PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Violinistja Vanessa Mae konkurron në Lojërat Olimpike
2014-02-24 10:09:46 CRI Komenti juaj Printoni

Natyrisht kishte një tjetër histori interesante që doli pas konkurrimit në Lojërat e Sochi-it të violinistes dhe yllit të muzikës Vanessa Mae.

Ashtu si skiatorët e tjerë, 35-vjeçarja yll i popit e jetoi ëndrrën e saj olimpike, megjithëse shumë më ngadalë se gjithë të tjerët .

Ajo përfundoi e fundit garën nga konkurrentët e tjerë me kohwn 3 minuta, 26 sekonda e 97 tw qindtat, ku gjatë dy raundeve ishte më shumë se 50 sekonda më e ngadaltë sesa kampionia olimpike, Tina Maze e Sllovenisë.

Por, në frymën e vërtetë olimpike, ajo ishte lumtur për pjesëmarrjen në garë.

"Unë ndihem shumë e gazuar të marr pjesë në Lojërat Olimpike, të bëj ski bashkë me sportistët e tjerë. Është një privilegj i jashtëzakonshëm. Unë jam e re në këtë sport ndaj marrja pjesë në këtë garë më shërben të mësoj më shumë, është një nga përvojat më të paharrueshme të mësimit të jetës sime," tha Mae.

Vanessa Mae ka lindur në Singapor dhe është rritur në Britani, por ajo konkurroi në emër të Tajlandës. Ajo u paraqit si Vanessa Vanakorn, duke përdorur mbiemrin e babait të saj tajlandez.

Publikohet trupa e filmit 'Fantastic Four'

Trupa e aktorëve që do të luajë në versionin e ri të filmit 'Fantastic Four' sapo është njoftuar. Pas një kohe të gjatë që u desh për shkrimin e skenarit dhe gjetjen e aktorëve, tani skuadra është gati: Miles Teller, Kara Mara dhe Jamie Bell do t'i bashkohen Michael B. Jordan.

Mara sapo ka përfunduar marrëveshjen për të luajtur në rolin e Sue Storm, e njohur gjithashtu dhe si 'gruaja e padukshme'. Ndërsa nuk ka asnjë ofertë deri tani, Bell pritet të luajë në rolin e The Thing. Teller nuk ka ofertë për të luajtur në rolin e Mr. Fantastic, por marrëveshja me të thuhet se do të mbyllet shpejt.

Bazuar në versionin komik "The Ultimate Fantastic Four," versioni i ri do të bazohet në karakteret e rinj. Filmi i ri pritet të shpërndahet më 19 qershor 2015.

Anëtarët e 'Pussy Riot' sulmohen në Sochi

Milicia kozake ka sulmuar në gaz lotsjellës disa anëtarët të grupit rus punk Pussy Riot në qytetin e Sochi-it ku po organizohen Lojërat Olimpike Dimërore.

Pussy Riot mbërritën në Sochi të mërkurën dhe janë ndaluar disa herë nga policia.

Grupi prej pesë femrash dhe një mashkulli, u mblodhën rreth 20 milje larg vendit të mbajtjes së lojërave. Kazakët janë duke vepruar si polici informale. Policia që shkoi në vendngjarje nuk arrestoi njeri.

Klasifikimi kinez

Wáng Zhēng Liàng (哪儿了)- Where did the time go (王铮亮 时间都去)

Liúwěidé (刘伟德) – Gentleman

Sodagreen – I really miss you

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China