PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Muze me bar
2014-04-24 19:09:19 CRI Komenti juaj Printoni

Qendra serioze të kulturës dhe artit, po ndryshojnë me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorë, duke shtuar ambjentet e tyre me kafene, dyqane, madje dhe bare.

Ato janë vende ku përveç produkteve artistike, librave, pirjes së kafesë apo ngrënies së ëmbëlsirave, ju mund të takoni dhe ndonjë artist...

Në një vend ku më parë as nuk mund të imagjinohej një gjë e tillë është muzeu MOMA i Nju Jorkut. Tani në muze është ndërtuar një qendër e re, ku ndodhet një restorant si dhe tregtohen dhurata. Brenda muzeut, vizitorët mund të ulen për të shijuar pamjet e bukura në skulpturë, mund të shikoni piktura të Picaso—s, ose mund të bleni një kupë me pikturën e tij.

Vitet e fundit, njerëzit filluan të interesohen për dyqanet brenda muzeut, të cilat duke se po pëlqejnë. Çdo mall i dyqanit zgjidhet nga specialistët, pasi stafi i dyqanit përbëhet nga njohës të artit. Ata nuk i detyrojnë klientët të blejnë, por promovojnë mallrat e tyre.

Vizitorët në këto dyqane nuk e kanë stresin e blerjeve. Në muzeun MOMA mund të blihen mallra të shumëllojshme, si rroba, apo produkte të tjera të dizenjuara nga stilistë të njohur në botë.

Muzeu Morgan është një qendër e preferuar në Nju Jork. Aty ku ruhen librat më të njohur, por dhe shkrime të tjera me rëndësi. Çdo qytetar mund të aplikojë për të studjuar dhe lexuar materialet me vlerë të këtij muzeu. Ndërtesa e muzeut nga 3 godina të dhuruarapërbëhet nga 3 familja Morgan.

Ndonëse muzeu përbëhet nga 3 godina, në hapësirën e tij nuk ka bare apo restorante, ndaj shumë vizitorë të tij pasi lexojnë librat e preferuar, largohen menjëherë nga ambjentet e kësaj qendre. Sipas drejtorit të muzeut, çdo njeri qëndron në muze afërsisht 1 orë e gjysmë, madje ekspozita e mrekulleshme e tij nuk i nxe klientët.

Lidhur me këtë, famlija Morgan ka gjetur një ndërtues të njohur për të ndërtuar në oborrin e mesëm brenda 3 pallateve kafene si dhe ka mbjellë shumë pemë. Kjo masë e re ka dyfishuar numrin e klientëve dhe e ka bërë këtë qendër mjaft të preferuar për kalimin e kohës së lirë.

Qyteti amerikan i Klevelandit u bë i famshën nga zhvillimi i industrisë, por qeveria federale ka nxitur dhe zhvillimin e kulturës, artit dhe sportit. Në Kleveland është themeluar një muze i muzikës rock, i projektuar nga projektuesi i njohur me orgjinë kineze Leoh Ming Pei.

Përveç kësaj, muzeu i artit në Kleveland është i dyti më i madh në vend. Nëse vizitoni këtë muze do të mësoni se drejtori i tij, ka lidhur dy godinat e muzeut duke krijuar një oborr të madh , në të cilin është hapur një dyqan i shitjes së prodhimeve artistike, në një sipërfaqe prej 300 metra katrorë. Në këtë oborr ka vend dhe për hapjen e ekspozitave artistike.

Siç tregon stafi i muzeut, ky oborr është një sallë shumë funksione, ku zhvillohen mbledhje vjetore, takime apo koncerte. Pas disa vjetëve, kjo qendër u bë mjaft e njohur për zhvillimin e aktiviteteve kultururore për vendësit. Madje shumë qytetarë dëshirojnë të organizojnë dasmën e tyre në këtë ambjent.

Si mund të shpjegohet një muze i pajisur me bar?

Qendra e Studimit Shkencor e Kalifornisë merret me studime të përgjithëshme për natyrën, gjeografinë, faunën dhe florën. Për të tërhequr sa më shumë klientë, veçanërisht të rinjtë për të vizituar qendrën studimore, përgjegjësi i saj ka bërë disa plane.

Veprimtaria më e njohur është klubi i anëtarëve të qendërs. Anëtarët e klubit të pajisur me kartë mund të frekuentojnë qendrën falas, por ata që nuk janë anëtarë duhet të pajisen me biletë.

Në aktivitetet e qendrës marrin pjesë shumë të rinj, të cilët presin në rradhë jashtë qendrës për ti parë ato. Stafi e qendrës kontrollon pasaportat e klientëve, për të caktuar nëse ata kanë mbushur moshën 18 vjeçare, kur lejohet konsumimi i pijeve alkoolike.

Kur klientët hyjnë në qendër, ata mund të shohin peshq të rrallë tropikalë, nën tingujt e muzikës së ofruar nga DJ. Këtë eksperëncë mund ta provoni vetëm në këtë qendër.

Jeta ka nevojë për variacion dhe tani ju mund të pini kafe kur vizitoni një muze, por dhe mund të kaloni një mbrëmje të këndëshme në një qendër shencore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China