PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez, surprizat për vitin 2013
2013-04-11 20:11:04 CRI Komenti juaj Printoni

Shenja e parë e zodiakut kinez është Miu (Shu). Personat që i përkasin kësaj shenje janë të lindurit në vitin 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996.

Karakteristika të përgjithshme (Miu)

Miu është ambicioz, por edhe i ndershëm. Rrallë krijon miqësi afatgjata. Shkon më shumë me shenjën e Dragoit dhe të Majmunit.

Të lindurit në shenjën e Miut janë shumë të shoqërueshëm, pëlqejnë mbrëmjet festive dhe shfaqjet sociale. Shpesh përkëdhelen dhe gjithnjë në vetëmbrojtje. Janë magjepsës dhe dyshues. Të tjerët shkojnë tek ta kur kanë nevojë për ndihmë dhe këshilla, sepse e ndjejnë që mund t'u besojnë të lindurve të kësaj shenje, ndërsa personat e shenjës së Miut e shfrytëzojnë këtë gjë për përfitime personale. Të lindurit e shenjës së Miut, vetë mund të jenë manipulues, ndikues, të mprehtë, gjakftohtë dhe indiferentë, por nuk mund të pranojnë të refuzohen, tradhëtohen ose të përdoren nga të tjerët. Ata kanë nuhatje për biznes, gjejnë zgjidhje të shpejta për probleme të ndryshme dhe asnjëherë nuk dorëzohen para vështirësive. Ata janë pedantë dhe shumë të kujdesshëm për të ruajtur çdo gjë që kanë fituar. Ata nuk i kanë qejf shpenzimet e tepërta, por bëjnë ekonomi dhe e ruajnë paranë.

Të rinjtë e shenjës së Miut kur vjen puna tek ndjenjat dhe dashuria janë të pavendosur. Ata nuk janë emocionalë, e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre dhe mund të jenë xhelozë dhe egoistë. Megjithatë kur gjejnë personin e duhur ata bëhen shumë të ndjeshëm, besnikë, pasionantë dhe shumë të lidhur me partnerin.

Profesionet më të përshtatshme për ta: juristë, këshilltarë financash, tregtarë antikuaresh, kritikë, inxhinierë, llogaritarë.

Stina më e prefuar për shenjën e Miut është dimri dhe dhjetori muaji më i mirë.

Njerëz të famshëm të shenjës së Miut: Louis Armstrong, William Shakespeare, George Washington, Marlon Brando, Johann Strauss and Peter Il'ich Tchaikovsky.

Horoskopi për vitin 2013 (Miu)

Ky do të jetë viti i biznesit, i punës dhe i përmirësimit ekonomik. Ata që i përkasin shenjës së Miut do të sigurojnë ekuilibër financiar, por, për ta arritur këtë duhet të punojnë shumë. Për miun ka ardhur koha që ta lënë pas të shkuarën dhe të jetojnë në të tashmen, duhet t'i largoni brengat e së shkuarës nga mendja dhe të punoni më shumë për të ardhmen. Nëse e bëni këtë, ky vit do t'ju sjellë më shumë lumturi dhe energji pozitive. Këtë vit duhet t'i keni të qarta idetë dhe ëndërrat tuaja dhe të punoni për t'i arritur ato.

Dashuria:

Mund të keni probleme këtë vit për shkak se jeni i turpshëm, duhet të përpiqeni të jeni më pasionant dhe më i ngrohtë me të afërmit dhe miqtë tuaj. Nëse nuk jeni i dashuruar ky do të jetë një vit i mirë në këtë sektor, duhet të mënjanoni monotoninë dhe të dilni më shpesh me miqtë për argëtim. Edhe nëse do t'ju duhet të përfundoni një lidhje, ktheni faqen dhe nisni një jetë të re. Prilli shihet si një mundësi për nisjen e një lidhjeje të re. Stina e verës është koha më fantastike për bisedat me partnerin, duke mundësuar një forcim më të madh të lidhjes suaj.

Puna:

Një vit i mbarë për punën, do të arrini rezultate pas gjithë përpjekjeve të palodhura që keni bërë muajt e fundit. Falë punës dhe vendosmërisë suaj do të fitoni simpatinë e eprorëve, ndoshta mund të keni edhe ndonjë ngritje në detyrë.

Financat:

Miu është një shenje inteligjente dhe në përgjithësi arrin rezultate të mira ekonomike. Ata gjithnjë kanë paratë që u duhet për të blerë gjërat që pëlqejnë.

Shëndeti:

Në përgjithësi shenja e miut ka shpeshherë shqetësime të vogla me shëndetin, por ky vit do të jetë ideal falë aktivitetit sportiv, jetës së qetë dhe qëndrueshmërisë emocionale. Përpiquni të hani në mënyrë të shëndetshme dhe fusni në dietën tuaj të përditshme më shumë perime dhe fruta. Mos harroni të bëni një kontroll trupi të përvitshëm. E qeshura është terapia më e mirë për ju.

Këshilla për këtë vit: Mos nxitoni, bëjeni çdo gjë në kohën e duhur.

