PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cu Ju, futbolli më i hershëm në botë
2011-03-31 19:04:39 cri komenti juaj Printoni

Cu Ju, futbolli origjinal shënohet për herën e parë në librin "Shi Ji"(shënime historike). Në këtë libër, përshkruhet se banorët në principatën Qi (para më shumë se 2400 vjetësh) pëlqenin lojën "Cu Ju".

Në gjuhën kineze "Cu" do të thotë gjuajtje me këmbë, ndërsa, "Ju" do të thotë "top prej lëkure".

Por, për shkak se kultura tradicionale kineze sidomos konfucizmi synon një shoqëri paqësore dhe harmonike, në dinasti të ndryshme, njerëzit admironin më shumë dijetarë të edukuar mirë sesa ata që fitojnë nëpërmjet "punës fizike". Kështu që "Cu Ju" u shndërrua gradualisht nga një lojë sportive konkurruese. Në një lojë argëtuese dhe një shfaqje artistike sportive, gjithashtu.

Gjatë historisë mijëvjeçare të zhvillimit të "Cu Ju-së", ka disa tregime interesante.

E dini kush është pasuesi i parë i futbollit në histori? Ai quhet Xiang Chu, në dinastinë Han Perëndimore (202 para erës sonë). Sipas shënimeve historike, Xiang Chu ishte sëmurë dhe u vizitua tek mjeku i njohur Chun Yuyi. Ky i fundit, e këshilloi të mos lodhej shumë. Por Xiang Chu, nuk e dëgjoi dhe vazhdoi të luajë Cu Ju. Në fund, ky fantazist i parë i futbollit në histori, volli gjak dhe vdiq nga lodhja e tepërt.

Por, kush është i pari që u bë zyrtar qeveritar për shkak të luajtjes mirë të futbollit? Ai quhet Gao Qiu, që jetoi para 700 vjetëve. Gao Qiu, si një futbollist i regjur e shoqëronte shpesh perandorin të luante futboll. Mjeshtëria e tij e ndihmoi të fitonte titullin e lartë si drejtues i repartit të rojeve perandorake.

2300 vjet më parë në Kinë, "Cu Ju", si një lojë sportive dhe argëtuese ishte shumë popullore dhe pëlqehej nga banorët e atëhershëm në principatën Qi.

Ndërsa, pasi perandori Qin Shihuang, bashkoi të gjitha principatat e mëparshme, Cu Ju nuk luhej shumë nga njerëzit. Thuhet se ata ishin të zënë për të punuar tokën dhe paguanin taksa të larta shtetërore. Por, fill pas përmbytjes së kësaj perandorie që zgjati vetëm disa dhjetëra vjet, në Dinastinë Han Perëndimore, kinezëve ju rikthye pasioni për "Cu Ju".

Qeveria e përcaktoi si një stërvitje ideale për përmirësimin e gjendjes fizike të shtetasve. Kjo lojë jo vetëm luhej mes ushtarëve, por edhe preferohej nga aristokratët, madje dhe familja perandorake.

Thuhet se pasi shtriu pushtetin e vet, perandori i parë i Dinastisë Han Perëndimore, Liu Bang, e mori të atin në pallatin luksoz perandorak për të kaluar pleqërinë. Por i ati nuk u kënaq nga ushqimi i shijshëm, rrobat e bukura e as shfaqjet artistike. Përkundrazi, ai dukej i brengosur tërë ditën. Liu Bang e pyeti dhe mësoi se të atit i mungonte jeta si banor i thjeshtë, të kalonte kohën e lirë me lojërat popullore, si Cu Ju.

Mirëpo në pallatin nuk lejoheshin këto lojëra. Prandaj, perandori Liu Bang, urdhëroi ndërtimin e një qyteti të vogël në lindje të kryeqytetit, i cili jo vetëm do të ishte në të njëjtën përmasë të vendlindjes së tij por u zhvendosën aty edhe të gjithë komshinjtë e mëparshëm. Kështu që pasi banoi përsëri në "vendlindjen e dytë", duke luajtur lojën e pëlqyer, i ati mbeti i kënaqur.

