PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Del në ShBA, filmi "Maleficent" me aktoren Angelina Jolie
2014-06-02 20:04:00 CRI Komenti juaj Printoni

Del në ShBA, filmi "Maleficent" me aktoren Angelina Jolie

Këtë fundjavë në kinematë e Amerikës së Veriut do të shfaqet filmi "Maleficent".

Ai ka për protagoniste aktoren Angelina Jolie, në rolin kryesor të filmit të Disney, që risjell historinë e Bukuroshes së Fjetur. Vetëm në tre ditët e para pritet të grumbullohen 62 milionë dollarë.

Gjithashtu këtë fundjavë do të shfaqet edhe filmi "A Million Ways to Die in the West," i Seth MacFarlane.

Filmi është paraprirë nga komente negative ndaj do të arkëtojë vetëm gjysmat e parave të shpenzuara për t'u prodhuar. 

Shfaqet episodi i fundit i dokumentarit "A Bite of China"

Episodi i fundit i dokumentarit "A Bite of China", sezonit të dytë, u transmetua të premten në Televizionin Qendror të Kinës, në kanalin e parë dhe të nëntë.

Dokumentari me shtatë seri tregon gatimet dhe kulturën e njerëzve të thjeshtë. Episodi i fundit është titulluar "三餐", dhe tregon ushqimet e përditshme të kinezëve.

Producentët kanë menduar të tregojnë mëngjesin e përditshëm në disa nga qytetet kryesore të Kinës, si edhe vaktet e punëtorëve në fabrikën Foxconn dhe nxënësve të shkollave të mesme.

Foxconn është një nga fabrikat më të mëdha në botë të pajisjeve elektronike që punëson milion punëtorë emigrantë në Kinë.

Nju Jork, dalin në shitje dorëshkrime të John Lennon

Një koleksion i dorëshkrimeve dhe skicave të John Lennon, do të dalin në shitje në Nju Jork të mërkurën që vjen në një ankand të shtëpisë Sotheby.

Lennon shkroi disa pjesë të libri "In His Oën Write" dhe "A Spaniard in the Works" nga vitit 1964.

Maksimumi për një dorëshkrim do të arrijë në 70,000 dollarë.

Aty Lennon tregon anën e tij artistike dhe komike. Ai u vra në vitin 1980 nga një admirues i çmendur .

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China