PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dobësohuni me mënyrën kineze
2015-08-21 15:23:37 CRI Komenti juaj Printoni

Dietologët kinezë na ndihmojnë me disa mënyra si të dobësohemi më lehtë.

1. Përdorni pjata më të vogla kur konsumoni ushqim

Mundohuni që pjatat e mëdha t'i zëvendësoni me më të vogla.

Kështu do të ngopeni më shpejt dhe do të konsumoni më pas ushqim.

Sipas një studimi ka rezultuar se sasia e madhe e ushqimit në pjatë ka prirje që të duket sikur ha pak dhe kështu rrezikon ta mbushni përsëri pjatën, por po të zgjedhësh një pjatë të vogël mund të të bëjë të ndihesh i ngopur shpejt.

2. Perimet nuk duhet të mundojnë në tavolinë

Perimet duhet të jenë gjithmonë të pranishme në tavolinë. Ato përmbajnë fibra dhe elemente të tjera që na ndihmojnë për të mos shtuar në peshë pasi kanë pak kalori, si dhe na ndihmojnë gjithashtu për të qendruar të shëndetshëm. Konsumoni më shumë perime sidomos të gjalla. Konsumoni të paktën 5 lloje perimesh çdo ditë. Fibrat e larta do t'ju japin ndjenjë ngopjeje dhe do të konsumoni më pak. Mirë është mos t'i gatuani për një kohë të gjatë, avulli është një nga metodat më të mira për ruajtjen e vlerave ushqimore tek perimet. Mos i konsumoni me yndyrë, mirë është t'u shtoni pak lëng limoni dhe erëza.

3. Më pak mish dhe bulmet

Kinezët nuk konsumojnë shumë mish, megjithatë ata e konsumojnë për të ruajtur një dietë të balancuar. Dietologët kinezë thonë se një dietë vetëm me perime është e gabuar pasi nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm për organizmin.

4. Përdorni shkopinjtë e ngrënies në vend të pirunit

Me shkopinj mund të hani më pak.

5. Konsumoni oriz

Dieta kineze përfshin orizin dhe makaronat.

Oriz apo makarona kjo varet nga preferancat. Orizi preferohet shumë jo vetëm në vendet aziatike por edhe në shumë vende të tjera të botës. Në vendet europiane dhe ato amerikane ku buka është një ushqim tradicional, sot nutristët po sugjerojnë zëvendësimin e saj me oriz për të kontrolluar peshën.

Në SHBA, orizi është konsideruar si një nga ushqimet më të mira dietike. Një mjek amerikan, përdori orizin për të trajtuar obezitetin tek pacientët e tij. Një tjetër nutrist amerikan thotë se orizi i errët është një ushqim anti-kanceroz. Në fakt, në shumë libra të vjetër të Mjekësisë Kineze orizi është përdorur si ilaç. Në librin mjekësor nga Li Shizhen thuhet se orizi përmban energji "chi" neutrale, duke mbështetur shëndetin e stomakut.

Orizi është gjithashtu i mirë për shëndetin e shpretkës dhe mushkrive. Tradicionalisht, mjekët kinezë e kanë përdorur orizin për problemet me diarrenë dhe stomakun.

Studimet kanë treguar se orizi përmban aminoacide dhe grupin e vitaminave B, si dhe sasi të kalciumit, fosforit, magnezit, hekurit etj, të gjithë këta elementë shumë të domosdoshëm për trupin. Nga ana tjetër, orizi ka pak kalori dhe yndyrna, përmban karbohidrate që të japin ndjesinë e ngopjes, që mund të kurojë obezitetin

6. Në stinën e verës konsumoni këto ushqime:

Frutat e stinës, pjepri, pjeshka, qitro etj

-Rrënjë bambuje dhe shparg

-Brokoli, lakër bok choy dhe spinaq

-Kërpudha të bardha, trangull dhe sallatë deti

-Prodhime deti

-Bimë të tjera si majdanoz, koper, xhenxhefil etj

•Evitoni mishin e kuq, produktet e qumështit dhe yndyrnat.

