PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festivali Ndërkombëtar i Filmit drejt hapjes në Pekin
2014-03-28 18:37:01 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali i katërt ndërkombëtar i filmit i Pekinit është planifikuar të mbahet nga 16 deri 23 prill.

Aktiviteti që do të zgjasë një javë, do të shfaqë 260 filma kinezë dhe të huaj, në 30 kinema dhe institucione akademike në të gjithë qytetin.

90% e filmave do të shfaqen falas për publikun, ndërsa të tjerët me çmime që variojnë nga 20 juan deri 80 juan për filmat në formatin IMAX.

15 filma janë përfshirë në listën e atyre që do të konkurrojnë për 10 çmime. John Woo do të ulet këtë vit në postin e president të jurisë.

Madonna gati të drejtojë filmin e katërt

Madonna do të drejtojë filmin e saj të tretë, me tema nga romani i Rebecca Walker, "Ade: A Love Story."

Projekti i saj i ri do të tregojnë historinë e një studenteje amerikane që bie në dashuri me një djalë mysliman nga Kenia. Autorja e romanit, Walker, do të jetë bashkëprodhuese e romanit së bashku me Bruce Cohen.

Madonna dhe bashkëprodhuesit e saj janë duke kërkuar për një skenarist për të përshtatur dialogët nga libri.

Chris Evans i jep fund karrierës si aktor

Chris Evans ka shokuar tifozët e tij në mbarë botën, kur njoftoi se ai do t'i japë fund karrierës si aktor, pas rolit të filmin Kapiten Amerika.

Aktori 32-vjeçar, tha se për një kohë të gjatë ëndrra e tij ishte të drejtonte filma.

Evans nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë ai të ndryshojë mendje dhe t'i kthehet ekranit, por thotë se tani për tani, ai është i vendosur për të ndryshuar rrugë.

"Kapiten Amerika: Ushtari i Dimrit" ​​është roli i tretë i Evans si superhero. Filmi do të shfaqet më 4 prill në Shtetet e Bashkuara. (Leftion Peristeri)

Këngëtarja Stefanie Sun prezanton albumin "Kepler" në Pekin

Këngëtarja nga Singapori Stefanie Sun ishte në Pekin më herët këtë javë për të prezantuar labumin e saj të ri, "Kepler".

Ajo u shfaq më herët në publik duke promovuar qumështin pudër për fëmijët, pasi pati probleme për të ushqyer me qumësht gjiri djalin e saj të sapolindur.

Këngëtarja 34-vjeçare thotë se e kalon kohën e lirë duke folur me fansat. Më parë ajo tha: "Edhe unë shpresoj të rikthehem në muzikë së shpejti, por tani fëmija im ka nevojë për mua!" Por tani albumi i saj është një fakt.

Biografia:

Sefanie Sun (Sun Yanzi) është këngëtare nga Singapori. Karrierën e nisi në vitin 2000, kur ajo vuri në qarkullim albumin e parë, duke u bërë e njohur shumë shpejt

Pas një pushimi, ajo u kthye në vitin 2004, me një tjetër album.

Deri tani, ajo ka publikuar 10 albume, ka mbajtur 37 koncerte ndërsa ka fituar më shumë se 200 çmime muzikore. Me zërin e saj të veçantë dhe entuziazmin që përcjell me muzikën e saj, Stefanie, rrëmben duartrokitjet e publikut.

Ajo njihet për rikëndimin e këngëve të njohur ndërkombëtare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China