KAU

Shenja e dytë e horoskopit kinez është Kau (Niu). Personat që i përkasin shenjës së kaut janë të lindurit në vitin 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997

Të shkëlqyer, të durueshëm dhe frymëzues për të tjerë t. Mund të jeni i lumtur si beqar, por mund të jeni dhe një prind shembullor. Martohu me shenjën e Gjarprit ose të Gjelit. Delja ju sjell probleme.

Të lindurit në shenjën e Kaut janë konstruktivë dhe analitikë. Ata janë praktikë, të guximshëm, me këmbë në tokë dhe largpamës. Ata nuk nxitojnë të marrin vendime, sepse për ta kjo do të thotë që puna e tyre meriton respekt. Nganjëherë ata nuk pëlqejnë të punojnë në grup ose ekip, por preferojnë të jenë shefa të vetes së tyre. Ata kanë një kujtesë shumë të mirë dhe pëlqejnë një mjedis pune paqësor. Të lindurit e shenjës së Kaut janë të vendosur, kanë shumë energji dhe janë shumë të besueshëm. Janë të durueshëm, të ndërgjegjshëm dhe u pëlqen të vlerësohen. Ata kujdesen për veten dhe e ruajnë veten nga probleme serioze shëndetësore.

Në marrëdhënie me të tjerët ata janë të ndershëm, besnikë e të devotshëm. Ata nuk nxitojnë të lidhin miqësira dhe u duhet kohë të gjejnë partnerë, megjithëse nuk janë kurrë shumë romantikë. Por nëse Kau gjen partnerin e duhur do të jetë për tërë jetën i tij. Mos i mashtro ata, sepse do të inatosen e do të bëhen shkatërrues e të pakontrollueshëm. Të lindurit në shenjën e Kaut mund të jenë të pamëshirshëm nga pikpamja e biznesit dhe kanë shumë inat ta harxhojnë kohën kot. Ata pëlqejnë të mbarojnë punën që kanë në dorë dhe ia arrijnë shkëlqyeshëm ta mbarojnë atë. Njerëzit kanë besim tek të lindurit e shenjës së Kaut. Ata janë persona shumë të qëndrueshëm e të besueshëm, si dhe kanë shumë miq të vërtetë. Ata janë gjithashtu shumë të organizuar e të rregullt.

Profesionet më të përshtatshme për ta: policë, mësues, avokatë, kuzhinierë, punonjës shëndetësie, të marrëdhënieve me publikun, argjendarë.

Stina më e mirë për shenjën e kaut është dimri dhe muaji më i mirë është janari.

Personazhe të famshëm të lindur në shenjën e Kaut: Walt Disney, Paul Newman, Adolf Hitler, Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Sammy Davis Jr dhe Clark Gable.

Horosopi, si do jetë viti 2013 për kaun

Këtë vit kaut do t'i duhet shumë punë për të parë rezultate të kënaqshme.Ky është viti i zgjidhjes së shumë problemeve që kishit në vitin 2012.

Dashuria:

Këtë vit duhet të tregoheni më romantikë me partnerin dhe t'i shprehni ndjenjat tuaja me vepra, e jo vetëm me fjalë. Nëse jeni akoma pa partner, ky është viti për gjetjen e dashurisë. Dashuria juaj do jetë e qëndrushme dhe lidhja e gjatë, pasi ju jeni një shenjë besnike. Nëse akoma nuk e keni gjetur partnerin e jetës fokusohuni në muajin prill. Ju mund të keni takime të ndryshme në ambjentet ku studioni ose punoni, madje mund të qëllojë që të ushqeni ndjenja të forta për ata të cilët banojnë pranë jush. Harrojeni ndjenjën e turpit dhe merrni guxim për dashurinë. Nëse në lidhjen tuaj ka shqetësime për persona të tretë, kini kujdes nga trekëndëshat në dashuri sidomos gjatë stinës së verës. Mundohuni mos të josheni nga persona të tjerë jashtë lidhjes suaj, ndoshta nuk do t'ja vlejë të prishni marrëdhënien ekzistuese. Në fund të vitit do të keni kohë për një pushim të mirë, i cili do të shtojë pozivitetin dhe energjinë në lidhjen tuaj.

Puna:

Shenja e kaut karakterizohet për punën e palodhur që bën. Njihet si një shenjë punëtore dhe gjithnjë e përfundon një detyrë që i caktohet, pavarësisht sa e vështirë është.

Financat:

Këtë vit financat tuaja parashikohen pozitive, gjë që do t'ju dhurojë kënaqësi dhe siguri. Nëse mendoni të investoni fokusohuni në investime të vogla.

Shëndeti:

Këtë vit do keni një shëndet më të mirë se vitin e kaluar. I vetmi problem i vogël që mund të keni me shëndetin është ftohja dhe dhimbjet e stomakut. Është shumë e rëndësishme që të ushtroheni përditë dhe të hani shëndetshëm, harrojini yndyrnat ose të paktën mundohuni t' reduktoni në maksimum.

Këshilla për këtë vit:Lëreni mënjanë kokëfortësinë dhe dëgjoni këshillat e atyre që ju duan.