•Organet e trupit që lidhen me verën (zjarrin) janë zemra, zorra e hollë dhe gjuha.

•Emocioni i zjarrit është gëzimi

•Shija që përfaqëson elementin e zjarrit është e hidhura, dhe ngjyra është e kuqja.

•Ushqimet e tjera që rekomandohen gjatë stinë së verës janë: patatet e ëmbla, shalqiri, trangulli, pjepri i hidhur dhe pjeshkat.

7. Mënyrat më të mira për të rënë nga pesha me çajin Pu-erh

1. Së pari, dietën duhet ta përshtatni sipas organizmit tuaj dhe në vend që të përdorni ato dietat drastike me efekte tejet negative për shëndetin, mund të zgjidhni një mënyrë më të zgjuar për të rënë nga pesha, një mënyrë e shëndetshme që konsiston në një dietë të ekuilibruar dhe në një afat më të gjatë kohor. Ashtu si dhe shumë metoda të tjera tradicionale për të humbur kilet e tepërta, pirja e çajit Pu-erh kërkon që të jemi të vendosur dhe të duruar, pasi ndryshimet nuk vijnë menjëherë. Megjithatë menjëherë pas pirjes së këtij çaji ju do të keni një rritje të nivelit të energjisë dhe në përgjithësi një shëndet të mirë pasi siç e dimë që çaji përmban shumë antioksidantë.

2. Ndërkohë që po përpiqeni të pini çajin për humbjen e kilogramëve, gjithashtu duhet të hani sa më shëndetshëm, më pak yndyrna, më shumë perime e fruta, dhe mos hani darkë në orët e vona të mbrëmjes. Në momentin që e keni arritur qëllimin tuaj, pra jeni dobësuar, mund të hani normalisht dhe të vazhdoni me pirjen e çajit për të ruajtur peshën e arritur.

3. Për të parë një rezultat sa më të shpejtë mënyra më e mirë është ndërthurja e pirjes së çajit Pu-erh me një dietë të shëndetshme si dhe me një program fiskulture. Kur nisni pirjen e çajit Pu-erh me qëllim rënien nga pesha, mund të ndiheni më të uritur se zakonisht por në këto momente mund të konsumoni fruta të freskëta, sallatë ose perime. Pasi stomaku juaj të mësohet nuk do ta ndjeni më këtë vështirësi.

Shumë njerëz në botë të cilët e kanë provuar këtë çaj thonë se ndihen të uritur me raste. Kjo vjen për shkak se koha e tretjes për ushqime të ndryshme është e ndryshme. Psh. karbohidratet janë ato të cilat treten më shpejt nga stomaku pothuajse një orë pas ngrënies. Proteinat duan një kohë më të gjatë për t'u tretur në krahasim me karbohidratet, pothuajse deri në dy orë, ndërkohë që yndyrnat janë ato të cilat treten më ngadalë. Në fakt thuhet se trupi i tret të gjitha këto brenda 3-4 orësh.

Çaji Pu-erh na ndihmon për të rënë nga pesha duke na përshpejtuar metabolizmin dhe tretjen. Çaji Pu-erh do të përshpejtojë lëvizjen e yndyrës nga stomaku drejt zorrëve pa i lënë kohë asaj të përthithet nga trupi. Pu-erh mund t'ju ndihmë gjithashtu të hiqni kilet e tepërta edhe në mënyra të tjera jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të tretjes. Nëse pirja e këtij çaji ju shkakton uri, kjo do të thotë që trupi juaj po djeg yndyrnat në atë moment. Nëse ndodh kjo, konsumoni të tre vaktet normalisht, por duhet të tregoni të kujdesshëm për të patur nën kontroll ndjenjën e urisë, si dhe të përpiqeni të evitoni përdorimin e ushqimeve me shumë yndyrë apo që ju shëndoshin. Vetëm në këtë mënyrë mund të largoni dhjamin e tepërt.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China