PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A është dobësi të kërkosh ndihmë nga të tjerët?
2015-10-09 15:31:06 CRI Komenti juaj Printoni

Jiajia, një kineze 29 vjeç është një e re e pavarur. Ajo nuk kërkon ndihmë nga të tjerët kur përballet me probleme. Nëse ajo mund t'ja dalë vetë do të bezdisë të tjerët. Megjithatë në jetë ka shumë probleme që duam apo nuk duam na nevojitet ndihma e të tjerëve. Jiajia në të tilla raste nuk e shpjegon druajtjen që ka kur është koha për të kërkuar ndihmë nga njerëzit.

Sot ka shumë raste si Jiajia, por cili është shkaku i vështirësisë së kërkimit të ndihmës?

A shihet kërkimi i ndihmës si shenjë dobësie?

Sot shumica e njerëzve mendojnë se po të kërkojnë ndihmë nga të tjerët do të të duken të dobët, ata mendojnë se kjo gjë vërteton paaftësinë e tyre për të zgjidhur problemet.

Xiao Pin, një studente e vitit të katërt në një prej universiteteve të Pekinit u kualifikua para kohe për studimet pasuniveristare, prandaj i duhej të përgatiste një temë diplome me cilësi të lartë. Si rezultat, ajo duhet të mësonte dy programe të reja kompjuterike brenda 3 muajve, për të bërë temën e saj. Ajo nuk kishte aspak njohuri për këto software dhe nisi të merakosej shumë. Javën e parë ajo u përpoq vetë me libra dhe nuk kërkoi ndihmën e askujt, megjithëse shumica e studentëve që studionin me të në të njëjtën dhomë studimi kishin përvojë të pasur në përdorimin e këtyre software dhe uleshin në një distancë prej 5 metrash nga ajo.

Në javën e parë, Xiao Pin u përpoq shumë për të mësuar këto dy programe dhe provoi çdo mënyrë si dhe shpenzoi shumë kohë. Megjithatë javën e parë nuk ia doli. E detyruar nga koha e kufizuar në dispozicion ajo nisi të kërkojë ndihmë nga studentët me përvojë. Ajo e pyeti studentin me një zë shumë të ulët dhe e frikësuar se ai do të qeshë për paaftësinë e saj. Por, përkundrazi, ky student i dha ndihmë menjëherë dhe me shumë dashamirësi. Përmes ndihmës së tij, brenda 15 minutave, Xiao Pin mësoi njohuritë bazë të programit, që asaj i morën një javë.

Në fazën fillestare të mësimit të programeve të reja, Xiao Pin nuk kishte aspak njohuri, prandaj, kërkimi i ndihmës së tjerëve është i pashmangshëm dhe nuk tregonte paaftësinë e saj.

Të kërkosh ndihmë sot nga dikush duhet të kesh shumë guxim

"Karakteristikat e mësuara" dhe "Karakteristikat e lindura"

Cilat janë pengesat tuaja për kërkimin e ndihmës nga të tjerët:

Sipas studimeve nga profesorja e Psikologjisë pranë Universitetit të Harvardit, Carol Dereck, personat kanë dy opinione për vetveten të ndryshme nga të tjerët : "opinioni i karakteristikave të mësuara" dhe "Opinioni i karakteristikave të lindura". Sipas opinionit të parë, shumë karakteristika të njerëzve mund të rriten dhe zhvillohen nga grumbullimi i përvojës, si herësi i inteligjencës, karakteri personal etj. Por, personat që besojnë opinionin e dytë, janë të mendimit se këto karakteristika janë relativisht të qëndrueshme dhe të pandryshuara.

Profesorja Dereck zbuloi se personat me "opionin e karakteristikave të mësuara" nuk kanë frikë nga gabimet dhe dëshirojnë të mësojnë përvoja nga gabimet e tyre, meqenëse ata e dinë se gabimet e tyre nuk simbolizojnë herës të ulët inteligjence por mësojnë nga gabimet e tyre. Ata besojnë se do të bëhen më të zgjuar pas mësimeve dhe përpjekjeve(shkencëtarët e trurit kanë vërtetuar se idetë e tyre janë të drejta).

Personat me "opinioin e karakteristikave të lindura" nuk dëshirojnë të ngarkohen me rrezikun e gabimeve. Ata përfshihen në probleme dhe tema më të sigurta që nuk sfidojnë koeficientin e tyre të inteligjencës. Ata u frikësohet provimeve dhe testimeve të ndryshme, që mund të sjellin sfida tek aftësitë e tyre.

Në fakt, këto dy opinione të ndryshme lidhen ngusht me vështirësinë e kërkimit të ndihmës. Personat me opinionin e dytë mendojnë se çdo problem i ri është një testim dhe sfidë ndaj koeficientit të inteligjencës, karakterit personal dhe aftësive të tyre.

Por personat me opinionin e parë mendojnë kështu: nuk mund të zgjidhim këtë problem tani, por kjo nuk do të thotë se unë nuk jam i zgjuar. Kjo pasqyron vetëm gjendjen time aktuale. Ata besojnë se mund të mësojnë nga përvoja përmes ndihmës së të tjerëve dhe mund ta zgjidhin këtë problem në të ardhmen.

Mitet e refuzimit të kërkimit të ndihmës

Në shumë raste në kokën tonë kalojnë arsye jo të drejta për të mos kërkuar ndihmn e të tjerëve:

"kjo do t'i bezdisë ata, nuk jam person që pëlqen të shqetësojë të tjerët!"

"jam shumë i pavarur, nuk dua të varem nga të tjerët."

"problemi im është shumë i ndërlikuar, asnjë persona nuk mund t'më japë ndihmë apo zgjidhjen e duhur."

Në këto raste duhet ta pyesni vetveten se a janë këto arësyet e vërteta të moskërkimit të ndihmës, apo jo? Apo keni frikë se mos shfaqni shenjë dobësie apo paaftësie para të tjerëve?

Për shumicën e rasteve, arsyja e moskërkimit të ndihmës vjen nga frika. Nëse ndërgjegjësoheni për këtë frikë dhe keni kurajë të kërkoni mbështetje nga të tjerët, do të keni shumë përfitime të rritjes suaj si individ.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e të tjerëve?

Disa persona do të dyshojnë për këtë teori. Ata kanë zbuluar se të tjerët nuk pëlqejnë të zgjidhin problemet përmes përpjekjeve të veta dhe shpresojnë se të tjerët mund të zgjidhin të gjitha problemet e tyre. Ata kërkojnë ndihmëne të tjerëve në çdo moment. Këta janë persona që kanë hyrë në një gjendje tjetër ekstreme, që kërkojnë ndihmë të tepruar nga të tjerët.

Prandaj, kjo gjë nuk është e përshtatshme, duhet të konsideroni edhe situatat e të tjerëve.

Ju duhet të kërkoni ndihmë kur me të vërtetë pas përpjekje të vazhdueshme nuk keni arritur ta realizoni atë qëllim, ose për shkak të mungesës së njohurive për atë problem. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China