PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bima magjike me emrin selino
2015-10-19 16:37:15 CRI Komenti juaj Printoni

Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Më vonë, në Romë kjo bimë simbolizonte fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve

Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut dhe për artritin dhe problemet me reumatizmën. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.

Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.

Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejt të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore.

Përfitimet më të mëdha udhqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur.

Përbërja e selinos

Vlera energjetike e 100 gramëve të selinos është e vogël – përmban 14 kcal/59 kJ. Prej kësaj 0,69 për qind janë proteina, 2,97 për qind karbohidrate dhe 0,17 për qind yndyra. Është burim i shkëlqyer i kaliumit (ka rol të rëndësishëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ruajtjen e masës eshtërore, funksionimin e sistemit nervor, zemrës, veshkave dhe funksioneve muskulore dhe adrenalinës), vitaminës C (e cila ndihmon tek infektimet me viruse dhe baktere, ftohja, astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës…), vitaminës B1 (e cila është përgjegjëse për funksionim normal të sistemit nervor). Përveç këtyre, në selino janë gjetur edhe natriumi, kalciumi, proteina, acid folik…

Për shërim

Selinoja e papërpunuar është efektive kundër gurëve të veshkave, sepse ndikon si diuretik. Ajo gjithashtu ul edhe shtypjen e gjakut, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e kolesterolit. Ekspertët e rekomandojnë këtë bimë për ta luftuar stresin. Në farmaci, farat e saj përdoren për përgatitjen e barërave për qetësim.

Pirja e lëngut të saposhtrydhur të rrënjëve, gjetheve dhe trungut është një ilaç i shkëlqyeshëm për të rrëzuar kilet e tepërta. Kompleksi i natriumit ndihmon në zbutjen e acidit në lukth dhe ashtu ndikon mirë edhe në tretje dhe e zvogëlon fryrjen. Selinon mund ta përdorim edhe për shërimin e astmës.

Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë dhe në traktet urinare.

Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos

1. Rregullon peshën

Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori. Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa.

2. Ndihmon në rastet e inflamacionit

Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.

3. Selinoja qetëson

Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.

4. Rregullon vlerën e acideve në organizëm

Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth.

5. Ndihmon tretjen

Përqindja e lartë e ujit bën që selinoja të jetë e mirë për tretjen. Kjo përqindje e lartë e ujit në kombinim me fibrat ndihmon edhe në rregullimin e jashtëqitjes.

6. Përmban kripëra të mira

Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.

7. Është e mirë për sytë

Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.

Patatja e ëmbël është superushqimi përfekt. Ajo është burimi më i mirë i vitaminës A – pasi plotëson 561% të kërkesës ditore dhe e gjithë kjo sasi vetëm në një patate – pataja e ëmbël ka disa fuqi të shumta për forcimin e imunitetit. Vitamin A mbështet sistemin imunitar dhe mban të shëndetshme traktin digjestiv dhe mushkëritë. Mund ta gatuani sipas dëshirës në avull ose të pjekur.

Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të këtij organi. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen"- thonë shkencëtarët.

8. Selino kontrollon kolesterolin e keq

Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq.

Ndërkohë kolesterolin e keq mund ta ulni duke përdorur yndyrna të shëndetshme si avokadot

Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq" LDL dhe të rrisë nivelin e HDL-së (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.

Nga një studim i fundit nga një Mjekësia Ndërkombëtare niveli i LDL-së tek personat që kishin në dietën e tyre bathë dhe thjerrëza ra pothuajse dy herë më shumë se tek ata persona që nuk i konsumonin këto ushqime

Boronicat përmbajnë një antioksidant shumë të fuqishëm i quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura

Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën e tyre tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, niveli i kolesterolit në gjak- gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua më shumë se 11 për qind.

9. Ul shtypjen e gjakut

Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, e ul shtypjen e gjakut.

Përsa i përket hipertensionit Mjekësia Tradicionale Kineze nënvizon se hipertensioni është i lidhur ngushtë me mëlçinë. Kjo sëmundje mendohet të jetë për shkak të kequshqyerjes si dhe mungesës së energjisë së brendshme. Statistikat kanë treguar se incidence e kësaj sëmundjejenë mesin e njerëzve që pëlqejnë ushqimet me yndyrë është 8.1 për qind, ndërsa për ata që pëlqejnë ushqimet e lehta është vetëm 2. 4 për qind.

Sipas MTK-së, hipertensioni është një reagim instinkt i trupit tonë, ashtu si edhe ngritja e temperaturës. Këto fenomene kanë qëllime vetëmbrojtëse. Ngritja e temperaturës bëhet për të vrarë bakteret dhe viruset që sulmojnë trupin. Por hipertensioni vjen kryesisht nga ngushtimi i arterieve si pasojë e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Si rezultat, ngrihet presioni në enët e gjakut. Kur bëjmë një jetë të shëndetshme ushqehemi si duhet dhe ndjekim këshillat e mjekut, gjendja shëndetësore e atyre që vuajnë nga hipertensioni përmirësohet.

