Marguerite Yourcenar, Gunter Grass, Patrick Modiano dhe Marguerite Duras."

Tashmë lexuesit kinezë do të kenë rast të njohin edhe vepra të tjera të nobelistit francez Modiano të përkthyera në gjuhën kineze dhe të botuara në libraritë në mbarë vendin. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China