PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festivali ndërkombëtar i filmit në Pekin
2014-04-24 18:58:40 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali ndërkombëtar i filmit në Pekin

Ky event i rëndësishëm kulturor ka startuar në vitin 2011 në kujdesin e Administratës Shtetërore të Radios, Filmit dhe Televizionit në Pekin, në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit kinez. Në kuadër të festivalit zhvillohen takime të shumta mes producentëve të filmave, institucioneve kinematografike por dhe mes aktorëve vendës dhe të ftuar nga bota. Më 16 prill u zhvillua ceremonia e hapjes së Festivalit në Qendrën Kombëtare për performimin e arteve në Pekin. Rreth 30 salla kinemash në mbarë Pekinin shfaqën filmat e nominuar të këtij festivali. Përsa i përket shfaqjes së filmave ato janë ndarë sipas kategorive. Filmi i parë i shfaqur në festival ishte ai me titull "E bukura dhe bisha" i regjizorit francez Cristophe Gans ku interpreton aktorja e re Léa Seydoux. Festivali u zhvillua nga 16-23 prill.

Filmat e nominuar

Në festivalin e 4-të të filmit në Pekin konkuruan 15 filma për çmimin e madh "Tiantan" që quhet i tillë sipas emrit të monumentit të njohur të Pekinit "Tempulli i Qiellit". Në listën e filmave të nominuar të festivalit përfshihen dhe prodhimet kinematografike kineze "Mjeshtri i madh" me regji të Wong Kar-wai dhe "Ëndrra amerikane në Kinë" me regji të Peter Chan. Në garë për çmimin Tiantan janë dhe prodhime të kinemasë italiane, greke, australiane, sllovene etj.

Çmimet e festivalit

Janë të shumtë çmimet e festivalit, ndër të cilët "Regjizori më i mirë", "Skenari më i mirë", "Aktori më i mirë", "Aktorja më e mirë", "Aktori më i mirë joprotagonist", "Aktorja më e mirë jo protagoniste", "Fotografia më e mirë", "Muzika më e mirë e filmit" si dhe "Efektet më të mira".

Fituesit e Festivalit u shpallën në ceremoninë e mbylljes së tij në mbrëmjen e 23 prillit.

Juria e festivalit

Juria e edicionit të 4-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Pekin përbëhej nga 7 anëtarë me në krye regjizorin John Woo. Ndër anëtarët e jurisë ishte aktorja italiane Maria Grazia Cucinotta, e njohur për publikun kinez të kinemasë prej bashkëprodhimit kino-italian "Gjithmonë ka një arësye", ku interpreton dhe aktori i njohur kinez Huang Haibo. Ajo ka deklaruar për mediet që shoqëruan festivalin se " ka përjetuar emocione të forta gjatë përzgjedhjes së filmave fitues". Një tjetër anëtar i jurisë së festivalit është producenti i njohur spanjoll Andres Vicente Gomez, president i njërës prej kompanive më të njohura të produksionit të filmit në Spanjë, i cili po zhvillon me këtë rast vizitën e tij të parë në Kinë.

Ai tha në konferencën për shtyp të festivalit se " ka marrë pjesë në shumë festivale filmash nëpër botë dhe nuk janë të paktë, por 2800 festivale. Çdo ditë zhvillohen 5-6 festivale filmash në botë. Por vetëm 10 prej tyre kanë tërhequr vemendjen e opinionit publik", thotë Gomez. Anëtarë të tjerë të jurisë ishin regjizori Lu Chuan, regjizori irlandez Jim Sheridan.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së Festivalit ndërkombëtar të filmit në Pekin ishte dhe aktori i njohur francez Jean Reno, regjizori kinez Zhang Yimou dhe aktorët kinezë të njohur për publikun ndërkombëtar Zhang Ziyi, Fan Binbing, Yang Shuting, Huang Xiaoming etj.

Festivali i 4-të i filmit në Pekin u zhvillua me moton " Ndaj ekranin, ndaj të ardhmen!" (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China