PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ditëlindja luksoze e Jennifer Lopez
2014-07-28 14:40:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ditëlindja luksoze e Jennifer Lopez

Jennifer Lopez mbushi 45 vjeç dhe e festoi ditëlindjen duke organizuar një "party" me një vlerë prej 100 mijë dollarësh.

Për ëmbëlsirën e 100 të ftuarve të saj këngëtarja kishte zgjedhur një tortë të madhe që kishte formën e një femre që ngjante me të, të shtrirë mbi një luan.

Khloe Kardashian, French Montana, Fat Joe, Kelly Ripa, Leah Remini dhe Andy Cohen ishin disa nga të ftuarit sipas 'TMZ'-së.

Lonardo Di Caprio shfaqet me kg të tepërt

Di Caprio në Saint Tropez organizoi një mbrëmje bamirësie dhe më pas vendosi të kalojë disa ditë pushimi me të dashurën, Toni Gram.

Leonardo Di Caprio është fotografuar në Saint Tropez teksa fondacioni i tij organizoi një mbrëmje bamirësie. Ai mblodhi yjet e botës së shoëbizz-it, të cilët ishin të pranishëm në këtë mbrëmje gala. Fondacioni i tij arriti të mbledhë rreth 18 milionë euro.

Di Caprio gjithashtu shijoi edhe disa orë në një jaht me të dashurën e tij modelen, Toni Garrn. Aktori duket se ka shtuar disa kilogramë nga imazhet e shkëputura Di Caprio e ka ekzagjëruar pak kohët e fundit me ushqimin.

Çifti duket se nuk ka përplasje dhe vazhdojnë të qetë romacën e tyre edhe pse gjatë ditëve të Festivalit të Kanës , Di Caprio u fotografua në një klub nate në shoqërinë e një femre misterioze.

Publikohet fotoja e Ben Affleck me kostumin e Batman

Warner Bros ka publikuar një pamje të re të aktorit Ben Affleck me kostumin e superheroit të famshëm Batman, të cilin do e interpretojë në filmin 'Batman v Superman: Dawn of Justice'.

Aktori hollivudian shihet në profil dhe me maskën që i tregon vetëm pjesën e buzëve dhe mjekrën.

Kjo foto do të jetë pjesë e një koleksioni fotosh të Batmanit të marra nga filmat, serialet televizivë dhe video-lojërat.

Filmi 'Batman v Superman: Dawn of Justice' me regji të Zack Snyder do të shfaqet për herë të parë në maj të vitit 2016.

Kasti i këtij filmi do të jetë i përbërë nga aktorë të njohur si Ben Affleck, Henry Cavill, Amy Adams, Laurence Fishburne, Diane Lane dhe Jesse Eisenberg.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China