PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Autorët kinezë dhe çmimi "Nobel"
2014-10-23 14:59:48 CRI Komenti juaj Printoni

Tetori njihet si muaji i letërsisë dhe për faktin se është muaji kur ndahen çmimet "Nobel", ku përfshihet dhe letërsia. Kina si një vend me kulturë të lashtë dhe letërsi po aq të lashtë dhe bashkëkohore ka historinë e saj të çmimeve "Nobel".

Në vitin 2012 shkrimtari kinez Mo Yan u bë i pari përfaqësues i letërsisë kineze i cili fitoi çmimin "Nobel". Këtë vit poeti kinez Bei Dao u nominua për të njejtin çmim.


Lin Yutang


Shen Congwen

Por si ka evoluar ndër vite përvoja e autorëve kinezë me çmimin Nobel?

Përpara Mo Yan, shkrimtari kinez Shen Congwen iu afrua Nobelit në vitin 1988, duke u nominuar në 5 pretendentët për çmimin prestigjioz, por vdekja e tij në maj të këtij viti pengoi marrjen e çmimit. Në rregulloren e Nobelit, çmimi nuk jepet pas vdekjes.


Lu Xun

Akademia suedeze e çmimeve Nobel ka vlerësuar kontributin e shkrimtarit Lu Xun në letërsinë kineze dhe e ka njoftuar atë nëse do të dëshironte të nominohej për këtë çmim në vitin 1927. Përgjigja e tij ishte se "Liang Qichao nuk do ta pranonte këtë çmim ndaj as unë nuk jam i gatshëm për të përfituar këtë shumë parash". Sipas tij Akademia suedeze e Nobelit, nuk duhet ta japë çmimin thjesht për të favorizuar Kinën, pasi kështu populli kinez do të ndjehej i fyer.

Lidhur me popullaritetin e Lao She, mësohet se i biri Shu Yi ka deklaruar se shkrimtari Lao She duhet të ishte nderuar me çmim në vitin 1968, por Akademia Suedeze e çmimeve Nobel nuk arriti të komunikonte me të, pasi kishte ndërruar jetë në vitin 1966. Çmimi i atij viti iu dha japonezit Yasunari Kawabata. Në vitet e mëvonshme, njëri nga anëtarët e Komitetit të Çmimeve Nobel, pikërisht Kjell Espmark ka deklaruar se Akademia i kishte kërkuar shkrimtarit kinez nëse pranonte të nominohej për çmimin prestigjioz, por ai falë modestisë nuk kishte pranuar.

Në vitin 1975, Lin Yutangu zgjodh zëvendëspresident i PEN International dhe të gjithë anëtarët ishin dakord të rekomandonin kandidaturën e tij për çmimin Nobel në emër të kësaj organizate. Ai u nominua por nuk arriti të përzgjidhej si fitues i Nobelit.


Bajin
Foto: 东方IC

Në vitin 2000 Akademia suedeze e çmimit Nobel përzgjodhi Ba Jin për çmimin e vitit 2001. Ai konsiderohej si një nga shkrimtarët më të shquar në letërsinë moderne kineze, pasi veprimtaria e tij letrare gjysmë shekullore kishte lënë gjurmë të mëdha në rrethet artistike. Por vetë shkrimtari nuk pranoi ti jepej çmimi Nobel.

Mo Yan mbetet fituesi i vetëm i këtij çmimi deri në edicionin e sivjetëm të tij.Në këtë kronologji të çmimeve "Nobel" për letërsinë dhe autorëve kinezë vërehet modestia e shumë shkrimtarëve kinezë ndër vite, të cilët kanë refuzuar çmimin, por dhe ndarja e dy prej tyre nga jeta, pa mundur që pas nominimit të merrnin çmimin e njohur.


Mo Yan
Foto: FREDRIK SANDBERG / 东方IC

Letërsia kineze bashkëkohore ka mjaft autorë veprat e të cilëve janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Krijimtaria letrare kineze po njihet dita-ditës nga lexuesit kudo dhe me siguri autorët kinezë do të jenë pjesë e listës së shkrimtarëve fitues të çmimit të Akademisë Suedeze "Nobel".

Një Nobelist i lidhur me Kinën

Një fjalë thotë se "Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua". Kjo shprehje lidhet me Thomas Sudhof, profesor i Universitetit amerikan të Standfordit, i cili ka fituar çmimin Nobel në vitin 2013 për fiziologjinë qelizore dhe molekurale. Kur mori çmimin ai ja dedikoi bashkëshortes kineze Chen Lu, profesore e asociuar e neurokirurgjisë, psikiatrisë dhe shkencave sociale pranë Universitetit amerikan të Standfordit. Zoti Sudhof tha se "Bashkëshortja ime është një shkencëtare e mrekullueshme e cila më ka këshilluar gjatë gjithë karrierës sime shkencore dhe kjo ndihmë ka qenë vendimtare për mua."

Sudhof është anëtar i bordit të Akademisë Kineze të Shkencave, pranë Institutit të Biofizikës në Pekin dhe shpesh udhëton në Kinë për shkëmbime akademike. Zbulimi i profesorit Sudhof në fushën molekulare pritet të ndikojë pozitivisht në studimet e ndryshme të sëmundjeve nervore,ndër të cilat autizmi dhe skizofrenia. E shoqja kineze, njëherësh akademike pranë Universitetit prestigjioz të Standfordit ka një kontribut të veçantë në nderimin e këtij shkencëtari me çmimin "Nobel".

Në një intervistë ekskluzive për median kineze "Global Times" ajo ka treguar se ata si çift shkencëtarësh kurrë nuk i kanë dhënë rëndësi reklamimit në media të punës së tyre. Për ta rëndësi të veçantë ka përgjegjësia shkencore ndaj publikut. Ajo shton se komuniteti shkencor në SHBA vlerëson potencialin shkencor të Kinës, investimet e jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës si dhe arritjet e shkencëtarëve kinezë.

Ndërsa nobelisti amerikan Sudhof shpreh besimin se shumë shpejt ndonjë shkencëtar kinez do të jetë fitues i Nobelit. Ai e mbështet këtë besim në përvojën e tij të bashkëpunimit me institucionet kërkimore dhe shkencore të Kinës si dhe me arritjet e shumë prej shkencëtarëve kinezë në arenën ndërkombëtare.(E.Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China