PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pan An
2010-05-19 10:33:13 cri komenti juaj Printoni

Pan An, (217-300 i erës sonë), lindi në provincën He Nan të Kinës qendrore. Megjithëse ai është i dalluar në fushën letrare dhe ka shkruar shumë poema dhe vepra të shkëlqyera, për kinezët, Pan Ani gëzon më shumë fam për bukurinë e tij fizike.

Njerëzit madje e vlerëson si burri më i pashëm, në historinë kineze. Por si një figurë e njohur historike, Pan Ani nuk pati jetë të rehatshme dhe mbarësi, por ishte mbushur me dëshpërime.

Si "Bukuroshi nr.1" në Kinën e lashtë, rreth simpatisë së tij ka disa tregime. Për shembull, kur Pan ishte i vogël, atij pëlqente të shkojë në periferi për të bërë shëtitje. Por, sa herë kur hasi gratë, ato kapeshin përdore duke formuar një barrierë për të parë këtë djalë tëdashur. Kur Pan Ani i rritur shëtinte me karrocë me kuaj në lagjet e qytetit, shumë gra të vjetra ia hodhën fruta të freskëta për të shprehur simpatinë dhe dashuri. Dhe pasi u kthye në shtëpi, karroca e tij ishte gjithmonë plot me fruta të shijshme. Kështu që Pan Ani nuk guxoi të dilte shpesh jashtë derës. Mirëpritja e Pan Anit tërhoqi interesin e të tjerëve. Një burrë që quhet Zhang Mengyan, i cili ishte shumë i shëmtuar e kopjoi veprimin e Pan Anit, duke ecur në rrugë me karrocë me kuaj. Por çfarë e pritën atë? Vetëm pështymë dhe gurët.

Por, në qoftë se mendoni që Pan Ani, një burrë aq i bukur që pati aq shumë pasuese femrore ishte një Don Zhuan tjetër, jeni gabuar. Në fakt, në tërë jetën e Pan Anit, ai pati vetëm një të dashuruare dhe ata kaluan me lumturi për 40 vjet. Pas vdekjes së bashkëshortes, Pani nuk u martua më. Si një shkrimtar i dalluar, Pani Ani sshkroi shumë vepra të shkëlqyera që bënë ndikim shumë të madh për shkrimtarët e mëvonshëm. Sidomos vepra e tij "Tri vjersha për bashkshorten time të ndjerë", i cili krijoi stilin e ri të shkrimit të artikujve të tillë dhe vlerësohet si vepra më e mirë në këtë drejtim në historinë e letërsisë së lashtë kineze.

Në të njëjtën kohë, Pan Aani ka qenë edhe funksionar i qeverisë së atëhershme. Për arsye të talentit letrar, Pani filloi të njihet nga njerëzit që nga vogëlia. Kur ishte vetëm 20 vjeç, Pani u fut në qeverinë qendrore si sekretar i trajtimit të propozimeve të funksionarëve për perandorë. Ndërsa, për shkak që vepra e tij "Proza e arës" fitoi fam të lartë, zyrtarët e tjerë kishin xhelozi të madhe dhe Pani mbetej në këtë post për më shumë se 10 vjet pa asnjë ngritje. Në vitin 279, Pani u emërua si kryetari i qytezës He Yang të provincës Shenxi, d.m.th., jashtë kryeqytetit.

Për të përmirësuar jetën ekonomike të banorëve vendorë, Pan Ani analizoi tokën vendëse dhe e drejtoi popullin të mbjellin pjeshka dhe kumbull. Kështu që njerëzit gëzuan më vonë jetë të rehatshme. Si një kryetar me pastërti morale dhe i shkëlqyer Pan Ani u vlerësua lart nga masat popullore. Për arsye të shfaqjes së dalluar, Pan Ani u ngrit nga posti dhe u kthye prapë në kryeqytet.

Pas kësaj, Pan Ani ka pasur disa herë shkarkime dhe ngritje. Deri në vitin 300, pas qetësimit të kryengritjes së 8 vasalëve, përgjegjësi për punën e jetës së perandorit Sun Xiu trilloi akuzën falco ndaj Panit, duke u shprehur se ai së bashku me disa funksionarë morën pjesë në kurdisjen e skemës së kryengritjes. Për këtë arsye, Pani u vra nga perandori.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China