PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restorantet më të çuditshëm në botë
2014-09-18 14:42:42 CRI Komenti juaj Printoni

Pothuajse në të gjithë botën klienti është mbreti dhe mbreti duhet të respektohet.

Sot në botë ka shumë restorante interesante, ku klientët respektohen në forma të ndryshme dhe me shumë fantazi.

Në Riga psh; ndodhet një restorant spital, ku kamarieret janë të veshura si infermiere dhe shërbejnë nëpër tavolina dhe ua sjellin porositë klientëve tamam sikur ata të ishin pacientë.

Restorant "Tualeti"

Në Pekin dhe në Taipei ndodhet një restorant i quajtur "Tualeti". Aty ushqimi serviret me anë të pjatave që kanë formën e tualetit ndërkohë që karriket kanë formën e WC-ve. I gjithë restoranti është i pajisur sikur të ishte një banjë moderne. Shërbehet me anë të një vaske, e cila është mjaft e pastër.

Në Tokio, konsumatorëve të restorantit "Zauo" nuk u shërbehet në tryezë, por duhet që çdokush prej tyre të jetë i pajisur me grep që të mund ta kapë peshkun dhe më pas ta gatuajë atë sipas dëshirës.

Në Itali, në krahinën Rieti ndodhet restoranti më i vogël në botë. Është quajtur "Solo per due" (vetëm për dy). Ky është një restorant që servir ushqim vetëm për një çift të dashuruarish. Aty të dashuruarit mund të gjejnë atë që u mungon në çdo restorant tjetër, praninë e të tjerëve. Midis trëndafilave të kuq, muzikës romantike dhe të zgjedhur dhe një kuzhine epër të shijshme, të dashuruarit ndihen sikur të ishit në qiellin e shtatë. Ndërkohë nëse ata duan që kamarierët t'u shërbejnë duhet t'i bien një këmbane prej argjendi.

Restorante vetëm për kafshët

Në Pekin, por edhe në Azi ekzistojnë restorante për kafshët shtëpiake. Është një restorant që ofron të gjitha shijet e një gatimi special. Në këtë restorant qenit i shërbehet në pjatën e tij duke e bërë që të ndihet sikur të ishte ai "mbreti" i kësaj darke.

Në Londër mund të prenotoni restorante që ndodhen në ajër, ku format e tavolinës, të cilat plotësojnë këtë restorant janë si timon. Të tilla restorante mund të montohen edhe në kopshtin e shtëpisë tuaj dhe më pas me anë të një telekomande mund të ngrihen lart deri në një farë lartësie të caktuar. Ky restorant ofron rreth 22 vende me një çmim prej 15 mijë dollarësh.

Në Shangai gjithashtu klientët dhe kamarierët mund të qëndrojnë në një restorant 50 m në lartësi.

Në Nju Jork ndodhet një restorant, ku një herë në javë serviret darka nudo dhe gjithë njerëzit që e frekuentojnë duhet ta hanë ushqimin pa rroba. Secili prej klientëve që dëshiron të darkojë në këtë lloj restoranti i lë veshjet tek garderoba e restorantit, e cila ndodhet në hyrje të tij. Kështu që secili prej tyre është komplet nudo, ndërsa kamarierët mbajnë të veshur një uniformë.

Në Hong Kong ndodhet një restorant i quajtur "Robot Kitchen". Në këtë restorant shërbejnë vetëm robotë. Robotët e vegjël shërbejnë nëpër tavolina të ndryshme duke bërë që klientët të ndihen shumë të kënaqur, vetëm shefi i kuzhinës (kuzhinieri) është njeri dhe jo robot. Kamerierët robotë kanë karakteristika të kamerieres femër dhe të kamerierit mashkull, duke ofruar kështu një shërbim mjaft cilësor për çdo kënd.  

Restoranti "Dracula"

Në Bukuresht, Rumani gjendet restoranti "DRACULA" që është i ndërtuar brenda shtëpisë së vërtetë të kontit me emrin Vlad. Ky restorant arrin të përcjellë një atmosferë shumë të frikshme për të gjithë klientët që bëhen pjesë e tij. Emocionet janë të pa para që në fillim të hyrjes, sepse kamerierët janë të shndërruar në vampirë. Ata kanë një fytyrë të frikshme, e cila vjen si e zbehtë dhe në uniformën e tyre kanë njolla gjaku. Këshillohet që askush të mos ketë frikë nga atmosfera e krijuar, sepse darka nuk ofrohet me gjak, por me pjata tipike të kuzhinës.

Në Divjakë ekziston një restorant ku klientëve u shërbehet mbi një kalë të bardhë. Emri i këtij restoranti është "Ali Kali dhe është i njohur për një kalë të stërvitur mirë.

Restoranti i akullit në Dubai

Pothuajse çdo gjë në këtë restorant është skalitur prej akulli. Klientët ulen në stola ose karrike akulli, hanë në tavolina prej akulli, pjatat po ashtu janë prej akulli dhe bari i projektuar me akull. Ky restorant ndodhet në Dubai.

Restoranti avion

Mmm, ushqimi në avion. Nëse ju përlqen ushqimi në avion por jeni të lodhur nga kontrollet e sigurisë dhe çmimi i lartë i biletave të fluturimit mund të shkoni në restorantin avion në Taipei. I dizejnuar nga brenda tamam, kamarieret të veshura si stjuardesa dhe "pasagjerët" që shijojnë diçka më shumë se mishi i pulës apo peshkut.

Restoranti Ninxha

Në Nju Jork ushqimi shërbehet në një restorant të quajtuar "Ninja Disneyland". Të ftuarit kalojnë nëpërmjet një rruge sekrete dhe më pas ulen në tavolinë. Kamarierët janë të veshur si ninxha dhe performojnë për klientët.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China