Për shkak të popullarizimit të lojës, në këtë kohë, doli edhe libri profesional për futbollin kinez "Cu Ju". Njerëzit e atëhershëm shkruan një libër për të prezantuar 25 taktiket që përdoreshin gjatë luajtjes së Cu Ju-së. Libri, ishte i pari profesional në Kinë, por edhe në gjithë botën.

Pas dinastisë Han, Cu Ju, pati zhvillim edhe më të madh në Dinastinë Tang (617-907). Përmirësimi i teknikave të prodhimit të topit ishte një shembull përfaqësues. Në të kaluarën, topi i Cu Ju-së bëhej nga qepja e dy copave prej lëkure, që mbushin me qime të ndryshme. Por në dinastinë Tang, njerëzit filluan të përdornin topin e lidhur nga tetë copa lëkurë.

Kështu që topi u bë më i rrumbullakët dhe më i lehtë. Topi i mbushur me ajër, u shpik për herë të parë në botë. Sipas shënimeve historike, në Britani doli topi i fryrë me ajër në shekullin e 11-të (tre ose katër qind vjet më vonë se në Kinë).

Topi më i lehtë favorizoi njerëzit ta gjuanin më lart. Prandaj, asaj kohe, porta vendosej në një lartësi prej 10 metrash. Mirëpo, rregullat ishin pak të ndryshme. Në dinastinë Han, lojtarët kishin kontakte të trupit ballë për ballë sikur ishin kundërshtarë me njeri tjetrin në betejë. Ndërsa, në dinastinë Tang, dy skuadrat rrinin përkatësisht në dy anët e portës (pa rrjetë). Megjithëse ftuesit ende përcaktohen sipas numrit të golave të shënuar, në lojën "Cu Ju" gjatë kësaj kohe, munguan stërvitjet fizike.

Për shkak të topit më të lehtë dhe mungesës së vrapimit dhe konkurrimit, nga dinastia Tang filloi edhe "Cu Ju" për femra. Por për "futbollistet" e atëhershme "Cu Ju" kishte më shumë karakter artistik sesa sportiv. Kjo pasi në këtë lojë për femra, nuk kishte portë. Fituesit përcaktoheshin sipas lartësisë dhe mënyra e gjuajtjes.

Luajtja e "Cu Ju-së", vazhdoi deri në periudhën e dinastisë Song të Jugut (1127-1279), kur lojtarët i kushtonin më shumë vëmendje mjeshtërisë së kontrollit të topit. Ata mund ta mbanin topin për një kohë shumë të gjatë me kokë, shpatull, kurriz, gjunjë, këmbë, kofshë si dhe pjesa të tjera të trupit. U përmirësua gjithashtu edhe metoda e prodhimit të topit. Që nga kjo kohë, përmasa, pesha dhe forma e topit kishte standarde të përcaktuara. Topi i "Cu Ju-së" ishte më shumë se 40 stile, forma, masa; secila kishte epërsinë e vet.

Në dinastinë Song të Jugut, lojtarët/artistët e "Cu Ju-së" krijuan edhe klubin e tyre për të popullarizuar dhe organizuar lojërat. Ky është klubi i parë sportiv kineze, ndryshe, mund të quhet edhe klubi i parë në botë i futbollit.

Mirëpo, pas mesit të dinastisë Qing (1636-1911), krahas përhapjes së futbollit perëndimor, "Cu Ju" u zëvendësua me futbollin modern.

Megjithëse Cu Ju-ja u zhduk me kalimin e kohës, njerëzit nuk e harruan. Më 15 korrik të vitit 2004, kryetar i FIFA-së Josef S. Blatter deklaroi në Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Futbollit se "futbolli erdhi nga Kina" dhe qyteti Zi Bo i provincës Shan Dong u përcaktua si vendlindja e futbollit. Gjatë organizimit të Kupës Botërore në vitin 2006, ai u shpreh përsëri se futbolli është jo vetëm krenaria e Kinës por edhe e gjithë botës.

Në prill të vitit 2006, në muzeun e futbollit të Hamburgut të Gjermani që u hap për herën e parë për publikun, pavijoni i kulturës kineze të "Cu Ju-së", si pararendësja e futbollit.

Ndërsa në Kinë, më 20 maj, "Cu Ju" u listua mes "trashëgimive kulturore jo material shtetërore".

(Çan Yean)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China