PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Albumi i Coldplay, Ghost Stories
2014-06-09 10:03:58 CRI Komenti juaj Printoni

Albumi i Coldplay, Ghost Stories

Që 14-vjet më parë, Chris Martin i Coldplay, ishte njeriu më i besueshëm që shkruante për ndjenjat e tij, yjet dhe pengjet e tij të zëmrës. Por çfarë ndodh tani kur ai nuk ka më se për këtë të shkruajë?

Albumi i gjashtë i Coldplay titullohet Ghost Stories. Ai vjen vetëm gjashtë muaj pasi Martin dhe ish-bashkëshortja e tij i dhanë fund një dekade lidhje. Dhe ndodh që për herë të parë në histori, Chris Martin nuk po përpiqet të të "Fix You." Tani ai duhet të rregullojë veten e tij.

Disku i ri i grupit përmban pjesë të cilat nuk ishin dëgjuar më parë nga Coldplay. Kështu në vend të refreneve të gjerë e të papërmbajtshëm, himneve, ka vajtime të gjatë që të kujtojnë zymtësinë e Kanye West.

Në këngën pikëlluese "Oceans," zëri i shtirur i Martin përplaset ndaj një kitare akustike. Por Martin është vetë një fantazmë, gjithashtu, një shtëllungë tymi që ndiqte në qiell një tufë zogjsh, shkruan revista 'Rolling Stone' në një analizë të albumi.

Bashkë producenti i albumit Paul Epworth, i cili u bë i famshëm pasi ndihmoi këngëtare Adele të rrokullisej mbi çmimet Grammys në vitin 2012, ka bërë një punë të mirë për të ndihmuar edhe Coldplay. Në disa këngë, bateristi Will Champion eksperimenton me goditje të forta e të buta. Ndërsa harmonizimi i vajtimeve të Martin do të ndodhë në këngë kryesore të albumit, "Midnight," ku mund të kuptohet edhe qëllimi se përse këndon Chris Martin.

Albumi Ghost Stories është ngjizur diku midis depresionit dhe qetësisë, por megjithatë Coldplay, vijojnë të jenë po ata djem që na kanë sjellë këngë si "Yellow" në vitn 2000. Grupi i këndon dashurisë së përjetshme në këngët "Magic" dhe atë "Ink". Ndërsa "A Sky Full of Stars", që është prodhuar në bashkëpunim me Dj suedez Avicii, e bën edhe Martin të kërcejë, nënvizon revista prestigjioze e muzikës Rolling Stone.

Kënga "True Love" është tepër e dhimbshme për t'u dëgjuar me vargje të tilla si "të lutem më thuaj që më do, nëse jo atëherë më gënje, të lutem më gënje." Revista thotë se kjo është një nga ato këngë të cilën Martin nuk ka dashur ta shkruajë, por ka qenë i detyruar ta bëjë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China