PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Coldplay i paraprijnë albumit të ri me koncerte live
2014-04-20 14:40:39 CRI Komenti juaj Printoni

Përpara publikimit të albumit të ri "Ghost Stories", grupi Coldplay ka lajmëruar mbajtjen e gjashtë koncerteve live.

Grupi britanik i rokut do të mbajë gjashtë koncerte në pesë vende të ndryshme.

Koncerti i parë do të mbahet më 25 prill në Këln të Gjermanisë, më tej në Nju Jork, Los Angeles, Paris, Tokio dhe Londër.

Albumi 'Ghost Stories', i gjashti në radhë i grupit, do të publikohet në mbarë botën më 19 maj.

Albumi i mëparshëm i grupit u publikua në vitin 2011. Gjatë turnet që e pasoi, solisti Chris Martin u tha tifozëve se grupi do të pushonte për një periudhë 5-vjeçare.

Hapet në Pekin Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Edicioni i katërt vjetor i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u hap në Pekin të mërkurën e kaluar.


Alfonso Cuaron

Në fokus për këtë edicion janë personazhe të njohur ndërkombëtarë të filmit, përfshirë krijuesin e filmit "Gravity" Alfonso Cuaron, regjisorin amerikan Oliver Stone, si edhe kineastët kinezë, Zhang Yimou, Tian Zhuangzhuang dhe Lu Chuan.

Mes aktorëve shquheshin në ceremoninë e hapjes, francezja Lea Seydoux, aktoret kineze Zhang Ziyi dhe Fan Bingbing, dhe aktorët Wang Xueqi dhe Huang Xiaoming.

Aktori Wang Xueqi iu bashkua regjisorit Alfonso Cuaron për të shpallur listën me filmat e kandiduar për çmimet kryesore Tiantan.

15 filma kinezë dhe të huaj po konkurrojnë për çmimet e festivalit. Fituesit do të shpallen në ceremoninë e mbylljes më 23 prill.

Festivali i Kanës shpall listën e filmave konkurrues

Komiteti Organizativ i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Kanës shpalli finalistët e edicionit të këtij viti.

"Duke u kthyer në shtëpi" i regjisorit Zhang Yimou

50 filma janë zgjedhur, ku 18 prej tyre do të konkurrojnë për çmimet kryesore.

Filmi kinez "Duke u kthyer në shtëpi" i regjisorit Zhang Yimou, ndodhet në listën e kandidatëve, por jo për çmimin kryesor.

Në fakt asnjë film kinez nuk është kandiduar këtë vit në garën e madhe të festivalit.

Festivali i 67-ë Ndërkombëtar i Filmit i Kanës do të mbahet në qytetin jugor francez bregdetar të Kanës nga 14 deri 24 maj. Këtë vit juria kryesore kryesohet nga regjisori nga Zelanda e Re Jane Campion.


Miss Mo

Miss Mo - No difference (没差 - 吴莫愁)

Khalil Fong – Special People (方大同 - 特别的人)

Liu Sihan - Droësily (刘思涵 - 半醒)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China