PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Me ushqimin kinez nëpër botë
2012-11-15 21:01:20 CRI Komenti juaj Printoni

"West Lake", restorantimë i madh kinez në botë.

Restoranti kinez "West Lake" gjendet në Changsha, në provincën Hunan, dhe është cilësuar si një nga restorantet më të mëdha në botë. Me një kapacitet prej 5 mijë karrigesh, konsiderohet si restoranti më i madh në Kinë dhe në Azi, i cili ka hyrë dhe në Librin e Rekordeve Gines si restoranti më i madh kinez në botë.

Kompleksi i këtij restoranti ndodhet 20 minuta larg nga Aeroporti i Changsha-s dhe mbulon një sipërfaqje prej 5.8 hektarësh. Ndërtesat janë ndërtuar sipas stilit tradicional të arkitekturës kineze. I gjithë kompleksi mbulon katër zona të ndryshme. Veçanërisht restoranti ofron kuzhinë tradicionale kineze nga Hunan dhe kuzhinë kantoneze. Restoranti ka të punësuar mbi një mijë persona, përfshi këtu 300 shefa kuzhine. Çdo javë. përdoren afro 700 pula dhe afro 1.2 ton mish derri.

Restorantet kinezë, këshillues profesionistë për porositjen e ushqimit

Po të shkosh në një restorant kinez, shpesh mund të të bjerë në sy një skenë e tillë: disa klientë duket sikur nuk dinë çfarë të zgjedhin ose mezi bëjnë porosi para një menuje me emra të panumërt ushqimesh. Një vendim i tillë është aq i vështirë për t'u marrë, saqë ndonjëherë menuja kalon dendur nga duart e njërit klient tek ato të tjetrit. Por tani nuk do ta keni më një shqetësim të tillë po të vini në Kinë, sidomos në restorantet e mira, sepse para disa vitesh këtu filluan punën "këshilluesit profesionistë për porositjen e ushqimit", të cilët mund t'ju ndihmojnë të gjeni rrugën e shijes nëpër labirintet e shumëllojshmërisë së gatimeve të kuzhinës kineze. Këshillues të tillë punojnë për restorantin, por ndryshe nga kamerierët, ata duhet të kenë më shumë njohuri profesionale. Një këshillues profesionist mund të ndihmojë në shtimin e të ardhurave të restorantit, duke kënaqur edhe klientët me mendimin se kalojnë një kohë të këndshme dhe nuk harxhojnë më kot para. Një këshillues i mirë duhet të ketë njohuri të shumëllojshme për të arritur këtë qëllim dhe për të përmbushur këto standarde. Ndërkohë, ai duhet të marrë edhe trajnim profesional për mënyrën e sjelljes e të të folurit, si edhe njohuri nga psikologjia, dietetika e madje edhe për historinë e prejardhjes së gjellëve. Për shembull, një vakt i plotë në Kinë përfshin ushqime për hapjen e oreksit, gjellë me mish, zarzavate, supë, pilaf e brumëra, fruta etj. Në qoftë se ushqimet për hapjen e oreksit që kanë porositur klientët, janë të rënda, këshilluesi mund të sugjerojë disa gjëra të tjera më të lehta. Po të ketë fëmijë ose të moshuar, ai mund të propozojë disa gjellë alternative që janë të lehta për t'u tretur, duke numëruar elementet ushqyese e funksionet e tyre dhe duke shmangur disa gjellë që s'janë të përshtatshme për ndonjë sëmundje kronike etj. Ka edhe raste që klientët vijnë në restorant, por nuk e kanë idenë për nivelin e harxhimit atje dhe i tregojnë këshilluesit kërkesat që kanë dhe deri në sa planifikojnë të harxhojnë. Porosia i ngarkohet plotësisht këshilluesit. Tani këshilluesit profesionistë po bëhen gjithnjë e më të pëlqyer nga restorantet kineze。

Restorantet kineze jashtë vendit

Restorantet kineze jashtë vendit shërbejnë forma të larmishme të kuzhinës kineze. Disa kanë menduar të shërbejnë në stilin, amerikan- kinez të kuzhinës dhe kanadez-kinez. Pra duke i shkrirë dy lloje kuzhinash bashkë në një të vetme. Shumica e këtyre restoranteve janë sipas stilit kantonez. Restorantet kineze në SHBA, Kanada, Britani etj, sa vijnë e po shtojnë numrin e tyre.

