PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bob Dylan do të nderohet me çmimin 'Njeriu i Vitit MusiCares'
2014-09-26 16:11:59 CRI Komenti juaj Printoni


foto nga www.cfp.cn

Legjenda e muzikës Bob Dylan do të nderohet nga emrat më të mëdhenj të muzikës në një ceremoni të posaçme para ndarjes së çmimeve Grammy në Los Angeles.

Për të kremtuar ditëlindjen e tij të 73-të, dhënia e çmimit MusiCares 2015, do të jepet nën praninë e muzikantëve të tjerë si Neil Young, The Black Keys, Willie Nelson dhe Crosby që do të kërkojnë në mbrëmjen Gala shkurtin e ardhshëm.

Çmimi 'Njeriu i Vitit MusiCares' u jepet muzikantëve për arritjet e tyre personale ashtu edhe për dedikimin filantropik.

Carole King dhe Bruce Springsteen janë nderuar në edicionet e kaluara.

Dylan ka fituar deri më tani 10 çmime Grammy.

Barbra Streisand bën histori me albumin e ri

Barbra Streisand është duke bërë edhe një herë histori, pasi albumi i saj i fundit është renditur në vendin e parë të klasifikimit muzikor amerikan Billboard.


foto nga www.cfp.cn

Publikimi më i fundit i këngëtares, "Partners", po debuton këtë javë në vendin e parë të klasifikimit të albumeve Billboard 200.

Albumi u publikua më 16 shtator, ndërsa është i dhjeti i Streisand-it që debuton në vendin e parë.

Këngëtarja 72-vjeçare është artistja e parë që ka një album në vendin e parë të klasifikimit në secilën nga gjashtë dekadat e kaluara.

Deri tani janë shitur 196,000 kopje të albumit "Partners", duke e bërë Steisand artisten me shitjet më të mira këtë vit. (Leftion Peristeri)

Mbyllet Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Penianit

Filmi gjerman "My Beautiful Country" fitoi çmimin e festivalit të sapo përfunduar ndërkombëtar të filmit të Penianit.

Mbi 90 filma u shfaqën gjatë festivalit, përfshirë ata nga Koreja e Veriut, Kina, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe India.

Filmi "My Beautiful Country" portretizon Kosovën e vitit 1998 dhe luftën që preku shqiptarët e serbët, ndërsa nënvizon temën e paqes dhe luftës.

Filmi kinez "The Ferry" grumbulloi disa çmime, përfshirë atë të regjisorit më të mirë, aktorit dhe muzikës.

Festivali i filmit shpërndau 14 çmime. Ai mbahet çdo dy vjet që prej 1987-s.

(Leftion Periteri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China