PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Legjenda Bruce Lee—Mbreti i Kong fu-së
2014-08-28 11:06:13 CRI Komenti juaj Printoni

E gjithë bota e njeh atë si Bruce Lee, luftëtarin e sigurt të arteve marciale, që papritur u kthye në ikonën e kinematografisë në fillim të viteve '70.

Ai performoi në pesë filma, tre prej të cilëve u publikuan pas vdekjes së tij në Hong Kong, në moshën 32-vjeçare.

Në vitin 1959 një djalë i shkurtër dhe i dobët rreth 18-vjeç nga Hong-Kongu udhëtoi drejt SHBA-së duke e deklaruar veten si John Wayne apo James Dean.

Bruce Lee (Lee Hsiao Lung), u lind në San Fransisco në nëntor e vitit 1940. Ishte djali i një operisti të njohur kinez. Që në moshë të re ai nisi të merrej me Kung Fu dhe e shihte atë si një mënyrë për të disiplinuar vetveten. I famshmi Yip Men i mësoi Bruce aftësitë bazë.

Bruce ishte aktor i artit luftarak, filozof kinez, instruktor i artit luftarak si dhe themelues i stilit luftarak Jeet Kune Do. Njihet si aktori më me ndikim i artit marcial si dhe ikonë e shekullit XX. Gjithashtu ishte babai i aktorit Brandon Lee dhe aktores Shannon Lee.

Në moshën 19-vjeçare Bruce Lee lë Hong-Kongun për të studiuar për filozofi në Universitetin e Uashingtonit në SHBA. Në atë kohë ai u punësua si kamarier si dhe nisi të japë mësime private.

Ai u takua me gruan e tij Linda në Universitetin ku studionte. Shkolla e tij për arte marciale u zhvillua dhe u bë e njohur brenda një periudhe tepër të shkurtër. Ai arriti të fitojë disa role në filmat e Hollivudit.

Bruce Li ka jetuar në Hong-Kong për 13 vite me vëllain e tij Robert Lee, përfundoi shkollën fillore dhe të mesme dhe po ashtu mori mësime të karatesë në disa shkolla. Njëkohësisht u antarësua në Federatën e zonave luftarake Wu Shu ku korri sukses të jashtëzakonshëm dhe u dallua si nxënës shumë luftarak dhe teknik shumë i shquar.

Themelimi i Jeet Kune Do

Li ishte i njohur për forcën e tij fizike dhe të fuqishme. Ai kishte një regjim palestre dedikuar për t'u bërë aq i fortë sa kishte mundësi. Pas ndeshjes së tij me Wong Man Jack në vitin 1965, Lee ndryshoi qasjen e tij në drejtim të trajnimit të arteve marciale. Megjithëse ai stërvitej tepër dhe krijoi shumë muskuj, ai kishte bindjen se përgatitja mendore dhe shpirtërore ishte themelore për suksesin e trajnimit fizik në aftësitë e arteve marciale.

Li besonte se muskujt e barkut ishte një nga grupet e muskujve më të rëndësishme për një artist ushtarak, pasi praktikisht çdo lëvizje kërkon një shkallë të punës barkut. Sipas Linda Lee Cadwell, edhe kur ai nuk trajnohej, Lee do të bënte shpesh ushtrime barku. Ajo kujton se "Bruce ishte fanatik i ushtrime të barkut, bënte pompa dhe shumë ushtrime të tjera".

Wing Chun

Influencën më të madhe në zhvillimin e arteve marciale Lee e pati nga Wing Chun. Lee nisi të trajnohej në Wing Chun nga mësuesi i tij Yip Man në vitin 1957. Klasat e rregullta të Yip kishin të bënin me praktikimin e metodave të veçanta. Yip mundohej t'i mbante nxënësit e tij larg nga sherret e rrugës në Hong-Kong duke i inkurajuar ata që të ndesheshin në kompeticione të posaçme.

Në prillin e vitit 1959, prindërit e Lee vendosën ta dërgojnë në SHBA që të jetojë me motrën e tij të madhe, Agnes Lee, e cila jetonte në një familje në San Francisco.

Në moshën 18-vjeçare, Lee u rikthye në SHBA me vetëm 100 dollarë në xhep. Pasi jetoi për disa muaj në San Francisco ai shkoi për të jetuar në Seattle, për të vazhduar shkollën, ku dhe u punësua si kamarier në restorantin e Ruby Chow.

Bashkëshorti i Chow ishte koleg dhe mik i babait të Lee. 

Lee pati 2 fëmijë me Linda Emery, Brandon Lee (1965–93) dhe Shannon Lee (lindur më 1969).

Karriera e arteve marciale

Lee u bë mësues i arteve marciale në SHBA në vitin 1959. Ai u mësoi miqve që takoi në Seattle, duke nisur që me praktikuesin e Judo-s, Jesse Glover. Taky Kimura u bë asistenti i parë i Lee dhe vazhdoi të mësojë dhe të përcjellë artin dhe filozofinë edhe pas vdekjes së Lee.

Lee hapi shkollën e tij të pare për arte masrciale, ku e quajti Instituti "Lee Jun Fan Gung Fu", në Seattle.

Karriera kinematografike

Babai i Lee ishte një yll i operës kineze dhe për këtë Lee u njoh me botën e filmit dhe teatrit që në moshë fare të re. Madje ai pati dhe rolin e tij të parë kur ishte foshje. Deri në moshën 18-vjeçare ai mori pjesë në 20 filma.

Gjatë kohës që ishte në SHBA nga viti 1959 deri në vitin 1964, Lee i la mënjanë mendimet pëpr karrierën kinematografike dhe iu përkushtua arteve marciale. Në atë kohë, dy nga studentët e arteve marciale të Lee ishin skenaristë dhe aktorë në Hollywood -Stirling Silliphant dhe James Coburn. Në vitin 1969 të tre ata punuan për skenarin e filmit "The Silent Flute", dhe shkuan së bashku në Indi. Vite më pas ai ka qenë ideatori i skenave me arte marciale ku merrnin pjesë Dean Martin dhe Chuck Norris. Në vitin 1970, ai ishte përgjegjës për koreografinë e një skene ku luanin Ingrid Bergman dhe Anthony Quinn.

 

Bruce Lee u varros pranë djalit të tij Brandon në Seattle. Në majin e vitit 1973, u rrëzua në studiot e Golden Harvest në Hong Kong gjatë dublimit të filmit "Enter the Dragon". Ai u dërgua në spital menjëherë ku më pas u diagnostikua me edemë cerebrale.

Në korrikun e vitit 1973, Lee ishte në Hong Kong, duke darkuar me një prej yjeve të kinematografisë me të cilin kishte në plan të bënte një film. Sipas bashkëshortes së tij Linda, Lee u takua me regjisorin Raymond Chow rreth orës 2 në shtëpi për të diskutuar për filmin "Game of Death". Ata punuan për disa orë, por më pas Lee u ankua për dhimbje koke dhe u shtri… dhe nuk u ngrit më.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China