PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nuk mund ta ndryshoni Kinën…..Kina ju ndryshon ju
2014-07-24 16:10:20 CRI Komenti juaj Printoni

Për shumicën e atyre të cilët nuk kanë qenë asnjëherë në Kinë ekziston një përshtypje për këtë vend e krijuar ose nga filmat ose nga fotot e ndryshme apo dhe nga programet mediatike. Shumë prej jush ndoshta mendojnë se Kina është vetëm ai vendi me shumë popullsi ku hahet me shkopinj dhe bëhet kung fu. Por, për ata të cilët vijnë këtu për të studiuar dhe punuar shohin që Kina është një nga vendet më miqësore në botë dhe çdo ditë e më shumë të huaj bien në dashuri me këtë vend për shumë gjëra që ofrohen që nga mënyra e jetesës, ushqimi, bukuritë natyrore, kultura, etj.

Megjithëse të ambjentohesh me jetën në Kinë kërkon pak kohë, dhe më pas ju kuptoni se sa shumë keni ndryshuar nga qëndrimi në këtë vend. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për t'u rritur, por ka të bëjë me ndryshimin e mendimeve tuaja për disa gjëra. Për ato gjëra apo situate që në fillim ju dukeshin të çuditshme apo të pa imagjinueshme, tani janë pjesë normale e rutinës suaj.

Disa prej të huajve që vizitojnë Kinën në fillim përjetojnë "shok kulturor", pasi karakteristikat në Kinë janë pothuajse të gjitha të ndryshme nga perëndimi. Por pas një fare kohe ata e kalojnë këtë gjendje dhe madje nisin të sillen si vendasit.

Ja si ndryshoni nga qëndrimi për një kohë të gjatë në Kinë:

- Ju pëlqen të shkoni shpesh në karaoke

- Ecni mbrapsht në park (Mjekësia kineze sugjeron ecjen mbrapsht për të pasur një shëndet sa më të mirë, pasi ky lloj sporti nxit qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin si dhe i bën mirë shëndetit mendor. Ky ushtrim përmirëson gjithashtu gjunjtë tuaj dhe forcon muskujt dhe ligamentet. Megjithatë, ju duhet të ruani ekuilibrin kur ecni mbrapsht. Thuhet se ky është një nga ushtrimet më të mira për trurin)

- Tymosni cigare pothuajse në çdo vend

- Të gjithë të huajt e tjerë ju duken njësoj

- Ju pëlqejnë aromat e ndryshme që më parë nuk i duronit dot

- Ju nisni të bëheni supersticiozë madje dhe për pozicionimin e objekteve në shtëpinë tuaj.

- Nëse shkoni në vendlindjen tuaj çdo gjë ju duket tepër e shtrenjtë

- Nuk e keni më problem të hani fara luledielli kudo

- Nuk ju bën më përshtypje kur shihni 3 punëtorë për të ndërruar një llambë.

-Ndonjëherë zgjasni kokën për të parë çfarë po lexon tjetri

-Nëse i jepni makinës ju i bini borisë pa problem në çdo orë të ditës

- Shkoni tek dyqani ngjitur me pizhama.

- Pirunjtë ju duken qesharakë

- Kur shkoni në shtëpi ju merr malli për ushqimin dhe jetesën në Kinë

- Dhënia e dorës kur takoni dikë sa vjen e zbehet

- Nis t'ju pëlqejë çaji në vend të kafesë

- Kebabët dhe birrën nuk i ndërroni me asgjë

-Kur nis të debatosh me shitësin e dyqanit në vendlindjen tënde për shkak të çmimit, nis dhe bën pazar me të për të të ulur çmimin.

- Kur lumturohesh pa masë nëse gjen këpucë për numrin e këmbës tënde

-Ulesh në kafe me miqtë dhe askush nuk merr pjesë në bisedë, të gjithë e kanë mendjen tek telefoni.

-Ju flini rehat edhe nëse ju zë gjumi në karrike

-Pini ujë të ngrohtë madje edhe në verë

-Kur dilni jashtë Kinës dhe të gjithë të huajt e tjerë ju duken te gjatë dhe të shëndoshë.

- Nuk hiqni dot dorë nga ushqimet pikante dhe kofshat e pulës.

-Kur vishni të njëjtën T-shirt si i dashuri apo e dashura juaj, e shihni këtë gjë si romantike!