TIGRI

Tigri është shenja e tretë e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze ai quhet Hu. Ju i përkisni shenjës së Tigrit nëse keni lindur në vitet 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998.

Të lindurit në shenjën e Tigrit janë agresivë, kurajozë, të sinqertë dhe të ndjeshëm. Kur bashkohen me Qenin dhe Kalin gjejnë lumturinë. Duhet të kenë kujdes nga Majmuni.

Të lindurit e shenjës së Tigrit janë të guximshëm, energjikë, marrin shpejt vendime dhe u pëlqen të rrezikojnë. Atyre u pëlqen të vihen re dhe të respektohen, si dhe të jenë në qendër të vëmëndjes, por ata kanë dhe një zemër bujare. Çfarëdo lloj karriere të zgjedhin, ata janë entuziastë, të talentuar dhe synojnë të bëhen të parët, sepse vendi i dytë nuk është për ta. Megjithatë, këto veprime dhe sjellje impulsive nganjëherë u sjellin vështirësi në marrëdhëniet personale dhe me kolegët e punës, pasi personat Tigër rrallë bëjnë kompromise dhe thonë çfarë kanë në mendje, duke mos u menduar për pasojat. Të lindurit e kësaj shenje e duan jetën dhe shpesh fati i mirë i shoqëron në jetë. Ata nuk duan të humbasin kurrë ndaj e shohin çdo situatë të pashpresë si një sfidë. Ata pëlqejnë të argëtohen dhe nuk do mendoheshin dy herë për të filluar një projekt një ditë, ta prishnin atë të nesërmen dhe të fillojnë një tjetër projekt ditën tjetër.

Në dashuri ata janë të ndjeshëm, pasionantë dhe të gatshëm të qëndrojnë gjatë me njeriun që ndan me ta të njejtat ndjenja. Tigri pëlqen të joshet dhe është gati të japë gjithçka që të jetë me atë person të veçantë. Por ju nuk duhet kurrë të mërzisni një Tigër, pasi ai kthehet në akull dhe të mohon për gjithë jetën. Përsa i përket biznesit, ata shpesh mërziten dhe kërkojnë projekte të reja që të stimulojnë mendjen e tyre. Ata mund të ndjehen të vetmuar, por miqtë e paktë që kanë do t'i rrethojnë për tërë jetën.

Profesionet më të përshtatshme për ta: shkrimtarë, politikanë, aktorë, gjimnastë, agjentë udhëtimi, ushtarakë.

Stina më e mirë për ta është dimri dhe muaji më i preferuar është shkurti.

Personazhe të famshme lindur në shenjën e Tigrit: Marie Curie, Charles De Gaulle, Marilyn Monroe, Ho Chi Min, Oscar Wilde, Ludwig Van Beethovan, Sun Yat-sen and Dwight D. Eisenhower

Horoskopi 2013 për Tigrin

Ky do jetë viti i ndryshimit i dashur tigër. Mund të ndodhë që të ndërroni shtëpi, të ndryshoni vendin e punës ose të lindi fëmijë. Megjithëse këto ndryshime do të shtojnë tensionin, por nuk do ta kuptoni për vetë lumturinë që do t'ju sjellin këtë ndryshime. Këtë vit duhet të kontrolloni impulsivitetin dhe kokëfortësinë që të keni sukses.

Dashuria:

Është një vit i rëndësishëm për të gjitha çiftet. Është viti ku duhet ta lini pas frikën dhe të përballeni me ndjenjat tuaja të vërteta, duhet t' i besoni personit që doni. Nëse ende nuk e keni gjetur partnerin do të keni shumë mundësira këtë vit, megjithëse do ta keni të vështirë të zgjidhni. Më herët gjatë vitit do t'i zgjidhni të gjitha problemet në marrëdhënien tuaj, do të keni qëndrueshmëri dhe do të komunikoni më shumë me partnerin tuaj për planet e të ardhmes. Muaji maj është muaji i rezultateve. Shenja e tigrit është zemërmirë dhe e do partnerin.

Puna:

Këtë vit duhet të mësoni si të punoni në grup dhe të bashkëpunoni më shumë me kolegët tuaj. Përpiquni mos të jeni autoritar dhe dëgjoni ata që ju duan dhe ju qëndrojnë pranë. Si një vit I ndryshimeve për ju, ka shumë mundësi të ndryshoni vendin e punës.

Financat:

Megjithëse vitin e kaluar shpenzimet tuaja kanë qenë shumë të larta, ky vit do të jetë viti i kursimeve. Ju do të jeni në kërkim të mënyrave të reja se si të fitoni më shumë para këtë vit dhe rezultatet e punës së palodhur do të vijnë në fundin e vitit.

Shëndeti:

Këtë vit do të keni shëndet të mirë, por duhet të keni kujdes me temperamentin tuaj. Kur janë të nevrikosur tigrat mund të bëjnë të papritura, Këshillohet që këtë vit përpara se të flisni, matini mire fjalët dhe mundohuni të jeni I qetë. Provoni meditimin ose jogën.

Këshilla për këtë vit. Zgjidheni problemin që ju mundon, pasi nëse i vononi gjërat mudn t'ju komplokohet shëndeti. (vazhdon)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China