PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lady Gaga dhe Tony Bennett do të publikojnë një album Jazz
2014-08-01 17:34:14 CRI Komenti juaj Printoni

Lady Gaga dhe Tony Bennett do të publikojnë një album Jazz

Lady Gaga dhe Tony Bennett kanë regjistruar një album me muzikë jazz të titulluar "Cheek to Cheek," i cili do të publikohet këtë vjeshtë.

Megjithëse këngëtarja është ushtruar kryesisht në muzikën pop, tani ajo thotë se të këndojë jazz i vjen më natyrale:

"Jazz-i vjen pak më natyrshëm tek unë sesa muzika pop, më pas dhe ajo R&B. Kam kënfuar muzikë jazz që kur isha 13 vjec," tha Gaga.

Ajo i bëri komentet ndërsa ishte në krah të Tony Bennett përpara interpretimit në qendrën Jazz Lincolnnë Nju Jork. Të dy kanë bashkëpunuar më herët në albumin "Duets II" të këngëtares të publikuar në vitin 2011.

Bennett tha se tifozët do të mahniten kur ta dëgjojnë Gaga-n të këndojë jazz.

Mitch Winehouse do të publikojë një album të ri

I ati i këngëtares së ndjerë britanike Amy Winehouse do të publikojë një album për të grumbulluar fonde për fondacionin e bamirësisë që ai ka hapur në nder të vajzës së tij.

Mitch Winehouse tha se albumi titullohet "But Beautiful" me këngë që nuk arritën të publikoheshin në vitin 2011, kur këngëtarja u nda nga jeta.

Amy Winehouse ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare, sipas autopsisë shkak i vdekjes ishte helmimi nga alkooli.

Mitch tha se albumi i ri do të jetë gati për t'u publikuar më 29 shtator në emrin e shtëpisë diskografike të themeluar nga e bija Lioness Records.

Pop China

Li Chunbo është këngëtar i njohur kinez i viteve '90. Këngët e tij ishin aq të njohura në vitet 1990, sa që mund të këndoheshin edhe nga fëmijët. Këngë të njohura të tilla si Xiao Fang dhe "Një letër në shtëpi".

Së fundi, Li Chunbo ka publikuar këngën e tij të re "Older Sister". Kënga përshkruan dashurinë e motrës më të madhe për vëllain e saj të vogël.

Li Chunbo - "Older Sister" 李春波【姐姐】

Grupi Mushroom Brothers mori famë në konkursin muzikor 'The Voice of China'. Porgrami ka hyrë tashmë në edicionin e tretë dhe javën e kaluar ai vendosi një rekord për numrin e shikuesve.

Mushroom Brothers – Old childhood's friends 蘑菇兄弟【大朋友小朋友】

Këngëtarja Yu Ke Wei ka publikuar së fundit albumin "Ngrohtë", që është albumi i saj i katërt, i prodhuar nga Zhang Yadong. Ai është vlerësuar nga publiku e në të përfshihet edhe kënga "Dashuria padukshme". Sot prezantojmë versionin kinezisht.

郁可唯【盲目者请崇拜】

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China