PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Edhe pas 20-vjetësh, Oasis nuk ndryshojnë
2014-06-23 08:23:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ende 20 vjet pas debutimit të tyre të parë, Oasis mbeten një nga grupet më përfaqësues të muzikës britanike, të dalluar për solot e tyre me kitarë.

Në tregun muzikor ka pak që ka dalë një version i ri i "Definitely Maybe", që përbëhet nga tre disqe me përmbajtjen e çmendur muzikore të të dy vëllezërve Gallagher në ditët e hershme të karrierës së tyre, edhe pse tani ata nuk mund të qëndrojnë më së bashku.

Kënget e tyre "Live Forever" dhe "Slide Away", mbeten nga më të realizuarat si himne pub-punk.

Në përmbledhjen e re muzikore ka disa demo të pa publikuara më parë si edhe regjistrime live të vitit 1994, shoqëruar nga këngë dhe B sides si "Fade Away" dhe "Listen Up," ku Oasis bënë goditjen e parë në zemrat e publikut.

Oasis ishin një grup roku nga Britania, formuar në Mançester në vitin 1991. Ata zhvilluan shpejt karrierën e tyre. Grupi fillimisht përbëhej nga Liam Gallagher, Paul Arthurs, Paul McGuigan dhe Tony McCarroll. Atyre më pas ju bashkua vëllai më i vjetër i Liam, Noel Gallagher.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China