Hipertensioni dhe Mjekësia Tradicionale Kineze

Shkaqet e hipertensionit

1. Më shumë yang tek mëlcia

Sipas MTK-së, mëlçia është një organ që lidhet me aktivitetet mendore si, të menduarit dhe shqetësimi. Mërzitja apo zemërimi mund të shkaktojnë hiperaktivitet tek yang i mëlcisë, dhe si rezultat mund të shkaktohet dhembje koke dhe marrje mendsh.

2. Probleme me qarkullimin e energjisë chi dhe gjakun

Në kushte normale, energjia chi dhe gjaku ushqejnë trurin. Stresi mund të dëmtojë funksionin e zemrës dhe të mëlçisë e për pasojë prodhimi i energjisë chi dhe gjakut është i pamjaftueshëm gjë që mund të çojë në pamundësi për të ushqyer si duhet trurin dhe shkakton dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Në këto raste trajtimi me barna bimore është shumë i rëndësishëm.

Me anë të teknikave të saj Mjekësia Tradicionale Kineze kuron me sukses shumë sëmundje si hipertensioni, diabeti, gripi etj.

Disa nga ushqimet më të mira për hipertensionin janë selino dhe hudhra. Gjithashtu mjekësia kineze na sugjeron që të konsumojmë më shumë xhenxhefil dhe kanellë për uljen e tensionit të gjakut. Hudhra dhe xhenxhefili nuk mungojnë asnjë ditë në tavolinën kineze. Mjekët kinezë sugjerojnë konsumimin e 4 degëve selinoje dhe një thelbi hudhre në ditë. Xhenseni gjithashtu është shumë efikas në trajtimin e problemeve të hipertensionit dhe është përdorur tradicionalisht në formën e çajit. Xhensenin e gjejmë edhe në forma të tjera si në tableta etj. Xhenseni është një bimë që trajton shumë probleme në trupin e njeriut, por nuk duhet tepruar me të pasi mund të shkaktojë nervozizëm.

Danshen, një lloj sherbele kineze që ka fituar popullaritet të gjerë në Perëndim për efektivitetin që ka në trajtimin e hipertensionit, përdoret gjithashtu edhe për reduktimin e kolesterolit dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë, duke nxitur gjithashtu qarkullimin e mirë të gjakut.

10. Vepron si afrodiziak

Një gjë e tillë nuk është e imagjinuar. Është dëshmuar që selinoja ka përbërës që e nxisin emocionimin seksual.

Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj.

Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca

Trangujt e detit. Në Kinë, këto krijesa detare plot me vitamina dhe minerale janë shumë popullore për më shumë dëshirë dhe kënaqësi seksuale.

Grekët e lashtë e konsideronin fikun si frut të shenjtë dhe si përgjegjës për mbarëvajtjen e dashurisë dhe fertilitetin! Fiku ka gjithashtu shumë efekte të tjera për organizmin.

Nenexhiku ka efekte shumë pozitive për organizmin dhe ka një aromë shumë të veçantë. Ai është futur në listën e afrodiziakëve pasi stimulon dëshirën seksuale dhe shton të rrahurat e zemrës. Nëse ftoni të dashurin tuaj për darkë mos harroni të gatuani me nenexhik.

Çokollata njihet nga të gjithë si afrodiziaku më natyral. Ajo përmban një substancë, phenylethylamine që njihet edhe si 'kimikati i dashurisë që çliron dopaminën në qendrën e kënaqësisë në tru dhe kjo mund të arrrijë pikun gjatë orgazmës. Pa dyshim që çokollata renditet në vendet e para të listës së ushqimeve që ndezin epshin.

11. Pengon zhvillimin e qelizave kanceroze

Shumë studime kanë zbuluar që selinoja e ndal rritjen e qelizave malinje, veçanërisht të qelizave të kancerit të pankreasit. Studime të tjera pohojnë se e parandalon formimin e qelizave të kancerit të gjirit.

Marrja e shtuar e flavonoidit apigenin, i cili gjendet në selino, majdanoz dhe në salcën e domateve, mund ta zvogëlojë për 20% rrezikun e zhvillimit të karcinomës së vezoreve, pohon një studim i ri.

Shkencëtarët kanë analizuar ndikimin e flavonoideve mbi rrezikun për karcinomë të vezoreve te 1.141 femra të sëmura dhe te 1.183 femra të shëndosha, me moshë mesatare 51-vjeç.

Nga të gjithë flavonoidet e analizuara, vetëm apigenina është treguar i suksesshëm në zvogëlimin e rrezikut nga karcinoma e vezoreve.

Autorët e studimit të publikuar në revistën mjekësore "International Journal of Cancer" supozojnë se apigenina ndërpret aktivitetin e hormonit estrogjen dhe në këtë mënyrë ofron efekt mbrojtës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China