PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"The Hunger Games" pezullohet nga kinematë e Bangkokut
2014-11-24 17:03:40 CRI Komenti juaj Printoni

"The Hunger Games" pezullohet nga kinematë e Bangkokut

Seria e fundit e filmit 'The Hunger Games' është pezulluar nga të gjitha kinematë e Bangkokut.

Shkak është bërë protesta e një grupi studentësh kundër qeverisë ushtarake që ka marrë kontrollin e Tajlandës.

Rreth 100 studentë blenë biletat nga rrjeti i kinemave Apex dhe shkuan aty për të shfaqur një simbol me tre gishta që do të thotë kundërshtim.

Më pas rrjeti i kinemave njoftoi pezullimin e shfaqjes së filmit.

Taylor Swift kryeson klasifikimin 'Billboard 200'

Këngëtarja amerikane Taylor Swift po kryeson që prej tre javësh klasifikimin Billboard 200. Albumi i saj i fundit '1989' i cili është i rrymës pop është shitur në mbi 312 000 kopje.

Albumi Swift, zëvendësoi në klasifikim atë me kolona zanore të Disney, 'Frozen'.

Në të gjithë karrierën e saj, Swift ka shitur deri më tani dy milion kopje.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China