PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lamtumirë Ronin Williams
2014-08-19 16:11:29 CRI Komenti juaj Printoni

Lamtumirë Ronin Williams

Aktori i njohur amerikan, Robin Williams, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, mesa duket pas një akti vetëvrasjeje.

Komediani 63-vjeçar u deklarua i vdekur pak pasi zyrtarët iu përgjigjën një thirrje emergjence.

Williams ishte i famshëm për rolet në filmat "Good Morning Vietnam" dhe "Dead Poets Society" dhe fitoi një Oscar për rolin e tij në filmin "Good Will Hunting".

Një zëdhënës tha se aktori po luftonte me depresionin e rëndë. Në të shkuarën ai kishte folur, madje kishte bërë edhe shaka me përpjekjet e tij për të dalë nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës. Së fundmi ai ishte rikthyer në një qendër rehabilitimi.

Williams kishte tre fëmijë nga martesat e mëparshme. Ai lindi në Chicago në vitin 1951.

Në shkollën e mesme u fut në klubin e dramës dhe u pranua më vonë në një akademi prestigjioze artesh në Nju Jork.

Aty, një mësues e nxiti që të bëhej komedian.

Presidenti Barack Obama ishte njëri mes atyre që ofroi ngushëllimet e tij për familjen.

"Ai na bëri të qeshim. Ai na bëri të qajmë. Ai e dhuronte talentin e tij të pamasë falas për të gjithë ata që kishin nevojë, që nga trupat tanë jashtë vendit e deri tek të marxhinalizuarit në rrugët tona", tha Obama.

Steven Seagal mbajti koncert në Krime

Aktori hollivudian Steven Seagal, njëkohësisht edhe këngëtar, ka mbajtur një koncert në Krime, në një skenë të rrethuar nga flamujt e separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Seagal dhe grupi i tij blues hipën në skenë gjatë një shfaqjeje të motoçiklistëve në qytetin e Sevastopolit, ku ndodhet dhe baza e Flotës Ruse në Detin e Zi.

Fansat valëvitën flamurin rus teksa Seagal këndoi dhe luajti me kitarë. Edhe flamuri i së ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, i zi, blu dhe i kuq, ishte vendosur në një kënd të skenës.

Seagal tha se kishte udhëtuar në Krime, "pasi muzika bashkon njerëzit", raportoi agjencia ruse e lajmeve "RIA Novosti". Sipas agjencisë, atij iu dha edhe një bluzë me fytyrën e presidentit Putin në të, të cilën ai e mbajti dhe e ngriti lart teksa falënderonte turmën.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China