PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
CFG bashkëpunon me Hollivudin
2014-04-17 18:31:25 CRI Komenti juaj Printoni

CFG bashkëpunon me Hollivudin

Grupi kinez i filmit (CFG) ka investuar në dy projekte kinematografike, të cilat janë "Warcraft" and "Seventh Son". Këto filma do të realizohen për here të pare si bashkëprodhim i Grupit kinez të filmit (CFG) që është distributori më i madh i prodhimit të filmave në Kinë dhe Hollivudi. Presideti i CFG, La Peikang,dhe Peter Loehr, Drejtor ekzekutiv i "Lindjes Legjendare" nënshkruan marrëveshjen më 15 prill.

Ai tha se Grupi kinez i filmit i ka kushtuar një vemendje të veçantë përhapjen e prodhimeve të saj jashtë vendit. Filmi "Seventh Son" do të shfaqet në Amerikën e Veriut në shkurt të vitit 2015 ndërsa "Warcraft" në mars të vitit 2016. Nëse këto filma do të shfaqen dhe në Kinë, Grupi kinez i filmit do të merret me shpërndarjen e tyre. "Lindja legjendare" dhe partneri i tij global për shpërndarjen "Universal Pictures" do të realizojnë shpërndarjen dhe mbështetjen e tregut.

Dokumentar për Kinën në CCTV

Filmi dokumentar kinez "A Bite of China 2" shfaqi premierën e tij në Pekin më 15 prill. Një dokumentar me 8 seri paraqet eksperienca nga 150 krahina të Kinës, kryesisht në kuzhinën karakteristike të grupeve të ndryshme etnike në Kinë gjatë një viti. Në këtë dokumentar paraqiten më shumë se 300 receta gatimi.

Pjesa e pare e dokumentarit "A Bite of China", përbëhet nga 7 seri të cilat në vitin 2012 janë transmetuar nga televizioni shtetëror i Kinës, CCTV dhe paten një shikueshmëri prej 100 milion vetësh. Dokumentari "A Bite of China 2" do të nisë të transmetohet në kanalin e pare të CCTV nga 18 prilli dhe do të jetë një program javor.

"The Golden Era"-një film i ri kinez

Regjizori i filmit nga Hong Kongu Ann Hui që po realizon filmin "The Golden Era" në një intervistë për CRI ka theksuar se "investimi i madh për këtë film është një përgjegjësi e madhe". Në një conference për shtyp të marten në Pekin janë paraqitur regjizori Ann Hui dhe aktorët Tang Wei, Feng Shaofeng, Wang Qianyuan, Huang Xuan dhe Hao Lei. Regjizori ka vlerësuar stafin e aktorëve për punën e bërë në film. "The Golden Era" pritet të shfaqet në kinematë kineze në tetor të këtij viti.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China