-Kur mendoni për Kinën –"Shtëpi, e ëmbla shtëpi"

-Harroni si e ka shijen buka e vërtetë

-Bëheni specialistë në përdorimin e shkopinjve, madje i përdorni ato edhe kur hani kikirika.

-E keni më të lehtë t'i shkruani dikujt një sms se sa ta takoni personalisht

- Në një takim thoni gjithçka që është e mrekullueshme, por nuk jepni asnjë detaj.

-Përpara se të pyesni dikë sa vjeç është e pyesni çfarë shenje horoskopi i përket.

 

- I flisni kinezisht mikut apo mikes suaj

-Qeshni kur jeni i nevrikosur ose në siklet

-Nuk jepni më përgjigje negative, por në vend që të thoni 'jo', përgjigjeni me një 'mbase', ose 'Do ta mendoj'.

Brikena Vokopola është një shqiptare që jeton dhe punon në Pekin për më shumë se 1 vit. Ajo preferon hutong-ët e Pekinit dhe ka shumë dëshirë të shëtisë, kjo për Brikenën është një pjesë e kulturës së Kinës së vjetër pasi sipas saj, gradacelat i gjen kudo. Ajo thotë se ushqimi i saj i preferuar kinez është Jiaozi dhe shishkebabët.

Në intervistën për radion tonë ajo shprehet se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë që Pekini do ishte kaq i madh dhe një qytet kaq i zhvilluar dhe për të impakti i parë ka qenë një surprizë. Ajo thotë se Kinën duhet ta vizitosh për ta njohur, nuk mund të krijosh një imazh të plotë vetëm nga mediet apo miqtë që kanë jetuar më parë në Kinë.

Përsa i përket jetesës së saj këtu ajo shprehet se Kina e ka ndryshuar atë.

"Pikë së pari kam ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, ishte gjithçka e re për mua. Se sa shumë më ka ndryshuar Kina këtë e vura re kur u ktheva në Shqipëri dhe aty bëhet dallimi. Sidomos nga mënyra e jetesës, në Kinë jam tepër e zënë. Mendoj se kam ndryshuar në aspektin e pranimit të kulturave të reja, pasi është një ndryshim shumë i madh, duke qenë vende në distanca tepër të mëdha, sigurisht dhe kultura ka një ndryshim tepër thelbësor."

Mësuam nga Brikena se shijet e saj për ushqimet kanë ndryshuar gjithashtu, nëse për familjarët e saj shija e ushqimeve kineze mund të ketë qenë paksa shije e re, për Brikenën tashmë të mësuar me ushqimin kinez, ishte një shije e zakonshme.

Ajo u sugjeron të gjithë shqiptarëve që t'i përqafojnë zakonet dhe traditat e kinezëve pasi kjo është dhe një mënyrë për të kuptuar më shumë Kinën dhe një mënyrë për të jetuar më mirë këtu.

......

Për të gjithë ata që do të udhëtojnë, punojnë apo jetojnë në Kinë këshillohet të relaksohen dhe të ecin me ritmin e këtij vendi. Kina është një vend plot me surpriza, evente të papritura dhe të tjera që ndoshta nuk i kishit imagjinuar kurrë.

Duke jetuar në Kinë ndoshta do të keni ditë ku do të ndiheni i/e frustruar, por edhe ditë të magjishme. Do të jeni të hapur drejt eksplorimit të gjërave të reja të mistereve, të kulturës dhe shumë të tjerave.

Çdo ditë do të jetë një aventurë e re, por kjo do të varet shumë nga pikëpamjet tuaja dhe qëndrimi që do të mbani. Mësoni sa më shumë të mundni për Kinën. Përgatituni që mund të pësoni një "shok kulturor" në fillim, por kjo nuk u ndodh të gjithëve – po ashtu mirëprisni dallimet mes kulturës suaj dhe asaj kineze. Janë pikërisht këto dallime që e bëjnë Kinën një vend të magjishëm. Mundohuni të respektoni kulturën dhe zakonet kineze nëse jetoni në Kinë. Kinezët janë popull i dashur dhe paqësor dhe do t'ju trajtojnë si miq.

Në fund nuk duhet të harroni që jeni një mysafir në një vend të huaj. Për të pasur një ekperiencë sa më të bukur në Kinë dhe shumë miq të mirë, evitoni gjykimet dhe mbani një qëndrim pozitiv. Për disa prej jush, dashuria për Kinën ndoshta nuk do të jetë dashuri me shikim të parë, por sa më shumë do ta njihni aq më të vështirë do ta keni për t'u larguar prej saj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China