Restorantet kineze në SHBA nisën kur mbi 20 deri 30 mijë emigrantë udhëtuan nga Guangdong drejt SHBA-së. Në vitin 1850, kishte rreth 5 restorante në San Francisco. Pas kësaj një sasi e madhe ushqimi nisi të importohej nga Kina drejt bregdetit perëndimor amerikan.

Në vitin 1907 u hap restoranti i parë kinez në Londër. Ky numër u shtua ndjeshëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Kuzhina kineze në SHBA

Sipas revistës "Chinese Restaurant News", ka mbi 41,000 restorante kineze në mbarë SHBA-në. Ushqimi kinez gjithnjë është përshtatur me shijet e amerikanëve. Në restorantet në qytetet e mëdha si Nju-Jorku dhe San Francisko, mund t'i ndeshim të dyja tipet e ushqimeve, ndonjëherë edhe në të njëjtin restorant.

Ndërkohë që ushqimoret dhe restorantet në lagjet kineze në qyetet e mëdha furnizohen gjithnjë me ushqim kinez. Restorantet kineze kryesisht janë të ndikuara nga kuzhina kantoneze, me gatime të shijshme dhe me çmime ekonomike.

Tani në fermat kineze në SHBA mbillen perime tradicionale si lakra bok choy, brokoli kinez, yu choy, etj, me qëllim për të kënaqur kërkesat e klientëve për ushqim autentik kinez, i cili e "vë theksin" –perimet më mirë se ushqimi proteinik. Erëzat e veçanta kineze dhe përzierjet e salcave importohen, pasi ka përbërës që nuk mund të gjenden kudo.

Megjithëse shumica e restoranteve kineze në SHBA kanë si pronar një individ ose një familje, ekzistojnë një sërë zinxhirë restorantesh të cilët ofrojnë ushqim kinez për shijet e amerikanëve, si psh China Bistro etj. Panda Express është një zinxhir "fast-food"-esh i njohur në mbarë botën me mbi 800 njësi. Gjatë dekadave të fundit, edhe bufetë kineze janë bërë shumë të njohura.

Në Shqipëri janë hapur disa restorante të kuzhinave të huaja. Në gatimet shqiptare gjejmë një përzierje të kuzhinës turke, italiane dhe asaj greke. Ajo që është shumë e veçantë është kuzhina aziatike, që vjen me një sere gatimesh të ndryshme si: kineze, japoneze, tajlandeze..., çaj erëmirë e biskotat e fatit.

Ka disa vende në Tiranë ku mund të provoni kuzhinën kineze, atë japoneze, dhe gatimet Thai. Megjithatë, të gjitha këto restorant mund t'i gjejmë në një restorant të vetëm. Shkopinjtë dhe luga karakteristike që përdoren gjatë ngrënies, mbajtësja e tyre e larë në argjend, zbukurimet e gdhendura në dru, dragonjtë, bonsai-t... Krah për krah me Budën, fanatikët e kësaj kuzhine mund të shijojnë Sushi të shumëllojshme, shoqëruar me salcat tipike aziatike. Larmia e tyre është e pafundme: salmon, kocë, fletë algash deti, karkaleca, tul gaforre etj I destinuar për të qenë një nga ato ushqimet që ose i dashuron që me të parën, ose nuk i do fare, sushi përsëri mbetet një nga ushqimet më të kërkuara për ata që frekuentojnë restorantet aziatike. Ndoshta ndokush do të shtonte: peshk i gjallë dhe pa shije, pa kripë... Por, pikërisht për këtë janë salcat: sojë, xhinxher, wasabi...

Në emisionin e sotëm kemi ftuar kolegun tonë Ardi Pulaj për të na folur për restorantet kineze në Shqipëri dhe për eksperiencën e tij personale.

Ai shprehet se ushqimi kinez është një nga të preferuarit e tij, që para se të vinte në Kinë.

"Në Tiranë ndodhen disa restorante kineze, prej të cilëve i preferuai im është Da Shanghai, shkoja 2-3 herë në javë. Ushqimi kinez në Shqipëri ka disa karakteristika të tjera, shija është pak më ndryshe ndërsa këtu në Pekin shija është autentike.Kuzhina kineze është bërë një nga kuzhinat më popullore në mbarë botën për arsye të përhapjes së saj dhe mundësive të shumta që ofrohen."

Ai shtoi se i pëlqejnë të gjitha ushqimet, por veçanërisht i pëlqen pula Gong Bao dhe kuzhina e Junanit, sidomos supa me kërpudha etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China